Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - TopicsExpress



          

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) në Mitrovicë, ka reaguar pas shqiptimit të masës së arrestit prej një muaji për dy-ish ushtarët e UÇK -së, Ismet Haxha e Nexhat Qubreli, të arrestuar ditë më parë nga EULEX-i si të dyshuar për krime lufte. OVL e UÇK, tërheq vërejtjen për fushatën që është duke vazhduar ndaj ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha proceset e deritashme kanë treguar se ushtarët dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër. Ata apelojnë që, siç thonë, të hiqet dorë nga kjo tendencë për t’i njollosur me çdo kusht ushtarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë vlera më e çmueshme që ka pasur Kosova, andaj ndjekja e tyre është ndjekje e vetës lirisë së Kosovës. Rafet Ibishi, kryetar i OVL-UÇK në Mitrovicë, në një prononcim për “Veriu.info” ka treguar edhe për hapat e mëtutjeshëm të tyre. “Ne si degë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, në bashkëpunim me Selinë Qendrore, do të organizojmë Protestë Gjithëpopullore kundër arrestimit të bashkëluftëtarëve tanë. Kjo protestë do të mbahet të hënën me 30 shtator 2013. Vendtakimi i protestuesve do të jetë në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë në ora 12:00”, ka thënë i pari i veteranëve të Mitrovicës, Rafet Ibishi, për “Veriu.info”.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 19:17:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015