PROGRAMI IM Dhe, në këto caste,nipit të Cufës i erdhi - TopicsExpress



          

PROGRAMI IM Dhe, në këto caste,nipit të Cufës i erdhi radha për t’a shpalosur Programin para audiencës dhe para kamerave televizive.Natyrisht,sikurse të tjerët, edhe ky ka një doze të tremës. Nga çanta speciale, nxjerr një mori letrash ne mesin e të cilave e ka programin ambicioz. Drejton shqimin drejtë kamerës kryesore dhe me një zë vibrues ia fillon: -Qytetare dhe qytetarë të nderuar, mirëmbrëma! Për të mos ju lodhur shumë,siç e dini edhe ju, sonte, kam për obligim të shpalos planin tim, synimin tim.për rilindjen e qytetit,tuaj.qytetit tim .Programin e kemi sajuar me ndihmen e ekspertëve eminent nga të gjitha fushat. Ky program eshtë shumë ambicioz,mega program, por ama, gjithesesi konkret dhe i realizueshem.PTJETER!(Bertet). ZHVILLIMI EKONOMIK 1. INDUSRIA Zhvillimi i industris metalike.E dini, qyteti yne e kishte të zhvilliar kete industri,mirepo, pas lufte,kjo u margjinalizua totalisht. Ne jemi ata qe pikerisht ketu do te perqendrohemi .Do t’i ndertojmë dy fabrika .Po, dy, dy! (engrit zerin). Dhe ate, njeren fabrike per ndertimin e areroplanëve dhe tjetra per ndertimin e hekikopterëve. Juve ju duket kjo e pamundur. Ju lutem mos nxitoni! Ne kemi analizuar ne hollesi keto gjera. Kemi potencial dhe eksperte te duhur per keto punë. E dini, ne Podujeve eshte nje mjeshter i cili vet e ka ndertuar nje aeroplan. Tash, ate do ta sjellim ne fabriken tone, ne te cilen do te punesojme 2000 punetorë,te cilet do te fillojne serine e ndertimit te aeroplaneve Made in Kosova. Keta aeroplane do t’a kene çmim shumë të favorshem,keshtuqë do te fillojme eksportimin e tyre jo vetem ne shtetet e rajonit por në gjithe globin. Fabrika e dyte do te jete ajo per ndertimin e helikopterëve. Në Presheve eshte një mekanik qe e ka ndërtuar nje helicopter me duart e veta.Pse te mos e sjellim edhe ate ketu? Edhe ne kete fabrike do punesojme hiq më pak se 2000 punëtorë.Helikopteret nuk do t’i ndertojme vetem per nevojat tona.Nje numer te madh te tyra poashtu do t’i eksportojme ne mbarë botën. Ja pra edhe një rast shumë i mire per ta rritur eksportin ,e çka eshte me shume rendesi, rritet imigji i Kosovës në bote,sepse,edhe helikppteret do te jene Made in Kosova. Kjo do te ndikoje pozitivisht tek shtetet qe nuk na kane pranuar,te na pranojne sa më shpejtë. 2. BUJQËSIA Komuna jone ka shume siperfaqe te tokes cilesore. Edhe ketu jemi fokusuar dhe kemi hartuar plane konkrete. Kete toke,që sot 60% eshte djerrine,nuk do ta leme ne kete gjendje. Fermereve tanë do u sjellim tere mekanizmin e duhur per punimin e tokes. Do mbjellim me qinda hectare toke me bime industriale, si bie fjala, me luledielli, panxharsheqeri e edhe duhan. Kto bime do na sherbejne per zhvillimin e industries ushqimore, per prodhimin e vajit, sheqerit por edhe te cigareve.Pastaj do te zhvillohet edhe pemtaria ku do marrim fruta pemesh nder me te ndryshmet per prodhim te pekmezit e te ngjashme. Edhe ne kete sektor pra, ne sektorin e bujqesisë do te punesohen se pakut 4000 punetore.Ne kete lemi nuk do e leme prapa as blegtorine.Ne, do te stimulojme fermeret tane qe te rrisin bagetinë edhe te imta por edhe te trasha.Do kemi qumesht e mish vendor e jo te importojmë nga Sllovenia apo mishin nga Meksika. Pra, ne duhet eksportojme e jo te importojme si bie fjala fara Made in Cina, apo vezë nga Siria. 3. ARSIMI Arsimi eshte e ardhmja e se nesermes.Pra nese sot kemi arsim te keq, neser do t’a kemi keq dhe anasjelltas,nese sot arsimi eshte i mire,neser do te jete mire.Ne jemi kembengules: Te gjithë mësimdhenesit, ne te gjitha ciklet, duhet te verifikohen sa njohuri kane, kur dhe si jane kualifikuar dhe se, a kane aftesi qe njohuritë t’i bartin tek nxenesit-studentet.Tjeter, te gjithe mesimdhenesit duhet te kontrollohen tek mjeku per ta pare gjendjen e tyre shendetsore fizike e sidomos psiqike te tyre.Kjo. 4.SHËNDETSIA Per shëndetësine jemi konsultuar me pervojen e shtetit te Zvicrës. Të gjithë qytetaret doemos duhet te jene te siguruar.Personeli mjeksor , mjeket motrat medicinal,neper ambulance e spitale duhet te dalin tek pacienti e te prezantohen para pacientit ne menyrë dinjitoze,ta marrin dhe te kujdesen maksimalisht per ta.Barerat as nuk guxojne te mungojne por as te paguhen.Ato i paguan enti i sigurimeve.Në veçanti, pensioniste (keta qe janë) duhet respektuar maksomalisht.Pagat e tyre nuk guxojne te jene hiq më pak se 500 evro sepse, keta kane punuar ne kushte te jashtezakonshme thuaja se gjysmë shekulli. Të papunet(por nuk besoj se do kemi te papune ne mandatin tone),skamnoret e rastet specifike duhet te evidentohen me saktesi dhe edhe ketyre duhet t’ua sigurojme jeten sepse, edhe keta jane qytetare te barabarte me neve. Une u perqendrova në keto kater pikat kryesore,por edhe: Veprimtarite tjera si ta zeme,administrate, siguria,drejtesia, turizmi,infrastruktura,uji, kanalizimi,rryma, rruget sherbimet e tjera,por edhe shoqatat endryshme nuk do te anashkalohen.Perkundrazi, do të menaxhohen me shume vigjilence dhe , nese behet shkelje te çfaredo lloji, do te ndeshkohen rreptesisht nga gjykatat kompetente . Ligji do te jete mbi të gjithë Ju falemndrit per durimin te dashura qytetare e qytetarë të mi!
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 23:19:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015