POGRADEC - Karakteri i famshëm i “Zonjës nga Qyteti” luajtur - TopicsExpress



          

POGRADEC - Karakteri i famshëm i “Zonjës nga Qyteti” luajtur me mjeshtëri dhe që ka mbetur në memorien e çdo shqiptari, është përjetësuar në fshatin Tushemisht të Pogradecit. Ka qenë një iniciativë e kryetarit të Komunës, për të vendosur shtatoren e “Zonjës” luajtur nga aktorja e famshme, Violeta Manushi, me qëllimin për ta kthyer atë në një atraksion turistik. Sonte në mbrëmje pritet të ketë një ceremoni zyrtare për përurimin e e shtatores së “Ollgës” Violeta Manushi lindi më 6 mars të vitit 1926, në Voskopojë të Korçës dhe ndërroi jetë më 7 korrik të vitit 2007. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Popullor, ndër të parat aktore që ka shkëlqyer njësoj si në komedi, ashtu edhe në dramë, si në skenë ashtu edhe në kinematografi. Gjatë karrierës së saj realizoi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 17:03:03 +0000

Trending Topics



ttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> FOR SALE.... Custom Built Sled Deck . 7ft X 8ft with a 16 Beaver

Recently Viewed Topics




© 2015