Origjina ilire e Aleksandrit të Madh Origjinat familjare të - TopicsExpress



          

Origjina ilire e Aleksandrit të Madh Origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve. Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË. Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve - Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli. “Aleksandri ishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimpia) gjak Ilir, domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s.), që kishte mësuar mënyrat e grekërve, për t’i dhënë dituri birit të tij, Lekës”. Lou Giaffo, shkruan: “Për të qenë të sigurt, ka pasur një numër të madh shqiptarësh që kanë hijeshuar faqet e historisë, antike e moderne, por ata u kanë shërbyer kryesisht vendeve të tjera – dhe këto vende i kanë përvetësuar si të tyret. Aleksandri i Madh, për shembull, ishte shqiptar puro nga ana e nënës (Olimpia ishte një princeshë epirote) dhe iu desh ta pushtonte Greqinë disa herë derisa grekët e pranuan si të vetin.” Mary Edith Durham, shkruan: “Që nga fillimi që dimë, gadishulli ishte i banuar nga thrakët, maqedonët dhe ilirët – popuj të egër, jo-grekë: një masë e fisesh të egra të drejtuara nga prijës. Ata duket të kenë qenë ngushtësisht të afërt në racë. Forma e të folursë së tyre është e panjohur. “Nëse trakët” thoshte Herodotus “do të ishin nën qeverisjen e një individi të vetëm ose të bashkuar mes tyre, fuqia e tyre, sipas mendimit tim, do t’i bënte ata të pathyeshëm, por kjo është diçka e pamundur.” Henry Fanshawe Tozer, shkruan: “Heronjtë historikë të Shqipërisë janë Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu dhe në kohërat moderne, nëse është e lejueshme të përmendim një që në njëfarë mënyre ka lidhje me këta emra të mëdhenj-Ali Pashë Tepelena. E gjitha kjo është në mënyrë intersante në historinë e vendeve rreth tyre; pjesa tjetër është një seri pushtimesh të përkohshme dhe sulmesh barbare, efektet e të cilëve ishin kalimtarë dhe nuk kanë influencuar në mënyrë të qëndrueshme as njerëzit vetë e as racat fqinje. Aleksandri ishte i lidhur me Shqipërinë nëpërmjet nënës së tij Olimpia, e cila ishte një princeshë epirote...” George Gordon N. Byron, pohon se: Aleksandri i Madh lindi në Pella të Maqedonisë, por afërsia e saj me Shqipërinë moderne dhe fakti që nëna e tij Olimpia i përkiste derës mbretërore të Epirit, janë një përligjje e mjaftueshme për pikshikimin poetik ndaj tij si të kishte lindur në Shqipëri. Wadham Peacock, shkruan: “Pak më vonë Aleksandri, mbreti i mollosëve, në jug të Shqipërisë, kreu një ekspeditë në Itali dhe në këtë mënyrë e vuri Romën në kontakt me brigjet e përtejme të Adriatikut. Të gjitha këto mbretëri të vogla ishin qartësisht ndarje të thjeshta të së njëjtës racë dhe ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Motra e Aleksandrit, mbretit të mollosëve, ishte nëna e Aleksandrit të madh; burrat që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin stërgjyshërit e shqiptarëve dhe Epiri e Iliria ndanë mes tyre konfuzionin që pasoi nga vdekja e pushtuesit të madh, i cili e kishte deklaruar veten si shqiptar, madje me një drejtësi të lartë. Pirro, mbreti luftëtar i Epirit, ishte padyshim një shqiptar dhe rreth 60 vjet pas vdekjes së tij, Agroni u shfaq nga pështjellimi si mbret i mbretërisë së Bardhylit dhe gjithashtu të Epirit. Ashtu si kushëriri i tij, Aleksandri i Madh, ai ishte një luftëtar i klasit të parë dhe po ashtu si ai, ai vdiq pas një dehje të rëndë, duke lënë një vejushë, Teutën, e cila ishte një grua me forcë të madhe karakteri.” George Fred Williams, shkruan: “Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake.” Fletcher Pratt, shkruan: “...grekët shpesh i mohuan atij emrërtimin si grek dhe ai ishte gjithmonë i ndërgjegjshëm për gjakun ilir; tashmë në interes të kulturës greke ai kishte përmbysur armiqtë e Greqisë dhe fitoi perandorinë e gjithë botës që njihej. Zeus-Amon ishte zoti i diellit; gjithçka i ishte kushtuar shkëlqimit të tij dhe Aleksandri e konceptoi si detyrë që t’ua shpinte të gjithëve.” Rebeca West, shkruan: “Aleksandri i Madh kishte princeshë ilire për gjyshe e për nënë dhe ai e babi i tij luftuan në beteja të mëdha kundër vendit të tyre. ...Iliria e mbajti kokën lart ndërmjet fuqive lindore me të cilat Roma nuk u barazua kurrë në finesë dhe shkëlqim; Aleksandri i Madh, krah të cilit çdo roman duket një mediokër, ishte në tre të katërtat e tij një ilir; dhe pasi ilirët u pushtuan, ata prodhuan shumë burra, të cilët duke ndërhyrë në punët e Romës, bënë që të duken të vegjël të gjithë bashkëmoshatarët me vendlindje Italinë.” Lewis Vance Cummings, shkruan: “Legjitimiteti i Aleksandrit u vu në dyshim nga Filipi dhe atje kishte edhe shumë shovinistë në atë tokë që e qesëndisnin si biri i Olimpias, një gjysëm barabar, duke shpërfillur se u vinte për mbarë, të thonin se edhe Filipi vetë dhe dy mbretër para tij ishin gjithashtu bij grashë ilire.” Konrad Bercovici, shkruan: “Është më shumë se e mundur se Aleksandri i Maqedonisë ishte me origjinë shqiptare.” George H Blakeslee dhe G. Stanley Hall, shkruajnë: “Shqiptarët kanë një histori heroike, por të pakumtuar (të pa zbuluar, të pashpallur). Ata i kanë dhënë botës Aleksandrin e Madh dhe Krispin, kryeministrin e parë të Italisë. Të dy këta burra janë me origjinë shqiptare. Heroi kombëtar i madh, megjithatë, është Skënderbeu, i cili në shekullin e XV shkatërroi ushtritë turke të cilat pushtuan Shqipërinë. Përgjatë kohës që ai jetoi, Shqipëria ishte e pavarur. Por pas vdekjes së tij, Turqia ristabilizoi sundimin e saj shtypës dhe me përjashtim të një Ilirie të pjesëshme në Shqipërinë jugore, siguruar në shek.XVIII nga Ali Pashë Tepelena, shqiptarët vazhduan të ekzistojnë nën sundimin e sulltanit”. Edhe pse të dhënat për Aleksandrin e Maqedonisë janë filtruar prej bizantinëve, megjithatë, nëse Leka i Madh do të ishte grek, atëhere atij do t’i kishte ngelur emri “Aleksandri i Greqisë”, e jo Aleksandri i Maqedonisë.
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 16:13:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015