POEZI@FJALË TË ARTA Dashuri - TopicsExpress



          

POEZI@FJALË TË ARTA Dashuri dhe paqe, Binomi në jetë, Kur jetojnë të dyja, Parajsë e vërtetë. Thuaj fëmijës; “lexo”, mos i thuaj atij; “mëso”! REDAKTOR: Bashkim FIFO PJESË TË botuarA në Gazetën “Rilindja XXI” AthinË Ec më këmbë në jetë, jo zvarrë e për ibret Agim Jazaj ATIT TIM E respektonin të tjerët, Nderohemi prej tij. “Dushkaraku ka patur edhe burra të zgjuar e me emër të mirë, me respekt në krahinë. Ndër ta mund të përmendim: ...Në Trushaj: Banush Jazo”... -Neim Llajaj- Nga libri: “Kudhës – Grehoti në vite” NË VEND TË HYRJES Fjalët, mendimet e gjata jetojnë shkurt. Koncetratet, “kampionet” e mendimeve shprehin shumë e jetojnë gjatë. Këtë qëllim kam për t’i dhënë lexuesit edhe në këtë botim. Prezantimi i parë, kontaktimet me njerëzit e kanë fillesën dhe janë shkëndia, duke i qënë prezent në të mirat, si dhe bashkëudhëtarë në gjithë brengat e jetës. Janë pjesë e një këmbënguljeje mbi bazën e një vrojtimi për të njohur sa më afër realen, të përkthyer në përkufizime, të përmbledhur në cilindo rresht të këtij libri. Në të është synuar të shprehen “majat” e mendimeve, filozofimeve, të përmbledhura në “koncentrate”. Një përvojë e tillë e ka bazën në jetësoren, duke qenë autori njëherësh si vëzhgues dhe përjetësues, si pjesë e pa shkëputur e shoqërisë së ngarkuar me mëkate e paraardhësve dhe e rrënuar nga gjynahe të pasardhësve. Si qytetar i thjeshtë dhe si vëzhgues, për gjithçka që jetohet, qëndron e heshtur e fshehur, reale apo paradoksale, shfaqjet janë qëmtuar e qëndisur në qylymin e blertë, si një rilikë. Sa ka qënë e mundur për të zotëruar dhe sa ka qenë aftësia për të trasmetuar, janë përciellë në këtë botim të ri, do çmohet nga lexuesi dashamirës. Autori është i njohur herët, për mbi 30 vjet në faqet e shtypit, si publicist, si pasionant i fjalës së rrallë; gjithë “ shtrydhjet”, (a)’ kanë mundur të nxjerrin dhe përcjellin “ajkën”?! Jam bir i Dushkarakut, dhe kam lindur në Sevaster, jam rritur në Mazhar e Shkozë, kam jetuar në Golimbas, Ploçë e Vajzë, në gjithë gjeografinë e Kudhës- Grehotit. Jam frymëzuar dhe kam pjesën e jetës time Gjirokastrën, Kurveleshin, Tepelenën, Shijakun, Prezën, Peshkëpinë, po edhe Athinën…Kam jetën dhe strehëzën, shpirtin e njerëzve, miqtë dhe frymëzimin, Vlorën, djepin e lindjes dhe shtratin e prehjes. AUTORI PAK RADHË PËR AUTORIN Aty ku malet e lartë rrijnë si kështjellar e nën këmbët e tyre shushërin Vjosa, kundruall saj shtrihet fshati vogël Dushkarak,vendlindja e autorit. Dielli, si me hatër, qysh sa nxjerr kokën, do të hedhë vështrimin mbi të dhe do të ndahet në fund prej tij. Autori është i shënjës zodiakale, “Peshorja”, tenton të verë në peshë dhe fjalën e tij të shkruar për më se 35 vjet. Në kohën e rinisë, u dallua për pasion e këmbëngulje në fushën e publicistikës; me të njejtin pasion ecën vazhdimisht. Pena e tij u ndoq nga lexuesit, sidomos në shtypin e kohës, si gazeta “Zëri i Vlorës”, në “Pararoja”, ku nisi prezantimin, e mundi të ngjitej edhe në “pemët e ndalura”, si ish “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, “Luftëtari”, “Tribuna e Gazetarit” etj. Si tema të rrokura, ishin ato me karakter shoqëror, reportazhet, ku nuk kanë munguar edhe gjinitë letrare. Gjatë kohës së punës në ish ndërmarjet dhe institucionet shtetrore si në Gjirokastër, Vlorë, etj; kudo punoi dhe krijoi. Duke vlerësuar aktivitetin e tij krijues, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ndezi “dritën jeshile” si rast “specifik” për ndjekjen e shkollës së lartë, duke thyer “kodin” e burokracisë së kohës. Edhe në shtypin pluralist, komunikimi me lexuesin, ka vijuar pa ndërprerë, si me gazetat “RD”, “Republika”, “Ballkan”, “Sot”, “ Standard” etj. Prej vitit ’98 miku im nuk mund t’i shpëtonte emigrimit; i vendosur përkohësisht në Athinë. Lexuesit e kanë ndjekur edhe në shtypin e atjeshëm si në Athinë e Selanik, në “Gazeta e Athinës”, “Zëri i Emigrantit”, “Vëzhguesi”, “Rilindja XXI”, në revistën greke ”Shtegëtari”, si ish gazetar në “Koha Jonë”, ku ka lënë gjurmë për lexuesit, brenda e jashtë vendit, në faqet e shtypit, të internetit etj. Shpreh bindjen dhe respektin tim për profesionalitetin dhe këmbënguljen e tij në pasqyrimin e figurave dhe ngjarjeve, ku objektiviteti është në themelin e gjithëçkaje. Vëllimi që po paraqet Agimi para lexuesit tash së fundi është një thesar i vërtetë, sepse pasqyron përvojën jetësore, traditën dhe mënçurinë e njerëzve të ditur dhe të shtresave të qëndrueshme të shoqërisë, të cilat e kanë vendin në tabanin e mendimit të shëndoshë të botës së emancipuar. Bashkim FIFO POEZI&FJALË TË ARTA AGIM JAZAJ Më Respektojnë të Gjallët, për të Nderuar të Vdekurit! RRESHTAT PESHOJNË Faqet e librit, nuk numërohen. Rreshtat e tij, me Flori peshohen… KUSH JAM? Më quajnë të krisur, Më çmojnë të marrë, Thonë i lanetisur, Flasin, s’ka të sharë… UNË JAM… Kush më ka njohur, Shpirtin më ka ndjerë, Nuk e ngre lavdinë, Kurrë mbi të tjerë. Kush më ka dalluar, Me mëndjen e ndritur, Nuk më lypset fama, Kurrë mbi të pa ditur. Kush më ka parë, Rrugës më ka ndjekur, S’dua pasurinë, Kurrë mbi të vdekur! PROVOJE Tjetrin ta provosh, Çfarë turiri ka, Jepi pushtet, Shihe me para. S’E VRAVA… S’e vrava mëndjen, Të pengojë të tjerë, Plot të pa udhë, Rrugën më kanë prerë. NË BOTËN TJETËR Kur të shkosh në botën tjetër, Do marrësh me vete thesar, Unë atje do të shkruaj letër, T’më tregosh se sa ke marrë? FRYMËZUAR Jam frymëzuar, Nga njerëz të ditur, Kam synuar, Shokë më të rritur. KUSH MË SHAN? Po t’më shajë Bego Sinani, Kudreti, Zjai a Xheviti, Duhet të ngjaj nga shejtani, Shëmbëllej dhe nga jeziti! NJË NJERI Do them kudo vete, Desha një njeri, Ëndërr më mbete, Me lotin në sy… LËKURË Më thau dashuria, Më bëri lëkurë, S’mu tha poezia, E shkruajta në gur. VETËM Vetëm dashuria, Këshilla nuk mban, As kundërshtimet, Vend atje s’kanë. SHIHNI E BESONI Shihni, jam gjallë, Besoni jetoj, Mbetem me mall, I vdekur këndoj… DIPLOMAT Tregove diplomat, Plot, dy a tri, Shpalose të parën, Diplomën Njeri. TALENTI Në moshë të vogël, Talenti shpërthen, Në moshën e pjekur, Talenti shkëlqen. BESËPRERË Besa e prerë, Si nderi i grisur, Plumbi