PENDESA NË NJË FRAKSION TË SEKONDËS. Pasi ra për të - TopicsExpress



          

PENDESA NË NJË FRAKSION TË SEKONDËS. Pasi ra për të dytën herë e ngrita dorezën e telefonit dhe në vesh sikur më gricte frymëmarrja e përshpejtuar e Dodës, (Pjetraj) : -Në shtëpi do të jesh?... Desha të vi, se kam një gjë shumë të rëndësishme të të them! E kisha aq shok Dodën sa “gjërat e rëndësishme” i quaja prrallisje dhe të shumtën e rasteve i transformoja në banalitete. Rastisi një kohë që as gruaja ime, Gjela dhe as dy djemtë nuk qenë në shtëpi. U ulëm në njërin nga divanët standart të asaj kohe dhe Doda hyri direkt e në temë: -Shoku më i ngushtë i jetës sime, Dedë Shkurti, a është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit?! -Je në metro ore, Ti.. rrotë, - çfarë je ka ia fut pordhës?! -Leri ..pordhët, - je apo nuk je Bashkëpunëtor, .. me kë paskam pasur të bëj?! E mbusha plot gojën me një të sharë alla shoferçe, nga ata të Parkut të Mallrave: -Ua q….a p….n e nanës atyre që nuk më kanë ftuar në bashkëpunim! Të betohem, nuk do të isha menduar dy herë!... – A u lodhe fort me e saju këtë pyetje absurde?! -Ma tha këtë Ai,… më i pushtetshmi i Rrethit, bile me qesendi, “ama, edhe Ti, Dodë, me çfarë shokësh rri!,.. me spiuna!” Bile më tha edhe Pseudonimin. -E cili na qenka ky pseudonim?! -“Dadiçeku”!. – A jam në shtëpinëe .. dhe po flas me “Dadiçekun”?! Dadiçek, kishin emërtuar, shqiptarçe, bulonin e mbërthimit të gomës në moco. Mbase u dukej interesant tingëllimi i shqiptimit të këtij detali të rëndomtë. -Mirë që nuk ma kanë thënë “Sofjeta”, “Spinoti” apo “Kapilja”, se pjesët e kamionit kanë ndonja dymijë emërtime. Gradualisht gjendja ime e qetë filloi të ndryshonte dhe Doda këtë e vuri re. Nuk më la t’i jepja as një gotë raki dhe as t’i bëja një kafe. -Mirë që të gjeta vetëm dhe s’ishte Gjela në shtëpi! Sidoqoftë ta ndajmë dhe ta mbajmë midis nesh. Nëse të duhet një ndihmë nga unë , sidomos të tilla rastesh, jemi shokë! -Faleminderës, që ma the shpejt duke mos e munduar veten. Shok më të mirë se veten për këtë rast nuk kam. Po më kujtohet nusja e ve e Fanit:…” sa ta kem barkun petë, gjyqin e baj’ vetë!” …Gjela më gjeti me dy brylat e mbështetur mbi tavolinën e mesit dhe mbi duart e mbledhura qe mbështetur mjekra ime. E kisha humbur komplet kahjen e orientimit. Më bëhej se nuk isha në kuzhinën e apartamentit tim në Rrëshen, por një një xhungël, diku në Kenia dhe po prisja indiferent pa asnjë lloj instinti vetëmbrojtjeje, sulmin e kafshëve të Safarit afrikan, hienave, tigrave, luanëve dhe krokodilëve nën një krra-krra korbash. Ajo qe e jashtëzakonshme për të të nxjerrë nga një gjendje e tillë. -Të mundon ndonjë shkujdesje qoftë e dhe e moshës, apo ndonjë firmë pa vëmendje?! I ishim rrëfyer njëri-tjetrit me çiltërsinë dhe naivitetin më të madh që nga tundimet e mëdyshjet adoleshente e aventurat rinore por në kujtesën time nuk figuronte qoftë edhe një episod që të kisha patur ndonjë ofertë bashkëpunimi, ose dhe të kisha tentuar vetë ndonjëherë t’u afrohesha Punëtorëve Operativë. Më shpupurisi flokët me ndiesinë e një barazie apsolute dhe me pezmin e barabartë me thyrjen e një gote uji shtoi: -Grackë idiotësh, shtazarakësh, zabelaxhinjsh dhe ziliqarësh por ama, të pa tru! Këtë nuk e ke nga ata të Partisë Demokratike, e ke nga Partia jote. Dikush nga ata të konsideron si një rrezik se do t’i zësh vendin. Kanë gjetur Dodën, shokun tënd më të ngushtë të jetës dhe kanë bërë një provokim ordiner. Deri më sot jam unë që të kam frenuar për t’mos pretenduar për asgjë, për asnjë karierë politike. Këtë ta ka thënë e Babai, Baca, siç e thërrisni ju, djemtë e tij. Po e shoh që kemi gabuar edhe Ai edhe unë. Tani, “shokët” e Partisë të konsiderojnë peshë të lehtë, dhe duan të të sfidojnë plotësisht… Tani modestia mbaroi! Në sulm shoku im , burri im i pamposhtur! … Të nesërmen në mëngjez i kërkova një takim Pjetër Lazrit, kryetarit të SH I K – ut, të Rrethit i cili më priti me shumë respekt dhe profesionalizëm: -I dashur Pjetër, kam një porosi nga vjehrri im: - Burri vetven s’e padit! Kam ardhur sot të padis veten time. Unë kam një armë në shtëpi, kam një pistoletë. Tash 17 vjet oficer shtabi tek Baza e Armatës kam arritur ta siguroj një Pistoletë, TT, me tetë fishekë. E kisha llogaritur se njëherë, nuk do të vdisja në