Origjina Pellazge e gjuhës Ilire e Shqipe. Nga doc. Odise - TopicsExpress



          

Origjina Pellazge e gjuhës Ilire e Shqipe. Nga doc. Odise Çaçi nga Odise Çaçi Origjina Pellazge e gjuhës Ilire e Shqipe 1-Termi Pellazgë: Termi shumë i vjetër Pellazgë vazhdon të mbetet ende mister, pasi ende shumë studiues nuk i kanë dhënë një përkufizim.Shumë gjuhëtarë sot e zëvëndësojnë me termin “parahelen”, kur flasin për gjuhën e popullit që ishte më i hershëm se grekët në Ballkan. Shumë dijetarë, historianë, shkrimtarë si Herodoti, Straboni,Tuqiditi,Dionisi i Halikarnasit, Plini Plak, Hesiodi, Homri, Eskili, Sofokliu, Euripidi, Virgjili etj.Mendimet e tyre për Pellazgët kanë më shumë peshë. Pellazgët erdhën nëBallkan në kohët parahistorike para ilirëve dhe quhen nga pr.dr.Myzafer Korkuti “paleoindoevropianë”.Ata ishin pararendës të Ilirëve, që më pas bëhen pararendës të shqiptarëve.Pellazgët sipas këtyre shkrimtarëve banonin në rajonin Ballkano-Egjeas, duke përfshirë këtu gjithë ballkanin, bregdetin Egje të Azisë së Vogël dhe Kretën.Gjuha e tyre Pellazge cilësohej si “barbare”(jo greke).Studimet gjuhësore tregojnë se ky popull la gjurmë në Ballkan nëpërmjet terminologjisë paragreke të emrave të njerëzve,vëndeve dhe hyjnive, emra, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me greqishten, por që mund të shpjegohen nëpërmjet ilirishtes dhe shqipes. 2-Cila ësht lidhja midis pellazgëve dhe shqiptarëve? I pari që e mbron me fanatizëm tezën se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të Pellazgëve është Johan Fon Han(Shërbeu 40 vjet si konsull i Austrisë në Janinë). Jeronim De Rada provoi se toponimet pellazge mund të spiegohen vetëm me gjuhën shqipe. Pashko Vasa e mbështet këtë tezë me librin e tij në gjuhën frënge”E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” Ai tregon se emri i lashtë i Maqedonisë ishte Emathia(shqip-e madhja) dhe pellazgët të detyruar të shpërngulen në drejtim të trevave të sotme shqiptare e emëtuan krahinën e tyre malore Matia ose Mat( i emërojnë vëndet e reja sipas atyre të vjetrave, të cilat u duhej ti braktisin) Edhe Virgjili pohon se heronjtë e luftës së Trojës të mundur bënë të njëjtën gjë,kur u shpërgulën në Butrint.Po ashtu dhe arbëreshët kur mbritën në Itali. Studiuesi J.Thomopullos tregoi se si fjalët etruske kishin të njëjtën rrënjë me përgjegjëset e tyre në shqip. Spiro Konda një studiues i talentuar solli shëmbuj nga Libir i Homerit “Odisea”, ku emrat e maleve janë kompozita të përbëra nga një emër shqiptar me prejardhje nga banorët vëndas pellazgë dhe nga përgjegjësi i tij në gjuhën e banorëve grekë, që erdhën në vënd të tyre.Psh.Gyropetra, të përbërë nga fjala shqipe gur dhe petra greqisht.Megallopetras Gyres, një kombinim gur i madh(greqisht dhe shqip).Fjalën Maleion oros ,shqipe mal dhe Oros-greqisht(mal); maliegy, afër Budapestit, Mal- shqip dhe egy-mal hungarisht. Studiuesi Xhaxhiu ka vënë në dukje shumë variante të shumta të fjalës shqipe Pyll, të gjetura në ishullin pellazg të Lesbos dhe në Epir.Ai argumenton:”Fakti që pellazgët, të sulmuar nga farefisi I tyre grek, u detyruan të tërhiqeshin nga ultësirat për në pyje dhe në male, shpiegon përdorimin e gjërë të emrave të vëndeve, që kanë rrënjët shqipe pyll, mal dhe gur”.Por gjuhët që konsiderohen të vdekura kanë lënë gjurmë në emëtimet e lumenjve, të maleve, fushaveetj.Psh.Fjala Pellazge Larisa, nënkupton fjalën pellazge –Kala.Por kjo falë ndodhet në shumë harta, që vërteton përhapjen e madhe të popullsisë Pellazge.Po ti referohemi Atllasi i Botës Klasike të Sheperdit ai paraqet 11 qytete apo vëndbanime me emrin Larsa.