PESË SEKTET QË TRONDITËN BOTËN Në lidhjen ndërmjet - TopicsExpress



          

PESË SEKTET QË TRONDITËN BOTËN Në lidhjen ndërmjet njerëzores dhe hyjnores nuk egzistojnë vetëm besimet fetare. Grupe të reduktuar kundërshtarësh të kishave të mëdha dhe “mesia” të çmendur që venë nën kontroll të tjerët, rriten gjithashtu me devocion edhe pse në fshehtësi dhe errësirë. Shfaqja së fundmi e një sekti rus me baza islamike që rriste fëmijë përgjatë më shumë se një dekade në qeli nëntokësore, është midis të tjerëve një rast mediatik që ka shokuar botën me vrasje masive, tortura dhe vetvrasje si provë besimi dhe angazhimi. Le të shqyrtojmë disa raste famëkeqe të sekteve: 5 – E VËRTETA SUPREME Lindi në Japoni në 1987, udhëhequr nga Shoko Asahara lideri i tij shpirtëror. Është i njohur dhe mediatikisht sepse kanë kryer një sulm masiv terrorist në 1995 me gaz sarin, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur 5000 të tjerë. Besimet e këtij sekti rridhnin nga budizmi dhe praktikonin parimet e jogës. Besonin se duke filluar nga praktikimi i saj arrinin të kishin një sërë fuqish për të ndërtuar shoqërinë materialiste. Lideri i sektit Asahara sot është i dënuar me vdekje bashkë me anëtarë të tjerë të sektit. 4 – FAMILJA CHARLES MANSON Mbas daljes nga burgu për një sërë krimesh, krimineli amerikan Charles Manson e themeloi “familjen” në 1967 dhe vepronte në San Francisco dhe në Los Angeles të SHBA bashkë me një grup ndjekësish. I vetëquajtur rimishërim i Jezu Krishtit, Manson thoshte që një luftë rracash midis të bardhëve dhe zezakëve do të ndodhte në 1969, dhe mesazhin ia kishin dhënë vetë grupi The Beatles (Bitëllsat). Një nga krimet që rridhnin nga besimet e tij është vrasja makabre e Sharon Tate, bashkëshortja e Roman Polański dhe të ftuarve në banesën e saj në 9 gusht 1969. Sipas vetë Manson, ai u frymëzua nga Beatles për bërë krimet e tij. Gjendet në burg prej më shumë se 40 vjetësh. 3 – TEMPULLI I POPULLIT Ky sekt filloi duke ndihmuar të varfërit e Ilinois në SHBA. Kritikat kundër tij për fshehtësi motivuan liderin e tij të vetëquajtur “i nderuar” James Warren Jones të bindte ndjekësit e tij të formonin një shoqëri të përsosur në pyjet e Guyana në një fshat që e quajtën Jonestown. Ata thonin se kapitalizmi është Antikrishti dhe mbështesnin idenë që vetëm komunizmi do ti shpëtonte. Por gjithçka u shemb kur një parlamentar i SHBA u dërgua në këtë komunitet për të hetuar. Ata e vranë atë dhe sipas Jones shoqëria nuk mund të vazhdonte më. Urdhëroi të gjithë ndjekësit në fshatin e tij të vetvriten. Në 18 nëntor 1978, 918 persona të rritur dhe 219 fëmijët e tyre vdiqën të helmuar. 2 – LËVIZJA PËR TË RESTAURUAR 10 URDHËRESAT E ZOTIT U krijua në Ugandë në fund të viteve ’80, nga ish prostituta Credonia Mwerinde, e cila thoshte se kishte pasur një vizion të virgjëreshës Maria, dhe ishte një vizion gërmë për gërmë i urdhëresave. Barbarizmi i saj u shfaq kur shkaktoi vdekjen e 350 anëtarëve të ardhur nga krahina të ndryshme të Ugandës. U kishin premtuar njerëzve që Apokalipsi do të mbërrinte në 31 dhjetor 1999. Kur nuk ndodhi, e ndryshuan datën për në 17 mars 2000 dhe siguruan që vetë virgjëresha Maria do të zbriste për ti marrë. Në 17 mars 2000, 778 anëtarë besnikë, të mbledhur duke kënduari himne fetare, u dogjën brenda një tempulli të mbyllur, kur gjithçka filloi të digjej. 1 – PORTA E QIELLIT U bë mediatik në 1997 kur u gjetën në një vilë luksoze në veri të San Diego, Kaliforni, SHBA kufomat e 39 anëtarëve. Sikurse na siguruan më vonë hetuesit bëhej fjalë për një besim jashtëtokësor dhe kishte si lider Marshall Applewhite, një ish profesor muzike. Të gjithë anëtarët besonin se ishin jashtëtokësorë dhe hoqën dorë nga të gjitha pasuritë e tyre deri edhe u trodhën. Sipas tyre pas kometës Hale-Bopp që u vu re në 26 mars 1997 kalonte një anije hapësinore që do të merrte anëtarët e sektit. Për këtë ata u helmuan duke e lënë trupin e tyre “të marrë me qira” për të dërguar me anije kozmike shpirtin e tyre jashtëtokësor. Një video tregoi kufomat e tyre në barela dhe me atlete Nike të reja. SHËNIM: Një sekt është një grup ndjekësish të një doktrine të caktuar fetare apo ideologjike. Termi sekt përdoret për të përcaktuar palët ose bashkësitë e njerëzve me të përbashkëta kulturore, fetare, politike, ezoterike, etj. Nëpërmjet mësimeve të sektit apo ritualeve të tij, anëtarët e sektit ndryshojnë nga grupet e tjera shoqërore. Sektet mund të jenë sekrete ose jo. Pranimi i anëtarëve në një sekt nuk varet vetëm nga dëshira e individëve që duan të bëhen pjesë e sektit. Janë drejtuesit e sektit ato që vendosin se cilët individë pranohen të bëhen pjesë e sektit dhe cilët jo. Sektet mund të përbëhen nga meshkuj edhe femra si p.sh Klubi Bilderberg, por mund të përbëhen edhe vetëm nga meshkuj si p.sh. Klubi Bohemian disa nga anëtarët e të cilit kanë qenë presidentë të SHBA: Theodore Roosevelt, Harry Truman, Richard Nixon, Ronald Reagan, George H.W. Bush, Bill Clinton, George W. Bush.
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 21:22:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015