PANAIRI 2013, A do shënojë kthesë?! Edhe këtë vit rreth - TopicsExpress



          

PANAIRI 2013, A do shënojë kthesë?! Edhe këtë vit rreth 150 tituj Nga Irena Toçi* Panairi i librit, i organizuar në Tiranë për të 16-ën herë, është për Sh. B Toena një finish i bukur i punës së saj njëvjeçare, po aq sa edhe një pikënisje për ide e strategji të reja për vitin pasardhës; është një moment i rëndësishëm ku bëjmë krahasimin me punën tonë të një viti më parë, por edhe me punën e kolegëve tanë botues; është një javë gjatë së cilës i përkushtohemi promocionit të veprave të botuara muajin e fundit për të veçuar dhe bërë të njohur për lexuesit e interesuar vlerat më të mira nga të gjitha fushat që botojmë në prani të autorëve shqiptarë apo të huaj; është një javë gjatë së cilës ne bëjmë maksimumin e mundshëm për të realizuar kontaktin e autorëve që botojmë me lexuesit e shumtë që vizitojnë panairin duke anonçuar që më parë oraret kur secili prej tyre do të jetë në stendën e Toena-s për të dhënë autografë; është një festë e vërtetë dhe kuptimplotë për të gjithë bashkëpunëtorët tanë të afërt që i gëzohen me të gjitha format produktit të punës së tyre duke e ndarë gëzimin dhe duke shkëmbyer opinione me kolegët e tyre, lexuesit dhe me gazetarët e shumtë të pranishëm. Sigurisht, që për numrin e madh të botimeve që ne sjellim gjatë një viti, rreth 150 tituj të rinj, nuk mund të jetë i mjaftueshëm vetëm promocioni i kryer gjatë ditëve të këtij panairi. Në filozofinë e punës sonë të përditshme prej shumë vitesh, promocioni është pjesë e natyrshme dhe e pandarë nga veprimtaria botuese. P.sh. në fillim të shtatorit ne ideuam dhe vumë në jetë projektin Vjeshta e Librit: vlerësojmë traditën - promovojmë risitë, falë të cilit kemi organizuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë, aktivitete kushtuar botimeve të reja të rëndësishme të autorëve të ndryshëm duke gjallëruar jetën kulturore të këtyre qyteteve për tre-katër ditë dhe duke vënë në fokus në çdo rast edhe krijuesit e këtyre qyteteve dhe veprën e tyre si pjesë e mozaikut kombëtar të krijimtarisë letrare dhe më gjerë. Aktivitete të tilla janë kryer deri më tani në Berat, Lushnjë, Korçë, Kavajë, Durrës, Tiranë, Tetovë e Shkup. Janë promovuar gjatë këtyre aktiviteteve: Vepra e plotë me kujtime në 3 vëllime e presidentit të Republikës, z. Alfred Moisiu; vepra Politika e Jashtme e Shqipërisë e prof. Paskal Milo; romani i ri Missing i shkrimtarit Bashkim Hoxha; romani i ri Loja, shembja e qiellit i shkrimtarit Bashkim Shehu; romani i ri Viti i qenve i shkrimtarit Arben Shehi; libri studimor Fjalor rimor i Dritëro Agollit i gjuhëtarit Mina Gero; libri Ditari i tranzicionit ekonomik i prof. Anastas Angjelit. Janë realizuar gjithashtu takime letrare edhe me shkrimatrët Diana Çuli e Ylljet Aliçka. Ndërsa gjatë ditëve të Panairit, nga ato që ne i quajmë ngjarje të veçanta për botimet shqipe dhe jam e sigurt se do të përjetohen si të tilla janë takimet me librat e rinj të shkrimtarëve të njohur Fatos Kongoli dhe Besnik Mustafaj. Fatos Kongoli vjen nga Nju Jorku për të promovuar romanin e tij të ri Njeriu me fat - një thriller i ditëve që jetojmë dhe Besnik Mustafaj vjen pas pesëmbëdhetë vjetëve pauz në letërsi me romanin e ri Autoportret me teleskop - një vepër me pretendime dhe plot surpriza. Veç tyre i ftuar nga Sh.B.Toena në këtë panair do të jetë një nga autorët spanjollë bashkëkohorë më të njohur, Javier Cercas për promovimin e romanit të tij Ushtarë të Salaminës. Ai vjen i shoqëruar nga përkthyesi i romanit të tij në shqip, shkrimtari Bashkim Shehu që aktualisht jeton në Barcelonë. Një i ftuar special vjen edhe nga Greqia fqinje, drejtor i botimeve të huaja për më shumë se 25 vjet, në shtëpinë më të madhe botuese greke, Kastaniotis, njohës i shkëlqyer i letërsisë botërore dhe një personalitet i spikatur për kulturën greke, Anteos Hrisostomidhis. Ai vjen për të promovuar veprën e tij Antenat e kohës time të sjellë në shqip nga përkthyesi Romeo Çollaku. Kjo vepër përfshin plot 33 intervista që vetë autori i tij i ka realizuar në të katër anët e globit me shkrimtarët më të njohur dhe më të vlerësuar botërisht, Amos Oz, Jose Saramago, Yasmina Khadra, Maro Vargas Llosa, Orhan Pamuk, Carlos Fuentes, Dario Fo, Javier Cercas, Ingo Schulze e plot të tjerë. Botimet tona të reja të një viti që vijnë në këtë panair do të donin edhe një faqe tjetër për ti rreshtuar. Po mjaftohem vetëm me citimin e autorëve dhe titujve të muajit të fundit: Lesley Lokko, Kryekëput mashtrim (përkth.: Fatmir Ndreu); Lena Manda Pesë motrat dhe shtëpia buzë lumit (përkth.: Albina Pulla), Paullina Simons Kalorësi i bronztë (përkth.: Platon Pulla); Giorgio Montefoschi Dy vajzat me sy jeshilë (përkth. Sonila Kapo & Kleida Baçi) Ndërsa nga autorët shqiptarë: Durim Taçe Dhjetë rrëfime, një vaki; Silvana Berki Më jep pesëmbëdhjetë ditë; Grisela Qosja Pendimi i Mihail Zolait; Rina Cakrani Rrufepritësi etj. Drejtoresha e Shtëpisë Botuese Toena Gazeta Shqiptare, dt. 14.11. 2013
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 23:33:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015