P A T K O I Roan nga pJp Botimet Milosao episodi - TopicsExpress



          

P A T K O I Roan nga pJp Botimet Milosao episodi 23 ========================== Episodi 23 Në terren ! Për afër dy muaj me interesimin dhe këmbënguljen time, arrita të grumbulloj rreth vetes në fillim 17 vetë e më pas arritën plot 21 emigrantë në të gjithë Athinën. Ishin 12 gra e vajza dhe 9 burra të gjithë nën moshën tridhjetë e pesë vjeç, njerëz të shëndetshëm me kulturë dhe të zgjedhur.Të gjithë u gjetën duke rekomanduar njeri- tjetrin dhe besimi për ta, ishte me përgjëgjesi. Në përbërje të tyre shumica ishin ukrainas, tetë gjithsej (pesë gra e vajza dhe tre burra apo djem, Katja, Irena, Natalia, Tasha, Ludmilla, Vitali, Nikita, Leonida).Dy ishin rumune,(Nikolau dhe Jorgjica). Një ishte bullgar, Teodori, një ishte kongolez Zhoze, Dy ishin shqiptarë Shaqiri dhe Drita.Dy ishin Magi dhe Kostandinu dhe ata moldavë,dy ishin ruse, Sonja, Nina,një ishte serbe, Ivanka,një ishte polak, Pavlik,një ishte boshnjake Vasja,një ishte kurd Abdullah. Si fillim nuk e patëm hiç të lehtë, ata siç thamë rekomanduan njeri tjetrin, (ishin shumë njerëz të tjerë që donin të angazhoheshin dhe shprehën dëshirën për “bashkëpunim” me ne, me rekomandim të “miqve “ të tyre .EM) ndërsa z. Jorgo dhe unë patëm takime speciale me ta tepër sekrete kokë për kokë dhe një për një . Natyrisht, ai i mori në intervistë (gjithmone veç e veç,EM )dhe ndër ta zgjodhi 21 të tillë, gra, vajza djem dhe burra me kombësi të ndryshme. Mbasi u bind plotësisht, u hapi dosjet përkatëse me të gjitha të dhënat e tyre, të cilët kur nënshkruan, u betuan se nuk do të ktheheshin mbrapa.Firmosën një nga një të gjitha dokumentat dhe formularët, ku përcaktoheshin detyrat dhe të drejtat e tyre, me pak fjalë u “rekrutuan” në shërbim të asfalisë.Çdo kush kishte dosjen sekrete të tij që e pas u arshivuan në kasafortat e asaj ministrie.Të gjithë kaluan një për një në laboratorin e kriminalistikës, ku dhanë biografinë e tyre, shenjat e gishtave u fotografuan, bënë analizat ADN, u peshuan dhe shenjat karakteristike si ngjyra e syve, flokëve,lartësia e trupit, apo ndonjë diçka e vacantë si shenja dalluese, tatuazhe ose e dhenë tjetër.Disa u trembën qysh në fillim dhe kërkuan të dorëhiqeshin, por z. Jorgo me Eksperiencën e tij i bëri për vete këta lloj “agjentësh” emigrantë. Vetë z. Jorgo, bëri ndarjen midis tyre, duke i vendosur nëpër apartamente sipas mendimit të tij. Ata nuk dinin banesat e njeri tjetrit, ato, i dija unë dhe z. Jorgo, pse jo dhe “koka e këtij misioni” (Te cilët as unë nuk i njihja as doja t’i njihja, sekreti është sekret, une i dija mirë këto punë. EM) Një për një, ata morën detyrat dhe llojin e komunikimit.Ai, u spjegoi detyrat dhe pozicionet e tyre në veçanti çdo kujt.Ata, do të ishin të lirë të syrvejonin dhe të raportonin për çdo “prapësi apo ligësi” që shikonin në njerëzit që vepronin kundër ligjit, si vjedhësa,kontrabandistë, drogaxhinj, pedofilë, manjakë apo edhe mashtruesa, jo vetëm në rradhët e emigrantëve por edhe kur shikojnë ndonjë parregullsi tek vendësit, kushdo qofshin këta. Ai, u tha atyre se në këtë mision do kenë lidhje vetëm me Elena Mihallovën dhe ajo, do japë udhëzimet përkatëse për çdo rast.U paisën të gjithë me një kod dhe me