PERMET, HIQET KRYQI, FLAMURI NE PALLATIN E KULTURES, MITROPOLIA: - TopicsExpress



          

PERMET, HIQET KRYQI, FLAMURI NE PALLATIN E KULTURES, MITROPOLIA: KLERIKET U RRAHEN! Përplasje mes zyrës së Përmbarimit dhe komunitetit Ortodoks në Përmet. Në bazë të një vendimi të gjykatës zyra e Përmbarimit ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe ka dorëzuar pranë Bashkisë së Përmetit Pallatin e Kulturës, të zaptuar 16 vite më parë nga Kisha Orthodokse. Por përmbaruesit kanë hasur në rezistencën e priftërinjve ortodoksë, si dhe besimtarëve që ndodheshin në kishë. Përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin shqiptar. (er.nu/BalkanWeb)
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 19:10:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015