OBSH: Duhani shkakton 1 vdekje çdo 6 sekonda Organizata - TopicsExpress



          

OBSH: Duhani shkakton 1 vdekje çdo 6 sekonda Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi të mërkurën raportin "Përhapja globale e duhanit 2013". Në këtë raport theksohet se në 5 vitet e fundit ka shenja të rënies së përdorimit global të duhanit, megjithatë ai paralajmëroi se nëse nuk merren masat e duhura, duhani mund të vrasë 8 milionë njerëz deri në vitin 2030. Pirja e duhanit mund të shkaktojë shumë sëmundje që mund të jenë fatale për jetën si kancer, diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme në mushkëri etj. Drejtuesi i programit "Iniciativë pa duhan" i OBSH-së Douglas Bettcher tha se: "Janë mëse 6 milionë njerëz që vdesin nga duhani dhe ekspozimi ndaj tij, ku çdo 6 sekonda regjistrohet një vdekje e nëse vazhdon kjo situatë, numri i vdekjeve do të jetë alarmant."
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 11:49:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015