PAS VRASJES SË FATMIR HAKLAJT EKZEKUTOHET TRUPROJA I NANOS - TopicsExpress



          

PAS VRASJES SË FATMIR HAKLAJT EKZEKUTOHET TRUPROJA I NANOS Midis provave materiale që Policia e Tropojës gjeti në vendngjarjen e 4 nëntorit në Bujan, ishin dhe një palë dylbi optike për shikim gjatë natës, me rreze infra të kuqe. Vrasësit gjatë tërheqjes nga prita, në nxitim e sipër, kishin lënë pas një gjurmë që mund ti dekonspironte keq. Komisar Malushi dhe stafi i tij u përpoqën ta mbanin të fshehtë këtë provë në mënyrë që nëpërmjet saj të shkonin te autorët. Dylbi të tilla në atë kohë, përdornin vetëm trupat speciale të policisë. Malushi kërkoi që të hetohej se në inventarin e kujt reparti mungonin një palë dylbi të tilla. Nga verifikimi i kryer në atë kohë prej policisë, rezultoi se ato dylbi ishin në inventarin e një reparti të ndërhyrjes së shpejtë në kryeqytet. Ai kërkoi të merreshin gjurmët e gishtave nga dylbitë dhe të bëhej krahasimi me ato të personave të dyshuar. Por Malushi tashmë është vrarë dhe nuk mund të dëshmojë pse nuk iu kthye ndonjëherë përgjigje për provat që zbuloi. Po atë natë ai mësoi nga burime operative dhe nga informacionet e siguruara prej stafit të tij, që përbëhej prej një grupi ekspertësh kriminalistë nga më të mirët në vend, se në vrasjen e Fatmir Haklajt kishin marrë pjesë dhe dy efektivët më të mirë të repartit special 77, i njohur ndryshe si njësia e Luftës Kunëdr Drogës. Policia e Tropojës njoftoi Ministrinë e Brendëshme që të verifikonte vendodhjen e dy efektivëve të trupave speciale, në datat 3,4 dhe 5 nëntor. Nëse nuk gjendeshin në repart, të urdhërohej ndalimi i tyre deri në fund të hetimeve. Serish kërkesat e policisë së Tropojës ranë në vesh të shurdhër, mbase në Tiranë nuk i interesonte askujt të zbuloheshin emrat e vrasësve të Fatmir Haklaj. Mosreagimi i Ministrisë së Brendëshme u la dorë të lirë Haklajve, të cilët duhet të vepronin vet për të marrë hak. KËRKESA Një ndër emrat e specialëve që komisar Malushi u kërkoi eprorëve të tij ta ndalonin, ishte ai i Anton Gjergjit. Efektivi i trupave speciale Anton Gjergji u akuzua se ishte një ndër personat që kryen atentatin e Bujanit, ku mbetën të vrarë Fatmir Haklaj e Sami Kërnaja, si dhe u plagos, Jaho Salihi. Gjergji, kolegu i tij dhe një person i tretë, ish-funksionar policie, dyshoheshin se ishin truri i kësaj ngjarje. Ata ishin me përvojë dhe ndër më të stërviturit që kishte policia shqiptare. Të mbështetur dhe nga njerëz të intersuar direkt për vrasjen e Haklajt ata përmbushën me sukses një mision që dukej i pamundur deri në atë kohë. Dy ditë pas atentatit, komisar Malushi deklaroi për mediat identitetin e tre personave të dyshuar, mes tyre dhe emrin e Gjergjit. Sipas Malushit, tre autorët kishin njohje dhe lidhje të afërt me njëri-tjetrin. SPECIALI Pukjani 30-vjeçar Anton Gjergji konkuroi në maj të vitit 1997 dhe kaloi shkëlqyshëm testimin për tu pranuar efektiv i repartit special antidrogë numër 77. Ai punoi në këtë repart deri në fundin e tetorit 1999. Më 15 nëntor ai doli i pari në testimin për tu pranuar si efektiv i Repartit të Operacioneve Speciale(ROS) që po ngrihej nga Ministria e Brendëshme. Në pritje për të nisur detyrën e re, Gjergji qëndroi i angazhuar në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë numër 712, në Kombinat. Kolegë të Antonit që kanë punuar me të për vite të tëra, thonë se ai ishte një djal i rritur në forcat speciale qysh nga koha