s’ka të kthyer, Andej nga është nisur. MOS I LER Mos i ler fëmijës, Në jetë pasuri, Atij hapi punë, Të ndiejë rëndësi. THUMB E PLUMB Me njeriun e mirë, Mos përdor thumb, Kush troket për paqe, Mos e prit me plumb. KURRË Mëndja e shtrëmbër, Nuk drejtohet kurrë, Ta rrahësh në kudhër, Ta djegësh në furrë. GOJA Goja e shqyer, S’u mbyll kjo e shkretë, T’i hedhësh litarin, Ta mbytësh në det. GJUHA Gjuha përbrënda, Kyç për thesarin, Gjuha jashtë e nxjerr, Derëshqyer për arin. KËLYSHI I UJKUT Këlyshin e ujkut, Të vogël e ushqen, Ujku kur rritet, Të zotin e shqyen. I LIGU Njeriu i lig, Nuk gjen qetsi, Gruaja tinzare, S’ka kurrë dashuri. LARGOHU Kur i padituri, Se pranon që s’di, Është gatuar i keq, Largohu prej tij. I PRANUESHËM Kur i padituri, E pranon që s’di, Është i zakonshëm, Pranohet për Njeri. NË KASOLLE Më mirë një b…zbuluar, Se sa një gjuhë jashtë, Mjafton një njeri, Kasolle me kashtë. DHUROI Lodër fëmijës, Dhuroi një violinë, Mos i blij kallash, T’i ndjesh melodinë. I DITURI Kur flet një i ditur, Më i mirë se ty, Dëgjoje me kudes, Fjalën mos ia pri. I PADITURI Kur flet një i pa ditur, Veshin mos i’a vur, Mos e kundërshto, Për momentin kurrë. ZGJUAJE Kur një i ditur, S’e kupton që di, Zgjuaje nga gjumi, Pa gjumë, për të rri. QANTE Në mes të detit, Delfini po qante, Të shpëtonte njeriun, Njeriu po e hante. POLICI Polici me pistoletë, I shtoi ca mëkatet, Kur shkoi në kurbet, I çkulën mustaqet. NJË GRUSHT Ke vënë pasuri, Vur dhe një grusht mend, Se do ngjitesh lart, Do të merren mend. ZOGJTË Zogjtë bëhen me krahë, Dalin nga foleja, Kuptojnë dhe ata, Ngrejnë fole të reja. PYETE… Pyet kush ia ka lënë, Atij pasurinë, Në ia ka lënë babai, Nuk ia di rëndësinë. TË VUAJTUR S’dua një të pasur, Një të vuajtur dua, Buzën më ka plasuar, Shejtani në përrua. MOS BESO Kurrë mos i beso, O njeri në jetë, Përkëdheljet e grave, Njerëzit me pushtet. S’KA… Nuk gjen për popull, Nuk ka për besë, S’ka as për Komb, Plotë, ka për biznes. MERAKU Edhe kur të vdes, Këtej të kem ikur, Merak do më mbesë, Mos vdes i paditur. VETËM DY Më mirë t’më përciellin, Për në Botën tjetër, Vetëm nja dy njerëz, Dhe jo dhjetë lanetër! LAKMOJE Mendimin e fëmijës, Mund t’mos e dëgjosh, Ndërgjegjen e tij, Duhet ta lakmosh. RESPEKTI Të të respektoj, S’jam i detyruar, Të të ofendoj, E kam të ndaluar. MALLI DHE HALLI Më mirë të thonë, Na ka marrë malli, Se të mërmërisin, Nga na mbiu djalli. TË GJEJ, S’VLEJ Në ballin e luftës, Vdekjen le të gjej, Në paratë e pista, Një kacidhe s’vlej. PAK MBETEN Të gjithë ikin nga kjo botë, Duke lënë punët në mes, Shumë, vdesin si të kot, Pak mbeten në kujtesë. TUNDIN TAPITË Pronarët e detit, Po tundin tapitë, I kërkojnë miletit, Taksën tek turinjtë. TESTAMENT Të gjithë në jetë, Nuk bëhen poetë, Të bëhen qytetarë, Ky është testament. NEKTAR Tymi i Atdheut, Nekatar për mua, Parajsën e botës, Para tij se dua. USHQEJNË Fjalët e ëmbëla, Dashurinë ushqejnë, Fjalët e ashpëra, Njerëzit i urrejnë. S’E MERITOJNË Dashurinë e nënës, Të gjithë e përfitojnë, Dashurinë e babës, Të gjithë s’e meritojnë. GJUHA Gjuha prodhon mjaltin, Sekreton