PRIZREN, PRIZREN… Ramadan Muja, Enver Hoxhaj dhe Ambasadori - TopicsExpress



          

PRIZREN, PRIZREN… Ramadan Muja, Enver Hoxhaj dhe Ambasadori britanik Cliff Dy ditë para zgjedhjeve ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, z. Cliff, duke folur për kandidatët e PDK-së për kryetarë komunash, të cilët po ballafaqohen me drejtësinë për vepra të ndryshme penale, tha: “Në vendin tim nuk do të kandidoheshin personat që janë nën hetime. (...) Ju siguroj se atje nuk ndodh, megjithatë Kosova është një vend ndryshe”. Pastaj ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj e njoftoi opinionin se kishte pritur në kancelarinë e tij shefin e ri të “ekipit” të Foreign Office që merret me Kosovën. Në takim mori pjesë edhe ambasadori Cliff. Për Ramadan Mujën me siguri nuk është folur në këtë takim. Ndërkohë ministri Hoxhaj, pas debaklit të partisë së tij në Suharekë, si për inat postoi një foto me Ramadan Mujën. Ata dy po pinin kafe në Prizren. Qytetarët e Prizrenit do të bënin mirë që këtë dyshe ta linin të vazhdojë kafepirjen në Prizren në katër vitet e ardhshme. Le të mrizojnë buzë lumit. Qytetarët e Prizrenit duhet të thonë: “Në qytetin tonë nuk do të lejojmë që një i akuzuar për keqpërdorim pushteti të bëhet kryetar”! Rikujtim: “Ramadan Muja akuzohet në katër pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. (...) Rasti përfshin pretendime për shfrytëzimin dhe përfitimin e kundërligjshëm nga toka që i takon Komunës së Prizrenit dhe vepra të tjera që kanë rezultuar me shkeljen e rëndë të drejtave të një numri të paditësve në konteste civile”.
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 14:42:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015