Ogbona-Juventus, akordi është një hap larg Juventusi dhe - TopicsExpress



          

Ogbona-Juventus, akordi është një hap larg Juventusi dhe Torino kanë hedhur një tjetër hap në realizimin e transferimit të mbrojtësit italian Anxhelo Ogbona. Lojtari 25-vjeçar shikohet si një përforcim shumë i mirë për bardhezinjtë në qendër të mbrojtjes. Prej muajsh, “Zonja e Vjetër” e ka kërkuar lojtarin, por duket se tani “granatat” janë të gatshme ta lënë atë të lirë. Por problemi kryesor që duhet kaluar është ana financiare. Juvja ka ofruar 8 milionë euro duke shtuar këtu edhe kartonin e një prej tre lojtarëve, Zigler, Imobile dhe të Sorensen. Interesimi i torinezëve është për mbrojtësin zviceran, i cili përmbush kërkesat e trajnerit Ventura sa i përket modulit të lojës. Në takimin e nisur ditën e djeshme në orën 16:30 ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm i Juves, Marota, si dhe presidenti i Torinos bashkë me drejtorin sportiv.
Posted on: Wed, 12 Jun 2013 20:15:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015