dhe vrerin, Nxjerr në pritë hasmin, Gjuha ngre ylberin. NË BOTË Dashuria në jetë, Thesar i pa çmuar, Të ikën nga duartë, Po nuk rri syzgjuar. MIKUT TIM, H. Leskaj Më bëre mik, Kur ishe me pushtet, Unë të ruaj mik. Mirënjohje përjetë. BINOMI Dashuri dhe paqe, Binomi në jetë, Kur jetojnë të dyja, Parajsë e vërtetë. FËMIJA Hasmi më i madh, Bëhet dhe fëmija yt, Hakun se merr dot, Kur të nxjerr dhe sytë. NË SKËTERRË Me gruan mendjeshtrëmbër, Jeton në skëterrë, Jetën ta bën ëmbër, Zgjidh fundin me tmerr. TAPI Mbetet një copë shpirt, Një letër e shkruar, “Tapi” dashurie, Vlerë e pa çmuar. NUK PLAKET Kush dashuron, Nuk plaket në jetë Shpirti i buron, Si gurrë e vërtetë. THESAR Strehëza e ngrohtë, Dhe gruaja e mirë, Janë thesar në botë, Moshë e përtërirë. TULLA GABIM Një tullë e vënë gabim, E shëmton murin, Hapi i pamenduar, E venit gjithë nurin. KUPTIMI Jeta ka kuptim, Kur e dashuron, Kthehet në greminë, Kur atë trazon. KRENARI Kush të ka, Vlerat nuk t’i di, Kush të dashuron, Të jep krenari. KUSH E MBJELL Ah kur dashuria, Ka lindur në diell, Fatkeq kush e korr, Fatlum kush e mbjell. S’E DI Njeriu s’e di veten, Të ketë kaq vlerë, Këtë se them unë, E vlerësojnë të tjerë. ZJARRI Druri i vjetër, Bën të madh zjarrin, Shpirti i dashuruar, E bën shesh dhe malin. SHPRTI I RI Vera sa më gjatë, Qëndron në fuçi, Dashuria e plakur, Mban shpirtin të ri. DJALLËZORE Shoku e shoqja e vjetër, Kanë vlera njerëzore, Miqsitë e rrufeshme, Shpesh janë djallëzore. MIKUN Kush më nderon mikun, Më respekton mua, Unë jetën pa miq, Asnjë çast s’e dua. SHPIRTIN Më fale pasurinë, Atë nuk e dua, Më ke dhënë shpirtin, Është thesar për mua. LE SHIJE E djeshmja vdiq, E nesërmja, a na gjen? E sotmja le shije, Përjetë ajo vlen. SHTËPINË-MULLI Më mirë pa bukë për darkë, Mjafton të kesh një njeri, Se sa një shejtan në prak, E kthen shtëpinë në mulli. SYZGJUAR Dashuria në jetë, Thesar i pa çmuar, Të ikën nga duart, Po nuk rri sy zgjuar. DOSAT Vetëm dosat, Këlyshat i hanë, Shtriga e ha pjellën, Dosës i ngjan. PA FAT Njeriu i vetmuar, Një krah i gërshërës, I miri pa fat, Gjysma e së tërës. NUK SHËNOJNË Jetojnë në këtë botë, Ëngjëlli dhe djalli, S’i dallojmë dot, Nuk shënojnë tek balli. RUHU Ruhu o Njeri, Nga virusi i lartësisë, Të bën për ibret, Kokë e këmbë pis. S’KAFSHOHET Filozof Sokratin, Një qen e kafshoi, Ish qen me dy këmbë, Ndaj nuk reagoi. Një qen para meje, Shkon e hunguron, Qëni nuk kafshohet, Qeni të kafshon. U VONUA… Shoferi i mbrapshtë, Një ditë u rrëzua, Sa u përhap lajmi, Thanë, shumë u vonua. DRUHET Nuk ka frikë nga vdekja, Nga turpi shumë druhet, Nuk i vjen nga vetja, Po andej nga s’duhet. ATA DHE KËTA Ata që dhunojnë, Duhen duartrokitur, Këta që dhunohen, Me plumb duhen shtypur. NJË LYPËS Jam një lyps, Lyp dashuri, Nuk lyp në rrugë, Lyp tek një njeri. THONË Thonë se dashuria, Shpesh zemërohet, Dhe pas zemërimit, Më shumë harbohet. AKTORIN Me jetën time, Luaj dhe aktorin, Me jetën e tjetrit , Nuk bëj spektatorin. VIJON
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 11:03:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015