shtrat por e kam ëndërruar si hero filmi, me pistoletë.. duke ruajtur fishekun e fundit për vete! Kam njëzetekatër orë që po hamendësoj se kush është hasmi im! Është çeshtje orësh, sa ta kompletoj hamendjen, do ta vras.. ! Ia shpjegova komplet “historinë”, bisedën me Dodën, me Gjelën. jetën, punën, dyshimet… Më dëgjoi me një qetësi profesionale dhe më ftoi për një kafe tek “Pisha’. -Është e nevojshme që “shokët” e tu t’na shohin duke pirë kafe bashkë. Është ushqim i mirë për këto lloj kërmash. Porositi dy birra Haineken dhe dy bërxolla me të drejtën edhe për një përsëritje tjetër. - Gëzuar, Inxhinier! Shëndet e faqebardhë si gjithëmonë!... Ti nuk ke asnjë lloj nevoje për mua! Ke Zotin me vete! Ke burrërinë dhe tagrin e familjes sate! Por Zoti ta ka sjellë shansin: Në maj do të bëhen zgjedhjet për Deputetë. Të gjithë kantidatët duhet të kalojne në filtrin e komisionit, “Mezini”. Ky është një komision shtetëror, kushtetues. Ligji i Genocidit përjashton çdo person që ka një Dosje , për të startuar në politikë. Të isha në vendin Tuaj unë do t’i futesha me kokë për t’u bërë Deputet. Dhe unë mendoj se pas, Bardhok Bibës, Mirdita nuk ka për të pasur deputet më të mirë se Ty! … Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste, u mblodh në sallën e kinemasë së vjetër. Do të miratoheshin gjashtë kantidaturat për Deputetë në zgjedhjet e 26 Majit. Kantidaturat do t’i miratonte Kongresi i Partisë Socialiste. I deleguar qe N/Kryetari i P S –së, Luan Hajdaraga. Kryetari i Partisë Socialiste të Rrethit, Mark Nikolli, sqaroi se Kryesia vendosi t’mos paraqesë lista kntidaturash, por të propozohen nga salla. Midis dhjetra duarve që kërkoheshin të ngriheshin qe edhe dora ime. Marku ma dha lejen per të propozuar ndër të parët: - Të dashur shokë, i dashur shoku Luan Hajdaraga! Propozimi im , e marr me mend se do t’ju habisë. Habia më e madhe kësaj rradhe do të zgjasë pak minuta. Duke u bazuar në Statutin e Ri të Partisë Socialiste, të përpiluar nga profesori im i nderuar, Maqo Lakrori, propozoj që kantidat për Deputet në Zgjedhjet e 26 Majit, 1996, të jetë socialisti më i devotshëm i Mirditës, Inxhinieri Mekanik, Dedë Gj Shkurti. Ka arsye të plota dhe krenari të ligjshme ta bëj këtë gjë. Katër vjet më parë ju insistuat që unë të isha Deputet por ia lashë vendin Ndre Legisit e Bardhok Prengës. Do të tërhiqesha nga gara vetëm përpara Marije Bibës, Nikoll Lokës, edhe Martin Gjokës, si nipi i Ndrecës. Përpara të tjerëve nuk tërhiqem. Salla duartrokiti. Edhe Luan Hajdaraga qeshte dhe me inkurajonte me kokë. ..Në pushim, fillova të përpunoj shokët, anëtarët e Komitetit Drejtues. Nipi im, Gjeta u muar më kaçinarasit. Nikoll Loka më tha: -Mos e shpuzit hiq, o Dedë. Ta garantoj se do te grumbullosh votat për të qenë i pari. Votën time e ke hapur. Kryetar i Komisionit të numrimit qe Viktor Doda. U numruan votat dhe u shpall lista e kantidatëve. Emri im ishte në treshen e parë. Dy ditë prapa shkova tek Zyra e Partsë dhe i them Nikollit, sekretarit të Komitetit Drejtues: -Nikoll, faleminderit për dashamirësinë tënde dhe për votën tënde të hapur! Unë nuk dua të jem kantidat i vërtetë, në treshe ,për Deputet. Nuk e kam menduar kurrë veten për të tillë. Qëllimi im është një diçka, madhore për mua, që do ta them vetëm kur të marr Vertetimin e pastërtisë nga Komisioni, “ Mezini”. .. Kongresi i Partisë e miratoi listën e kantidatëve për Deputetë për Zgjedhjet e 26 Majit, 1996. Pas një muaji në Zyrën e Partisë më thërret Marku, kryetari i Partisë. -Dedë, e gëzofsh Vertetimin e Pastërtisë të Komisionit, “Mezini”! E mora vertetimin ku, për momentin, m’u duk më i rëndësishëm se Tesera e P P SH –së , që kisha marrë gjashtë vite më parë. Vrapova t’ia tregoj Gjelës tek shkolla e mesme. Dolëm së bashku tek sheshi dhe tek kioska, “Filopati”, i bëmë një kopje, të cilën ia dhashë shokut tim më të ngushtë të jetës, Dodë Pjetraj. -Dodë, kushdo të jetë merakliu i spiunllëkut tim, je i lutur t’ia tregosh këtë vertetim! Kështu nisi dhe mbaroi historia e “spiunit” e cila më la disa ditë të shqetësuar por dhe më bëri të njoh përmasat e një ligësie që vazhdon ta zaptojë klimën tonë mbarëshqiptare. Dedë SHKURTI Mars,1996 - Nëntor 2013
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 21:53:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015