PER KUJTESE: QYTETARE SHQIPETARE INFORMOHUNI MBI ARMET KIMIKE - TopicsExpress



          

PER KUJTESE: QYTETARE SHQIPETARE INFORMOHUNI MBI ARMET KIMIKE -KUSHTETUTA NA JEP TE DREJTE!!!! NENI.56.Kushtetuta e Shqiperise Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij. NENI.59.Kushtetuta e Shqiperise 1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:... d) një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm NENI.73.pikat.3/4. LIGJ Nr. 8934, date 5.9.2002 “PER MBROJTJEN E MJEDISIT” Pjesëmarrja e publikut ne vendimmarrje për çështjet e mjedisit: 3. Kushdo ka te drejte te ankohet tek organet shtetërore te mjedisit për çdo veprimtari qe përdor, kërcënon, dëmton dhe ndot mjedisin dhe te kërkojë mbylljen e saj ne rast rreziku. përveç marrjes se masave, këto organe i përgjigjen kërkesës brenda 1 muaji nga marrja e saj. 4. Ne kushtet e parashikuara nga ligji nr.7866, date 6.10.1994 Për referendumet, publiku dhe organizatat jofitimprurëse kane te drejte te kërkojnë organizimin e referendumeve te përgjithshme ose te pjesshme për çështje te mjedisit. Neni.81.LIGJ Nr. 8934, date 5.9.2002 “PER MBROJTJEN E MJEDISIT” E drejta për padi gjyqësore: Ne rast kërcënimi ndaj mjedisit , ndotjeje dhe dëmtimi te tij, qytetari, publiku dhe organizatat jofitimprurëse kane te drejte: a) tu kërkojnë organeve shtetërore përkatëse marrjen e masave te duhura brenda afateve dhe ne përputhje me autoritetin qe u jep ligji; b) te ngrenë padi ne gjykate, ne kushtet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile, kundër organit publik ose personit fizik e juridik, qe ka sjelle dëme ne mjedis ose qe rrezikon ta dëmtojë atë.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 09:32:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015