e shërbimit ushtarak. Antoni ishte një qitës i shkëlqyer me pistoletë e Kallashnikov. Stërvitej vazhdimisht për orë të tëra. Nuk abuzonte kurrë me pijen dhe qeshte shumë rrallë. Ishte me mjaft sedër dhe bënte shumë për shoqërinë e tij. Ai njihte shumë mirë gjuhën angleze dhe në momentin që u vra vazhdonte shkollën e lartë në fakultetin juridik pa shkëputje nga puna. Në kohën kur punonte në repartin special 77, Antoni rrinte pothuaj gjatë gjithë kohës me mikun e tij më të ngushtë, Përparim Hyka, vëllai i drejtorit të Policisë së Kukësit Jonuz Hyka, i vrarë më 13 tetor 1999. Lazër Gjergji, babai i Antonit, kujton: Përparimi ka qenë dhe në varrim e tij, ishin shokë të afërt shumë, me djalin tim”. AUTORËT Ngjarja e Bujanit dhe vrasja e Fatmir Haklajt krijoi përshtypjen se truproja i liderit socialist, Nano, e hodhi lumin pa u lagur. Por ngjarjet treguan të kundërtën. Më datë 11 nëntor Antoni festoi 30-vjetorin e lindjes bashkë me shokët e tij të repartit në Tiranë. Ky ishte përvjetori i fundit për të. Fatmir Haklaj nuk jetonte më por lista e tij ishte ende në fuqi. Personat që morën përsipër ekzekutimin e Gjergjit u munduan të linin sa më pak gjurmë të ishte e mundur. Për këtë shkak pasditen e 22 nëntorit 1999 ata blenë në tregun e makinave në Plepa të Durrësit një Volksvagen Golf me targa të huaja, të cilën e përdorën për tiu afruar Antonit pa u zbuluar prej tij. Në mbështetje të ekzekutorëve që ndodheshin në Golfin me targa të huaja ishte dhe një autoveturë e dytë, e gatëshme të ndërhynte për çdo të papritur. Vrasësit i kishin studjuar mirë lëvizjet e Antonit duke qenë të informuar deri në detajet më të hollësishme. Mbrëmjen e të martës së 23 nëntorit 1999, Anton Gjergji po kthehej në banesë për të parë një ndeshje ndërkombëtare futbolli. Ai banonte në katin e tretë të vilës me numër 56, që ndodhet pranë Gjimnazit “Partizani”, në rrugën “Dëshmorët”. Lagjen numër 45 të kryeqytetit, ku ndodhej banesa e Antonit, e kishte pllakosur errësira për shkak se dritat ishin fikur afro 30 minuta para ngjarjes, ndërsa një shi i imët që sapo kishte nisur të binte, i ndihmoi vrasësit të mos binin në sy. ATENTATI Rreth orës 19.42 minuta ai parkoi në krah të garazhit, autoveturën e tij të re, një Volksvagen tip Passat, ngjyrë gri, me targa austriake, të cilën e kishte vetëm një muaj më parë. Antoni e la veturën me dritat dhe motorrin e ndezur dhe iu drejtua garazhit. Qepeni i garazhit ku parkonte autoveturën hapej në distancë me telekomandë. Por për shkak të mungesës së dritave ai u detyrua ta hapte atë me dorë. Në orën 19.45, në çastin kur ai ngriti qepenin rreth një metër nga toka dhe ishte i përkulur në gjunjë, u qëllua nga pas me tre breshëri kallashnikovi. Plumbat e kanë zënë kryesisht në pjesën e poshtëme të trupit, në të dyja këmbët dhe në legen. Breshëritë e kallashnikovëve të lëshuar njëkohësisht nga tre persona, tronditën qëndrën e kryeqytetit. Duke e ditur sa i përgatitur ishte Antoni, vrasësit i kishin marrë masat qysh më parë. Nëse 30 vjeçari nga Puka nuk vritej qysh në goditjen e parë, atëherë vrasësit mund të përfundonin fare mirë në viktima. Por zjarri i pandërprerë i drejtuar mbi oficerin e Repartit të Operacioneve Speciale nuk i la atij asnjë mundësi të kundërpërgjigjej. Në çastin e atentatit ai mbante në brez një armë pa leje, pistoletë tip “Kllok”, jashtë serie, e kalibrit 12 milimetërsh, të cilën ai e kishte blerë në Hollandë. Në makinën kishte