një radio marrëse dhënëse e koduar, me dy numura ekstra .Z Jorgo nr.1 dhe unë, Elena nr.2.Bile në pesë veta njeri u armatos me armë dhe me lejen përkatese për mbajtje të saj. Për efekte sigurie do të kishin dhe numurin e dy telefonave të urgjencës që do të perdoreshin në rast se nuk përgjigjeshin dy telefonat e parë.Në çdo aksion, udhëzimi ishte të përdoreshin jelekë anti pumb që të mos rrezikonin jetën nga ndonjë përplasje e mundshme me keqbërësat. Katja, do të punonte sërish pranë z. Dhimitri si gjithmonë, ajo nuk do lëvizte prej andej në gjurmim të “peshkaqenve” të diamanteve. Ndërsa vajzat, u sistemuan në tre apartamente në lagje të ndryshme të Athinës, (pa ditur ku ishin vendosur njera palë apo tjetra. EM) djemtë po njësoj, në dy apartamente me përjashtim të Avdullahut dhe Pavlikut që e kishin siguruar banesën me njerëzit e tyre. Në dispozicion të tyre u vunë katër makina dhe dy motoçikleta të vogla.Me pak fjalë u kompletuan me çdo gjë, në dy veta një ishte përgjëgjes grupi.Detyra e tyre është të vinin vërdallë Athinës, me autobuza, metro e trena, dhe lëvizjen ta bënin si të donin, kudo që ta shihnin të arsyeshme, por gjithmonë të vëmendshëm të mos ekspozoheshin në publik si të tille, të ishin konspirativë dhe të zgjuar.Në çdo kohë të raportonin ç’ndodhte nëpër fenera, ç’ndodhte në metro, në supermarkete, në pazar, në spitale, në stadiume,në porte e aeroporte,nëpër kisha apo manastire,në shkolla e gjimnaze,në dogana dhe kudo që të ndodheshin, të raportonin për sa të mundnin të gjitha veprimet që binin ndesh me moralin e demokracisë. Mua me këtë rast për të humbur çdo gjurmë më caktuan një zyrë tjetër për emigrantët, shumë moderne të ekspozuar në publik afër “Manastiraqit”. Emigrantët bënin dhe i hidhnin në kutinë postare në zyrën time “kërkesat”për punë ose për strehim, për ndihme, ose për të takuar njeri tjetrin kur kishte raste që kërkonin ata.Irenën e mbajta në zyrën time si ndihmëse. Atje, avash avash e bëmë si qendër “informacioni” ku mësonim çdo gjë që ndodhte mes tyre. Zyra ose rrjeti, që krijuam nuk përbëhesh me nga agjentët tane, por edhe njerëz të thjeshtë na thonin ngjarje dhe historira të “rastësishme” që stononin ose bënin vepër penale, kështu që në raportonim qendrës për të gjitha ndodhitë. Brenda muajit sa filluan punë “mjeshtrat” që instruktoheshin veç e veç nga z. Jorgo sipas një programi në ditë dhe orë të caktuara, i “hapën” një punë të madhe policisë. Ata, na raportonin neve dhe ne vinim në dijeni asfalinë, se në iks vend apo pallat, magazineë apo qendër,aeroport, aerodrome, a stadium… kishe a manastir, ka këtë, apo atë ngjarje. Qysh muajin e parë, serbja Ivanka, denoncoi një grup pedofilesh që dhunonin fëmije të mitur jetimë të vendosur nëpër “ fenera ”.Ajo, dha informacion të saktë, dyshoi, përgjoi dhe verifikoi vend ndodhjen e tyre dhe ata u kapën në flagrancë. Nuk bëhej fjalë pastaj për “prostitutat”e çdo soji e që ishin të shumta. Djemte tanë, “miqesoheshin” me to dhe zbuluan gjatë kohës shumë njerëz dhe personalitete publike që implikoheshin në këtë veprimtari. Ata, denoncuan “tutorët” e tyre që nuk ishin të paktë. Sërish, unë rrija pak në zyrë dhe kohën e kaloja në punën time, natyrisht duke drejtuar edhe këtë rrjet “dobiprurës” për shoqërine.