Ohri, dikur i shqiptarëve, që sot janë minoritet Ohri, i - TopicsExpress



          

Ohri, dikur i shqiptarëve, që sot janë minoritet Ohri, i cili ka qenë një ndër qytetet, më të lashta shqiptare, është qytet i cili ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë pranë liqenit me të njëjtin emër dhe ka diku rreth 50 000 banorë. Ohri, dikur shqiptar është ndërtuar nga ilirët, më drejt enkelejtët, që banonin ne këtë rajon. Sipas deponimeve historike, thuhet se në vitin 1462 Skënderbeu me ushtrinë e tij zotëronte edhe Ohrin dhe rrethinat e tij si qytet. Ohri sipas statistikave më të fundit si qytet pa rrethinat ka 50.033 banorë (2012), prej tyre 80,39 % ose 33.791 Maqedonas dhe 7,02 % ose 2.959 Shqiptarë. Emra të fshatrave të Ohrit – dhe shenjat e sinjalikistikës , dokumentet zyrtare, tabelat e shitoreve , emrat e rrugëve, guida turistike, librat shkollor, shërbimi social me përjashtim te lagjes se shqiptareve ne pazarin e vjetër ku flitet shqip, janë të gjitha Maqedonisht, kryesisht në alfabetin cirilik. Pjesën më të madhe të popullsisë sot e përbëjnë sllavo maqedonasit, mandej shqiptarë, turq, por ka edhe romë e pakica të tjerë. Deri në Luftën e Parë Ballkanike Ohri ishte një qytet i banuar kryesisht me shqiptarë, ku pjesën më të madhe të popullsisë e përbënin myslimanët. Sipas Edit Durham, një shkrimtare angleze, në vitin 1904 Ohri ishte një qytet mysliman gjegjësisht shqiptarë. Pas ngjarjeve te fillim shekullit të kaluar, pas copëtimit të shumë territoreve shqiptare edhe Ohri mbeti nën administrimin e shteteve sllave, të cilët si në shumë qytete të tjera ushtruan politikën asimiluese ndaj shqiptarëve. Sidomos pas vitit 1945 në kohë e ish-Jugosllavisë, kohen famëkeqe te Rankoviqit thuhet se nga qyteti i Ohrit, u largua një pjesë e madhe e popullatës shqiptare në drejtim të Turqis. Në qytetin e Ohrit kanë jetuar fiset ilire të gropajve. Por, sipas nji ciceroni shqiptar qe na shoqëronte ne këtë udhëtim Maqedonasit e shfrytëzojnë sot Ohrin para te huajve si vendorigjina e popujve sllavo-maqedonas. Statujat me te larta për rreth liqenit ne qendër te qytetit i janë dedikuar figurave te njohura fetare sllavo - maqedonase. Ohrit sot Sot qytetarët shqiptarë të Ohrit në masë të madhe ndjehen nën hijen e atyre të Strugës sepse gjithçka i lidh me Strugën, duke filluar nga biznesi, shkollimi apo edhe punësimi në disa raste pasi në Strugë jetojnë mbi 65 % shqiptarë. Struga është shfrytëzuar si një oazë për ata shqiptarë që nuk kanë ikur në emigrim janë afruar në qytetin e Strugës vetëm 11 km larg qytetit të Ohrit. Kjo situatë ka ndikuar që disa edhe të shpërngulen në drejtim të Strugës, thotë ish-kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai thekson se, pothuajse se shqiptarët po braktisin Ohrin si rezultat i paperspektivës dhe mospasjes së vendeve të punës, respektivisht diskriminimit në këtë aspekt. Le të marrim një shembull konkret për të ilustruar mendimin e mësipërm: Në qytetin e Ohrit ka një shkollë fillore ku mësohet në gjuhën shqipe Vëllazërim Bashkimi, ku numri i nxënësve shqiptar është reduktuar në masë të madhe. Para disa viteve funksiononin katër klasë të para me nga tridhjetë nxënës, ndërsa sot zhvillojnë mësimin vetëm dy klasë me nga pesëmbëdhjetë nxënës, ky shembull nuk ka shumë nevojë për koment për shqiptarë të Ohrit. Nedim Pollozhani, veprimtar politik nga Ohri, thekson se pavarësisht ecurisë pozitive që është bërë në disa drejtime viteve të fundit, shqiptarëve të Ohrit iu mbetet të vazhdojnë me përpjekjet për përmirësimin e gjendjes se tyre. I vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Këshillin Komunar të Ohrit, Kujtim Hyseni na thotë se nëse duam të përmendim për faktorët që kanë ndikuar për braktisjen e shqiptarëve nga Ohri të shqiptarëve është emigrimi, dëbimin apo degdisjen e shqiptarëve nga këto troje si rezultat i një trysnie sistematike. Kështu në 100 vjetët e shkuara në Ohër jetonin rreth 80% shqiptarë, ndërsa tani, kur takon ndonjë bashkëkombës nga diku tjetër, të pyet: Paska shqiptarë në Ohër?. Këshilltari shqiptar Hyseni thekson se problematike është çështja e punësimit sidomos nëpër institucionet e nivelit qendror. Kështu Qëveria e Maqedonis, duke bër diskriminim ndaj Shqiptarve dhe duke mos i dhanë hapësir Shqiptarve për një jetë normale, po tënton ti shpërbëj nga tokat e tyre Etnike jo vetem ne qytetin e Ohrit, por në te gjith teritorin aktual, te Maqedonis ku jetojn Shqiptart ekziston një sistem i njëjt që ka një qellim për ti, asimiluar, diskriminuar , dhe ne fund për ti debuar Shqiparët nga tokat e tyre që jonë toka të Shqipëris Etnike. Zenel Zeneli
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 23:22:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015