dhe një kallashnikov por nuk iu dha shansi ti përdorte ashti siç dinte ai. Ai mori shumë plumba në këmbë, madje këpucët i ishin bërë vrima vrima. Pantallonat i ishin bërë shosh, pasi vrasëësit nuk ia kursyen fishekët. Por plagën më të rëndë që e çoi drejt vdekjes, Gjergji e mori në arterien kryesore pranë organeve gjenitale, e cila i shkaktoi një hemoragji të madhe, duke mos i dhënë asnjë shans për ndërhyrjen mjekësore. GOLFI Në vendngjarje mbërritën të parët dy kolegë të Gjergjit që e transportuan me një makinë të rastit në spital, por gjithçka rezultoi e kotë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë në atë kohë, atentati ndaj Gjergjit ishte i pari pas 22 ditëve pa vrasje në kryeqytet. Policia deklaroi se Gjergji ishte qëlluar për motive hakmarrje, nga persona të panjohur që ishin larguar në drejtim të paditur duke përfituar nga errësira e natës dhe mungesa e dritave. Një ditë më pas policia gjeti të braktisur një autoveturë Volksvagen tip Golf, e cila ishte përdorur nga autorët. Golfi me targa të huaja u gjet në afërsi të fabrikës së qumështit Ajka, pranë ish-uzinës “Dinamo”. Brënda në të u gjet dhe një kallashnikov që rezultoi se ishte përdorur në krim. Fakti që vrasësit e blenë mjetin e krimit në Plepa, e nxiti policinë të ndërmerrte një aksion të gjerë dy ditë pas ngjarjes duke e bllokuar të gjithë tregun e makinave të ardhura nga jashtë. Më 25 nëntor 1999 u bllokuan 286 autovetura dhe fuoristrada, por nuk u identifikuan personat që e kishin blerë Golfin, detaj ky që do të çonte në zbulimin e vrasësve të truprojës së Fatos Nanos. Nga dëshmitarët okularë rezultoi se në atentat kishin marrë pjesë 6 persona. Tre prej tyre ishin pjestarë të një grupi shumë të fuqishëm në kryeqytet dhe u vunë në mbështetje të tre personave të ardhur nga Tropoja. Të nesërmen në media u botua lajmi se ishte vrarë Anton Gjergji, president i firmës së baterive “Varta” në kryeqytet. Vrasja e Antonit zuri një hapsirë shumë të vogël në mediat e kohës, pavarsisht se kush ishte ai. JAHO U LARGUA DREJT KOSOVËS PËR T’I SHPËTUAR ARRESTIMIT Vrasja e Fatmir Haklajt i shokoi njerëzit e tij dhe u dha krah kundërshtarëve, që më në fund ia dolën mbanë ta eleminonin fizikisht pas shumë përpjekjesh të dështuara. Haklajt u vunë menjëherë në lëvizje për të zbuluar autorët e pritës së 4 nëntorit në Bujan. Për tu treguar kundërshtarëve të tyre se ishin ende gjallë dhe njëkohësisht të mbanin bashkuar njerëzit e tyre, ata duhej patjetër të godisnin. Kundërpërgjigja duhej bërë sa më shpejt dhe sa më e fortë që të ishte e mundur. Haklajt arritën të lokalizonin shumë shpejt kush ishin autorët e pritës. Për këtë i ndihmoi fakti që njëri nga objektivat e atentatit Jaho Mulosmani, mbijetoi. Menjëherë pas ngjarjes Jaho u transportua në spitalin e Bajram Currit, ku u sigurua me masa të forta, jo vetëm nga njerëzit e tij por dhe nga policia. Komisar Gani Malushi u kërkoi eprorëve të tij që ta ndalonte Jahon, ose prokuroria të lëshonte një urdhërarresti për të. Por nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra, duke i dhënë mundësi Jahos që ti shpëtonte serish arrestimit. Njëri nga plumbat që kishte marrë Jaho, i kaloi shumë afër zemrës duke i rrezikuar jetën. Pavarsisht kësaj ai refuzoi të transportohej me helikopter drejt Tiranës, ku mund të përfundonte me pranga në duar si Fatmir Haklaj pas ngjarjes së 4 gushtit. Pasi e mori paksa veten Jaho nxitoi të largohej drejt Kosovës, ku