( Asnjëherë nuk do kuptuar për keq”spuinllëku” jonë, kur flitet dhe veprohet për të mirën e njerëzimit.EM) Lodhesha shumë, sa gjithë diten isha në timon të makinës, takoja dhe verifikoja vetë sa më thoshin agjentët.Nuk përmenden dot mijra raste, nuk përmenden dot sa njerëz kemi shpëtuar nga sherri, nga vrasjet, nga vjedhjet, nuk përmenden rastet kur agjentët tanë kanë rrezikuar jetën nga njerëz të inkriminiuar, po gjithsesi ja dolëm mbanë.Rrjeti mori trajtën zyrtare dhe dobiprurëse për shtetin grek. Ishte një punë që dha frytin e vet dhe vlerësimi apo kujdesi për njerëzit tanë u rrit nga policia greke, njerëzit tanë për çdo ditë fitonin eksperiencë dhe dinin mirë si të vepronin.Disa prej tyre edhe rrezikuan jetën herë pas here kur përplaseshin me “hooligan” dhe kriminela të çdo lloji, Athina ishte mbushur me të tille në çdo cep.P.sh. Shaqiri, ai shqiptari juaj, ishte një djalë dhe një “dedektiv” i përkryer, ai zbuloi dhe dokumentoi disa grupe që trasportonin drogë prej Shqipërie në Larisa apo Volo, ai u fut mes tyre dhe i zbërtheu një nga një pa e ekspozuar kurrë veten.Policia greke e “futi” për katër –pesë muaj në burg (me porosi nga qendra, EM )në “Koridalo” dhe atje ai, me zgjuaresinë e tij mësoi për një rrjet tjetër po të tillë tepër të rrezikshëm, që kishte shtirë thonjet dhe kthetrat po thuaj në të gjithë Greqinë, ( Heroi i heshtur Shaqiri, dha dhe sakrifikoi shumë, natyrisht edhe u shpërblye domosdo për të gjitha këto. EM) Nuk bëhej fjalë për vjedhësa xhepash, vjedhësa shtëpish e magazinash, makinash, supermarketesh, kishash, ata zbuloheshin pa problem nga bisedat që bënin me njeri tjetrin.Epiqendra e këtyre “bisedave” të çfrenuara zakonisht behesh diten e shtunë ose te dielave kur emigrantet gra e vajza nga e gjithë lindja mblidheshin tek kisha e shën Kostandinit, togje e togje apo grupe grupe, sipas përkatësive dhe kombësive, ose në sheshin Omonia apo Manastiraq, në qendër të Athinës. “Njerëzit” tanë, të çdo lloj kombi mësonin aty shumë ndodhi të javës, të cilave u merrnin koordinatat dhe gjatë javës së ardhshme hetohej dhe luftohej krimi.Me pak fjalë Athina ishte në harkun e një “Patkoi” (siç u quajt nga Asfalia ky mision, EM) që në portën e saj qëndronte greku “Jorgo”një strateg policor shumë finok, i gjithëpushtetshëm dhe i gjithëanshëm.Ndërsa çelsin e kësaj porte e “ hapja” une Elena Mihallovna, duke dhënë gjithë eksperiencën dhe dashurinë time në dobi të njerëzimit, pa menduar kurrë për vdekjen. Të gjithë pa përjashtim, gjatë misionit të tyre “njerëzit” tanë, ishin të kënaqur, bile sipas punës filloi edhe shpërblimi, stimuloheshin veç rrogës me “monedhë” shumë herë më të lartë kur denonconin krimin.Kjo, i detyroi të ishin më të saktë dhe më të përqëndruar.Unë i respektoja dhe i vlerësoja, por gjithmone krijoja distancë me ta dhe rrija serioze si me djemtë dhe me vajzat dhe isha tërësisht e përqëndruar pas detyrës që ta kryeja sa më mirë atë. Nuk toleroja, qortoja këdo dhe u hiqja vrejtjen, kur punët nuk shkonin mirë.