PERGJIGJE Së pari Allahu i Madhëruar në vetë suren Kadër e - TopicsExpress



          

PERGJIGJE Së pari Allahu i Madhëruar në vetë suren Kadër e ka treguar këtë vlerësim. Ai ka thënë: “E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre (në atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” Kadër 1-5; d.m.th., një prej vlerave të kësaj nate është se zbresin melekët së bashku me Xhibrilin dhe zbret caktimi i Allahut për atë vit. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” Duhan 4. Si shkak që të përmendet Nata e Kadrit më e vlefshme se një mijë muaj është një tregim i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem, kur u ka rrëfyer sahabëve për njërin nga Beni Israilët, që kishte kaluar tetëdhjetë vjet në rrugë të Allahut. Sahabët kanë pyetur njëri-tjetrin, se ata nuk do të munden ta arrijnë këtë kontribut, se ndoshta edhe nuk do të jetojnë aq. Atëherë ka zbritur sureja Kadr, në të cilën thuhet se Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj, e po t’i llogarisim një mijë muaj dalin tetëdhjetë e tre vjet. D.m.th., muslimanët këtë vlerë mund ta arrijnë brenda një nate dhe ajo natë është Nata e Kadrit. Me këtë krahasim ia vlen që këtë natë ta kërkojmë në dhjetë netët e fundit të Ramazanit me një angazhim më të madh në ibadet dhe dua.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 09:08:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015