(Asiri,, Azi e Vogël,afër Trojës, ku këtë Homeri e quansi “Shtëpia e pellazgëve të ashpër nga fushat e pasura, pjellore të Larisës”;në Argos,,Thesali Qëndrore,, lumi Larisa që derdhet në Detin Jon(Korinth).Kjo e çoi Albanologun Otto Blau në konkluzionin se mbishkrimet e lashta mbi pllakat e gurit, të zbuluara në Kretë e Lemnos në vitet 1897-1899…mund të deshifrohen nëpërmjet gjuhës shqipe. Po gjuha etruske? Cili është misteri i saj dhe çfarë zgjidhje afrojnë studjuesit në përgjithësi? Vitet e fundit studjuesi italian Filipo Koareli në shkrimet “Qytetet etruske” të italisë, hedh tezën se:”Gjuha misterioze e etruskëve ishte ngushtësisht e lidhur me gjuhën parahelene të Lemnosit..”Lemnosi është një ishull pellazg në perëndim të Trojës pelazgjike.Studiuesja jonë , e paharruara vajza nga Vlora NerminVlora Falaski,studioi me një inteligjencë të jashtëzakonshme qytetërimin evro- mesdhetar të titullua “Gjuha Etruske, një gjuhë e gjallë”. Auditori i Universiteti “I.Qemali” e dëgjoi këtë zonjë të nderuar në sesionin shkencor “Vlora në Rrjedhën e Kohes” prill 2001, ku ajo duke shfrytëzuar veprat e shumë studjueve të tjerë që nga lashtësia deri në vitin 2001 duke analizuar epigrafet e shumta etruske, ajo arriti në përfundim se etruskët ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve, që populluan pjesën më të madhe të trevave mesdhetare.Teza e saj pretendon se këto mbishkrime etruske(teksti ka 176 faqe,49 fotografi dhe 53 riprodhime origjinale të mbishkrimeve etruske), mund të interpretohen vetëm nëpërmjet idiomës pellazgo-ilire, të ruajtur në gjuhën shqipe”(1) Studimi i epitafeve mbi varret, kolonat e qeramikës etruske të gjetura në Peruxhia të Toskanës, Itali, mund të krahasohen me dialektin Toskë të Shqipërisë së Jugut(Toskana vëndi I Toskëve). Besoj se kjo nuk është një koiçidencë e rastit. Studiuesi francez Luis Benlov në librin e tij”Greqia para grekëve), botuar në Paris në vitin 1877, shkruante se “shumë emra vëndesh, malesh , lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke, mund të shpjegohen fare mirë nëpërmjet një gjuhe jo greke.Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra:Kjo është gjuha shqipe….shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat përgjatë Adriatikut e deri në Halis”(Halis një lumë në Azi të Vogël). Si shkruanin pellazgët e lashtë, cili ishte alfabeti i tyre? Për këtë ka mendime të ndryshme.Por shumë studjues mendojnë se tek ne ka ardhur nëpërmjetFinikasve.Fenikasit zëvëndësuan herioglifet egjyptiane me alfabetin e parë , në të cilin çdo tingull shprehej me anën e një simboli të thjeshtë.Shumë popuj huazuan simbolet fenikase , i modifikuan ato në mënyrë që të shprehnin tinguj të ndryshëm të gjuhës së tyre.Mendohet dhe është pohuar në konfernca shkencore se “çdo alfabet i botës së qytetëruar e ka prejardhjen nga alfabeti fenikas”(2)Breasted 1967, f.305 Simbolet apo karakteret pellazge nuk kanë mbijetuar në dorëshkrime, por janë gjetur në mbishkrime mbi gur, qeramikë e në monedha.Alfabetet e ndryshme , u bënë shënja dalluese të kulturave apo qytet - shteteve të ndryshme.Pra, kur kolonitë greke rrethuan pellgun mesdhetar secila prej tyre përdorte shkrimin karakteristik të shtetit nga kishte prejardhjen.