Çdo operacion, kur merrja njoftimin e verifikoja në vend, konsultohesha me ta dhe i instruktoja se ç’duhej të benin.Kur kishte raste që duhej të verifikohej çështja, me ditë të tëra rrinin pranë “objektit” të krimit; njerëzit tanë si vajza apo djem kërkonin të punësoheshin pranë këtyre familjeve apo magazinave sa të mbaronin hallin e verifikimit apo investigimit të ngjarjes . Ata, rrinin me ditë të tëra duke u lutur pardonëve t’i merrnin në punë dhe atje ata, “bënin”punën e tyre, mbasi bindeshin plotësisht se çështja përbente krim.Lajmëronin dhe më pas vinin urgjent “ustallaret” e veshur me uniformën “blu” të zbatonin detyrën .Jane shume raste të kësaj natyre, ndihmesa e të cileve ka shpëtuar jetë njerëzish. Avdullahu, psh. ka shpëtuar , shmangur një akt terrorist, ku disa nga bashkëkombasit e tij, donin të hidhnin në erë një magazineë të një bosi të tyre që nuk u’a kishte paguar regullisht pagat.Ai, u përpoq si mik mbas miku ti bindtte ata të mos kryenin aktin, mirpo ata nuk denjonin dhe as dëgjonin, kishin minuar magazineën por kur ata do kryenin aktin policia i kapi ne çark. Askush nuk dyshoi për Avdullanë, se si ai , u kishin thënë edhe porositur edhe miqve të tjerë të mos kryenin krimin. Si përfundim u shpëtuan jetë njerëzish. Ose rasti i Sashës, i cili bashkëpunonte me Natalien, mbasi ishin bindur se një fëmijë i një nëne rome e cila jetonte prej vitesh nëpër fenere do të shitej për një sasi të vogël parash tek një i pasur, biseduan për ditë të tëra me nënën e fëmijës, duke edhe e shpërblyer (me porosinë tonë , EM), e bindën atë që të kapej në çark “Bosi”. Ndërsa Drita, vajza juaj shqiptare, një nga informatoret me të shkathta e cila jo pa qellim u punësua disa muaj me porosi tonën në një klinikë private, denoncoi me përgjegjësi për një operacion të kryer nga një kirurg grek i cili kishte transplantuar një veshkë të një fëmije po shqiptar. ( Drita, bisedonte çdo ditë me të ëmën e fëmijës i cili vuante nga veshkat, kur do futej në operacion fëmija, Drita dëgjoi prej infermieres së kirurgjisë fjalen “hej kakomiri”* -i mjeri-.Menjëhere lidhi fijet e bisedës, dyshoi dhe urgjent lajmëroi qendrën.U bënë me pas ekspertizat, shqiptarit të vogel i kishin hequr pa drejtësisht njerën veshke, policia dhe hetuesia i ranë mbrapa me këmbëngulje dhe gjetën krimin, për të cilën u dënuan shumë njerëz, fatkeqsisht shqiptari i vogël ngeli me një veshke, EM) Po thuaj çdo ditë mbusheshim me informacione “njerëzit” tanë fituan gradualisht eksperiencë, shkathësi dhe u bënë zbuluesa të së keqes.Sipas njoftimeve dhe të dhënave tona kapeshin keqbërsa dhe kriminelë në flagrancë në aeroporte, porte, stacione autobuzash dhe sasira të konsiderueshme lëndë narkotike .Nga njoftimet dhe të dhënat tona kapeshin po në flagrancë në çdo hyrje të Greqise, në kufijtë toksorë dhe detarë, njerëz kontrabandistë, prostituta, vjedhës, dhe mallrat të inkriminuara, këto si rezultat nxjerrjes së sekretit të tyre në rrethe të ngushta.U kapën njerëz që ndihmonin në mënyrë të jashtëligjshme mbrritjen në tokën greke, të klandestinëve. Njerëzit tanë depërtonin kudo sipas përkatësive te nacionalitetit të tyre. Në shumë raste, nga sondazhet dhe syrvejimet tona denoncoheshin “orgjira seksi ”, “prostitucione” “droga”në grupe, dhunime, mashtrime, fallcifikime, pagesa dhe shpërdorime fondesh nga nëpunësa shtetërore, si psh. punonin emigrantet per individin dhe paguheshin nga zyra shteterore si “dhimarqiot” apo te tjera si keto. Në Korfuz, psh, nga të dhenat që mori Shaqiri, u kap një