kishte mundësi të operohej pa qenë i rrezikuar të përfundonte në burg si i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Më datë 10 nëntor 1999, 6 ditë pasi ishte plagosur para kullës së tij në Bujan, Jaho u largua i shoqëruar nga njerëz të besuar drejt Kosovës. Para se të kalonte kufirin ai u ngjit në kullën e Haklajve, në Kërnajë. Ai shkoi të ngushëllonte familjen e Fatmirit, dhe njëkohësisht të bisedonte me vëllain e madh të Haklajve, Hamdiun se kush kishin qenë autorët e pritës. Pasi përmbushi këtë mision të fundit, Mulosmani u zhduk pa lënë gjurmë. Ai u kthye në njeriun më të kërkuar nga policia shqiptare deri në pranverën e vitit 2001, kur vendosi të dorëzohej në rrethana që ende dhe sot nuk janë sqaruar. ANTONI NJOFTOI POÇIN SE PO E NDIQNIN PËR TA VRARË Mirë do të ishte që Fatosi të ma kishte nis një cop telegram ngushëllimi, se Antoni ka punuar me të disa kohë. Kur ra në burg i ka shoqëruar familjen pa kurrfarë paresh nuk i ka lyp kurrë ato. Nano ka ardhur më pas në Pukë për punë të tij disa herë, por s’është kujtuar me pyet për të, a njerëzit e tij”, thotë Lazër Gjergji, babai i Antonit për liderin historik të socialistëve Fatos Nano. Atij i ka mbetur peng që i biri u trajtua sikur të mos ishte askush pas vrasjes mafioze në Tiranë. TRUPROJA Anton Gjergji lindi në një fshat të thellë të Pukës, Qerret i Vogël. Ai ishte djali i Lazër dhe Marie Gjergjit, dhe kishte tre vëllezër e dy motra të tjera. Qysh në moshën 18 vjeç, sapo mbaroi gjimnazin ai shkoi ushtar në repartin 326(sot Reparti Special RENEA). Antoni u stërvit aty dhe i pëlqeu të qëndronte për gjithmonë pjestar i forcave speciale. Në vitin 1991 u përzgjodh nga reparti 326, për të qëndruar si truprojë personale i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Antoni qëndroi si truprojë e parë pas Nanos edhe kur ai u largua nga kryeministër, por vazhdoi të ishte kryetar i Partisë Socialiste. Kur Nano u arrestua nga qeveria e presidentit Berisha në qershor 1993, Antoni vazhdoi ta merrte rrogën edhe për 6 muaj të tjerë si truproja personale i kryetarit socialist. Kolegët e Gjergjit e kujtojnë atë si një njeri shumë të aftë, mjaft i përgatitur fizikisht dhe ushtarakisht, si një njeri që merrte zjarr në çast por tepër besnik. Besnikërinë ndaj liderit socialist Nano, ai e tregoi edhe gjatë burgosjes së tij. Antoni punoi pa pagesë dhe shoqërisht për të siguruar familjen e shefit të tij për vite me radhë. Ai pati pasoja për këtë punë që bëri duke u arrestuar disa herë, madje qëndroi me ditë të tëra në burg vetëm pse ishte shoqërues i familjes së Nanos. Antoni ishte ndër të parët që e priti liderin e majtë Nano kur doli nga burgu. Por këtë radhë Gjergji qëndroi shumë pak kohë pas kryeministrit të ri të vendit. PARALAJMËRIMI Fatmir Haklaj kishte rënë në gjurmë të Anton Gjergjit qysh përpara se të plagosej më 4 gusht 1999. Atentati me mina të telekomanduara ia mbushi mendjen top Haklajt, se pas autorëve fshihej një ekspert tepër i përgatitur. Sapo u lirua nga spitali i Burgut në fundin e shtatorit, Fatmiri u kërkoi njerëzve të tij të mbanin nën vëzhgim specialin nga Puka. Qysh nga ky moment Gjergji ishte në listën e Haklajt. Ai e nuhati rrezikun dhe e shtoi vigjilencën. Babai i tij Lazri kujton: “Antoni nuk kishte patur kurrë shqetësime por nga mesi i mujit tetor 1999 kishte vënë re disa persona që lëviznin me një makinë me targa të Bajram Currit, të cilët ishin duke e ndjek nga pas, por