POLITIKË “Nuk po flitet për atë çka u premtua - biznesi - TopicsExpress



          

POLITIKË “Nuk po flitet për atë çka u premtua - biznesi është në pritje të uljes së taksave” 30-08-2013 / Gazeta 55 Flet eksperti i Ekonomisë, Agim Kukeli Nëse qeveria e re e majtë do të vendosë të aplikojë një model të ri ekonomik, duhet të mbështesë sektorët që gjenerojnë më shumë të ardhura dhe ndikojnë në rritjen ekonomike. Ky është opinioni i ekspertit të Ekonomisë, Agim Kukeli. Në një prononcim për mediat, Kukeli rendit sektorin e bujqësisë, turizmit, shërbimeve si dhe energjetikën si prioritare, nga të cilat duhet të pritet rritje ekonomike. “Kur flitet për model ekonomik mbahet parasysh se çfarë do të bëhet me sistemin e taksave apo çfarë politike fiskale e monetare do të ndjekë qeveria e Banka e Shqipërisë. Këto janë të debatueshme dhe personalisht i përkas shkollës së taksave të ulëta, liri maksimale për tregun sepse kjo i jep më shumë frymëmarrje sektorit privat. Modeli ekonomik është një reminishencë. Qeveria përmes politikave të saj mund të stimulojë dhe të nxisë sektorë të caktuar të ekonomisë, mund të japë sinjale për sektorë të caktuar të ekonomisë, por mbetet në dorë të operatorëve ekonomikë, të investitorëve të ndryshëm, të konsumatorëve, të prodhuesve që të caktojnë se cilat janë sektorët më fitimprurës. 80% e ekonomisë shqiptare është në duart e privatit. Ato sektorë që kanë qenë prioritarë dihen për ekonominë shqiptare. Është sektori i bujqësisë, turizmi, duhet të ketë një lëvizje drejt shërbimeve, është sektori i energjisë”- tha Kukeli. Lidhur me politikën dhe premtimet e forcës së majtë, për ulje të taksave, Kukeli shprehet se deri më tani asgjë nuk po flitet për atë çka u premtua dhe biznesi është në pritje të uljes së taksave dhe lehtësive të tjera. “Në një farë mënyre kjo përcjell sinjale jot ë qarta tek operatorët ekonomikë që kanë rreth 3-4 muaj që janë në pritje të deklarimeve dhe të veprimeve të qeverisë së ardhshme. E gjithë kjo propagandë, më shumë zhurmë për asgjë dhe retorike se sa përmbajtje, jep sinjale jot ë qarta dhe zgjat kohën e pritjes së bizneseve dhe operatorëve ekonomikë për të parë se çdo të ndodhë”- tha Kukeli. Duke iu referuar të dhënave mbi borxhin publik, i cili ka arritur në mbi 63% e GDP-së, Kukeli deklarohet se deri në masën 67% ky borxh është i menaxhueshëm. “Ecuria e borxhit publik nuk është në parametra shqetësuese për ekonominë shqiptare. Efektet negative të borxhit publik ndjehen kur ai shkon mbi 90% të GDP dhe presionet e borxhit public në normën e interesit ndjehen kur ky i fundit shkon në mbi 75% të GDP. Çdo qeveri, sidomos kur përballet me presionet e krizave është e detyruar të përdorë dy alternative për të siguruar burimet për shërbimet ndaj qytetarëve: ose të rrisë taksat ose të rrisë borxhin. Unë nuk shoh asnjë lloj problem. Nëqoftëse qeveria do të dëshironte të merrte borxh nga publiku për sa kohë publiku e shikon me interes investimin në bono thesari”- tha Kukeli. Ngarkesa që merr buxheti shqiptar nga interesat e borxhit publik vjen si pasojë e maturimit afatshkurtër të tij, ndërkohë që vende të zhvilluara e kanë këtë afat mbi 35 vjet, apo ka dhe prej tyre që nuk kanë afate.
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 02:35:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015