arsenal me armë dhe me kapsolla dinamiti që u futën me skaf nga Shqipëria.Siç u kapën edhe priftërinj dhe “psaltër” që tregëtonin apo rrëmbenin këmbana dhe ikona nga vendet e lindjes për në Greqi për një shumë të vogël “dhrahmish”! Ashtu siç u vodhën dhe u denoncuan vjedhjet nëpër muzeume dhe piktura me vlera kombëtare që futeshin në Greqi, nga vendet e lindjes.U arrestuan në flagrancë si prurësit dhe pritësit. U zbuluan disa organizata terroriste me emigrantë nga disa vende të lindjes apo të pakicave . Në dogana u denoncuan nëpunesa shtetërorë të kompromentuar që merrnin “ryshfet” nga mallrat e pa ligjëruara e kontrabandë, mallra me rrezikshmëri shoqërore, si armë e kapsolla detonatorësh, pa lere mallra ushqimore me probleme “epidemie”.Kontrabandistë të naftës dhe të vajit lubrifikant ishin në aktivitet të vazhdueshëm. Jovanka, me informacionet e sakta zbuloi një rrjet mafiozësh që vinin nga Serbia për të shitur fëmijë te bosat e Greqise, për t’i birësuar ata nga jetimoret serbe. Raste të tilla denoncoi edhe Shaqiri me Dritën pa ditur veprimet e njeri tjetrit.Fëmijë shqiptarë nga jetimore të ndryshme u hoqën nga kthetrat e “njerëzve të implikuar” në këtë krim të shëmtuar . Natyrisht, për të realizuar këtë mision patëm edhe dështime, ku u dekonspiruam dhe rrezikuan jetën njerëzit tanë, siç ishte denoncimi nga ana jonë se një grup zjarrvënësish kishin planifikuar të digjnin një kinema në kryeqytet.Njoftimi i punonjësve tanë në kohë, bëri që çdo gjë të përfundonte me sukses dhe të mos kishte viktima. Ndërsa që të dyja vajzat tona Nina dhe Sonja patën dëmtime të lehta në trup, mbasi u përpoqen të hapnin portat e urgjencës në një moment dhe kohë që zjarri shpërtheu.Ato, u shtruan në spital si të ishin shikuese dhe pjesëmarrëse në film. Ashtu siç edhe unë herë pas here pata disa kërcënime që mund edhe të rrezikoja jetën , unë e kisha të qartë se kundër meje punonte prapaskena e “njerëzve” besnikë të ish “shefit tim” për të cilën nuk rrija duar kryq.Kisha besim dhe bindje se edhe ai do të futej një ditë në rrethin vicioz të këtij “Patkoi”. Unë syrvejoja veprimet e tij në çdo magazinë kur shkoja për kontroll, ai sërisht “tallej” me proces-verbalet dhe me shënimet e mia dhe në vend të tyre kudo lëshonte të reja dhe “fallco ose plastike”. Unë nuhasja çdo gjë, Katja, më informonte në çdo detaj se ç’bëhej aty. Siç thamë më lart, çdo veprim syrvejohej, provohej, hetohej dhe më pas brenda ligjeve ndëshkoheshin fajtorët një e nga një. Shteti grek, gjeti origjinën e këtyre ngjarjeve të shëmtuara dhe mori masa përkatese me interpolin apo bashkëpunimin ndërkombëtar me këto shtete.Me pak fjalë në atë hark kohor që unë shërbeva aty që nuk ishin pak por shtatë vjet të tëra, së bashku me ta dhamë një kontibut të shquar ndërkombëtar në luftë kundër të keqes. Do t’u rrëfej disa raste që kanë të bëjnë direkt me “misionin” tim në luftë kundër contrabandës së “diamanteve’’ për të cilën luftova me gjithë shpirt për sa shërbeva atje. Ishte një nga misionet më të shenjta të mijat, tepër të rrezikshme dhe shumë të vyera duke shpëtuar jetë njerëzish. vijon... Foto 1-Prangat 2-Labirinth,skicoi pJp
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 01:42:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015