nuk na ka thënë se kush. Për zotin Antoni është mundu, por s’ka arrit dot me i njohë. U ka rënë pas, por nuk i ndalte dot kush. Nuk e di në kanë qenë ata personat që e kanë vrarë Antonin. Pas kësaj ka shkuar te Ministri i Rendit Spartak Poçi dhe e ka vënë në dijeni për këtë fakt. Antoni i ka thënë se po e ndiqnin disa persona me një makinë me targa të Bajram Currit, dhe kërkonte që të merreshin masa për ta mbrojtur ose ndryshe të merrte masa privatisht për t’i dalë zot vetes. Por se vuri kush ujin në zjarr për këtë shqetësim të tij dhe më pas ndodhi fatkeqësia”, thotë babai i Antonit. FAMILJA Babai i tij Lazër Gjergji kujton: “Di që e kërkuan për të shërbyer si shoqërues i dytë dhe i tretë pas Nanos, por nuk pranoi. Ai kërkonte të ishte shoqërues i parë i tij dhe s’pranonte asnjë detyrë tjetër. Djali e ka dashtë fort Fatosin, e bënte be në krye të tij. Nëse do të më jepej mundësia qoftë dhe një herë të vetme ta takoja Nanon, do t’i thosha se baba dhe nëna e Antonit kanë pas qejf të takohen një herë. Me ditë se ku i ka lënë Antoni ata pleq. Qoftë thjesht dhe me e pa njëherë me sy. Për çdo polic të vrarë në Pukë, shteti ka çuar ministra a kryeministrin, ndërsa për djalin tim s’deshi me ditë kush. Ne e kena zakon jo vetëm malësorët por dhe gjithë shqiptarët, nëse ke shokë apo dashamir nuk duhet ti hedhësh poshtë ata”. VRASËSIT E GJERGJIT, EKZEKUTUAN ME PLUMB NË KOKË KUSHËRIRIN E BUKOSHI Çuditërisht askush nuk u kujtua për një viktimë të dytë në këtë ngjarje, kosovarin 22 vjeçar, Nexhat Qamil Zyho, student i veterinarisë në universitetin e Kamzës. Pavarsisht se objektivi i vrasësve ishte Anton Gjergji, studenti nga Bukoshi i Suharekës, kushëri i afërt me Bujar Bukoshin ish-kryeministrin në ekzil të qeverisë së Kosovës, duket se u ndodh në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Vrasësit e Antonit nuk ia kursyen plumbat, dhe ai përfundoi në spital me dy plagë të rënda, njëra prej tyre vdekjeprurëse. Policia deklaroi pas ngjarjes se kosovari ishte vrarë aksidentalisht, por dëshmitarë okularë dhe familjarët e Antonit dëshmojnë të kundërtën. Plumbi që i mori jetën 22-vjeçarit ka hyrë në anën e majtë të kokës së tij, poshtë veshit dhe dalja e plumbit ka qenë në faqen e djathtë. Personat që shkuan të parët në vendngjarje mbetën të shtangur kur pranë Antonit gjetën dhe trupin e pajetë të Zyhos, i cili qëndroi për më shumë se 48 orë në morg, i paidentifikuar. Askush se njihte. Askush nuk e dinte pse ai ishte ndodhur në vendin e krimit. Por një student nga Kosova, shok i viktimës bëri identifikimin e tij tre ditë pas vrasjes. Zyrtarisht u tha se ai u vra në mënyrë aksidentale, por dëshmitarë okularë dhe familjarët e Gjergjit thonë të kundërtën. Antoni kishte njohje me të se banonin pranë njëri-tjetrit, dhe e kishte marrë disa herë në makinën e tij. Në momentin e vrasjes ai ndodhej vetëm disa metra larg garazhit ku u vra Antoni dhe kur pa vrasësit që qëlluan u foli. “Pse qëlloni mbi të”, kanë qenë fjalët e fundit të tij. Më pas njëri nga vrasësit iu afrua dhe për të zhdukur një nga dëshmitarët okularë, e qëlloi dy herë, në krah dhe në kokë. Nexhat Zyho kishte pesë vjet që qëndronte në Tiranë si student dhe priste të diplomohej tre muaj më pas.
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 21:42:21 +0000

Trending Topics



0px; min-height:30px;"> On our way to go grocery shopping, we realized it was our best

Recently Viewed Topics




© 2015