(Shkrimi Kalkidik i përdorur në në Kampanja të Italisë së Jugut-në Neapolis.Shkrimi dorik në Korfuz e Sirakuz,etj..).Por këto alfabete shtonin ose humbisnin simbole gjatë përshtatjes me dialektet vëndase. Alfabeti Etrusk nuk u zbulua nga mbishkrimet në vazo, të importuara nga Athina e Korinthi dhe të gjetura në varret etruske., por nga ato në varret e monumentet e tyre prej guri.Këto mbishkrime, sipas autoriteteve shkencore, përcaktojnë origjinën e alfabetit etrusk nga Kalkisi i Eubeas”(3)-Taylor 1883, f.127-128. Duke krahasuar tabelat e katër alfabetëve italikë:Latin,faliskan,umbrian dhe oskan Isak Tejlor pati mundësi të rindëtonte alfabetin amë, të përdorur nga kolonët e parë në Itali, e cilësoi atë si një alfabet “pellazg”.Monedhat e hershme etruske ndoqën standartet e peshës dhe format numizmatike të monedhave të Eubease, kurse mbishkrimet përdorin të njëjtin alfabet”(4)-Taylor f.134. Pra grekët dhe romakët i bazuan alfabetet e tyre në atë fenikas dhe përfitojnë alfabetin pellazg të rindërtuar.Kjo çon në përfundimin se popullsia e italisë etruske është pellazge.Kjo mbështet dhe thëniet e Tuqiditit, Dionisit, Virgjilit etj... Profesor A.J.Van Vindekens në Universitetin e Luvenit, në Belgjikë ka shkruar pr një gjuhë të lashtë indoevropiane, të cilën ai e quan pellazge(5)-Van Windekens 1952Ai është i mendimit se shumë fjalë në grqishten mund të shpiegohen si të prejardhura nga një gjuhë parahelene., të cilën e quajti Pellazgë.Ata që u vendosën të parët në pellgun e Egjeut, para ardhjes së grekëve i quan “proto-indoeuropianë”(ai merret me studimin fonetik të zanoreve dhe bashkëtigëlloreve pellazge), pjesa e parë; pjesa e dytë merret me formimin e emrave(prapashtesat,, emrat e përveçëm dhe toponimet).psh. Emrin e perëndeshës Athina e shpjegon si të prejardhur nga fjala At(baba), e gjetur në shqipe e në gjuhë të tjera indo-europiane, por me prapashtesën femërore, që e bën atëNënë”. Van Vindekens shpjegon se toponimet pellazge gjënden të përhapura nga Azia e Vogël e deri në Itali.(Por veçanarisht në Iliri dhe Greqinë e sotme).Sikur gjuha ilire të ishte ruajtur si greqishtja, ai besonte se numri i emrave të përveçëm dhe i fjalëve të tjera do të dëshmonin se popullsia pellazge në Iliri do të kishte po atë dëndësi të madhe si në Greqi”, po aty f.155Duhet theksuar se Ilirët, Grekët dhe italianët gjetën në brigjet mesdhetare një gjuhë, nga e cila huazuan një numur të madh fjalësh që shënonin sende të njohura e të panjohura.Ata e asimiluan qytetërimin pellazg, duke e pasqyruar në fjalorin e huazuar.Janë identifikuar shumë fjalë pellazge që përdoren për të shënuar kafshët si : Gomar, derr, pëllumb, salamandër, hardhucë, si dhe fjalë që shënojnë bimë,minerale,vegla muzikore, lojëra,lundrim,tregti,ndërtim,artin e luftës,gjueti,familje, shoqeri, besim..Këto tregojnë se grekët, ilirët dhe italianët as e zhdukën dhe as e dëbuan menjëherë popullsinë pellazge., të cilën e gjetën në këto treva.Pushtuesit duhet të kenë bashkëjetuar me vite të tëra me pellazgët, duke huazuar, kështu, një pjesë të mirë të fjalorit të tyre” po aty,f.156-158. Duke studjuar me vëmëndje veprën e pr.VanVindiksarrijmë në përfundiminse grekët, ilirët, italianët nuk mund të kenë qënë indo europianët e parë, që u vendosën në Europën Jugore dhe në Azinë e vogël.Ata janë paraprirë nga pellazgët.Pellazgët u vendosën në gadishull para ardhjes së helenëve e të Jonëve., aty midis viteve 2000 e 1600 pes.Vetëm atëhere kur pakica jonë u përforcua me ardhjen e Eolëve dhe Akejve, rreth vitit1500 pes. Si dhe me Dorët luftëtarë, rreth vitit 1000 pes., ata ishin në gjëndje të nënshtronin pellazgët e të zëvëndësonin qytetërimin e tyre.VetëVanVindeksens është i bindur se pellazgët u larguan nga djepi i tyre indoeuropian në të njëjtën kohë me Hitët, shpërngulja e të cilëve që i parapriu asaj të grekëve”(po aty, f.159) beselidhjaereshqiptare.blogspot/p/histori.html ------adm Shqipe
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 19:55:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015