PROTEINAT : Emri proteinë rrjedh nga fjala greke - TopicsExpress



          

PROTEINAT : Emri proteinë rrjedh nga fjala greke “protos”që do të thotë “i Rëndësishëm”. Proteina është përbërës kryesor organik i shumë indeve në trupin e njeriut, i cili formohet nga një rend i amino acideve që janë të sistemuara nga sistemi jetësor. Ekzistojnë diku rreth 20 amino acide të ndryshme të cilat gjenden në proteina ku 9 prej tyre janë themelore dhe 11 të tjera janë jo themelore - jo esenciale, 9 amino acidet themelore nuk mund të prodhohen nga trupi por ato sigurohen-merren nga ushqimi ditor kurse 11 amino acidet jo themelore prodhohen prej pjesëve të karbohidrateve, të amino acideve themelore dhe yndyrës, pra nga vet organizmi. Proteinat duhet të ndahën në pjesë përbërëse-amino acide brenda sistemit të tretjes në menyrë që trupi ti përdorë ato për qëllimet e veta. Pra bashkimi i amino acideve formon proteinën dhe gjithashtu proteina mund të ndahet në amino acide. Proteinat qysh në fëmijëri shërbejnë për formimin e organeve të brendshme siq është mëlqia, veshkët etj. si dhe për zhvillimin dhe rigjenerimin e qelizave në trup. Cdo funksion i qelizave të gjalla varet nga proteinat. Proteinat formojnë diku rreth 15 % të trupit dhe janë përgjegjëse për formimin e muskujve, eshtrave, ligamenteve, lëkurës, thonjëve dhe qimeve-flokëve. Po ashtu bëjnë trnasportimin e oksigjenit në qelizat e gjakut formojnë antitrupa, sistemin imun dhe gjithashtu shërbejnë për rregullimin e hormoneve dhe metabolizmit-sistemit të tretjes së ushqimit.Pra roli më i rëndësishëm i proteinës është të ndërtojë, ti mbajë dhe ti regjenerojë indet në trupin tonë, gjegjësisht ta formojë trupin tonë.Proteinat ndahen sipas vlerës biologjike që do të thotë se disa proteina që kanë vlerën biologjike më të lartë janë proteina të kualitetit të lartë dhe treten më shpejtë në organizëm, ndërsa ato proteina që kanë vlerë bilogjike të ulët janë proteina të kualitetit të ulët dhe treten më ngadalë në organizëm. Proteina e hirrës - thartirat, ka vlerën më të lartë bilogjike pra është kualiteti më i lartë i proteinës dhe tretet shumë shpejtë në organizëm, Proteina e kazeinës - proteina e qumshtit ka vlerën mesatare biologjike dhe tretet më ngadal në organizmin e njeriut. Proteina e sojës - bizelja, fasulja, arrat, kikirikat, etj. ka vlerën më të ulët biologjike dhe tretet shumë ngadalë në organizmin e njeriut. Proteinat ndahen edhe në: proteinë të plotë dhe proteinë të mangët - e paplotë. Proteina e plotë është ajo proteinë e cila përmban 9 amino acidet themelore pra është proteinë e kompletuar dhe është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut. Proteinë të plotë përmbajnë: hirra, vezët, qumështi, djathi, jogurti, mishi i bardhë i pulës, mishi i peshkut, mishi i kuq (bifteku,përshuta),etj. Proteina e mangët - e paplotë është proteinë e pakompletuar sepse i mungojnë 2 apo 3 amino acide nga 9 amino acidet themelore, pra nuk i ka të gjitha amino acidet themelore. Edhe kjo proteinë është e dobishme për shëndetin e njeriut dhe ka mundësi të kompletohet, të bëhet proteinë e plotë. Për tu kompletuar proteina e mangët dhe për tu bërë proteinë e plotë nevojitet që të konsumohet së bashku me proteinë të plotë. Pra nëse konsumojmë fasulën e cila përmbanë proteinë të paplotë duhet të konsumojmë edhe një pjesë djathë në menyrë që organizmi gjatë tretjes ta kompletojë proteinën e paplotë, në proteinë të plotë. Proteinë të mangët-paplotë përmbajnë: drithërat, bizelja, fasulja, kikirikat, arrat, farat, etj. Ushqimi duhet të përmbaj prej 15 deri 25 përqind proteina. Cdo njeriu gjatë ditës i nevojiten prej 0.8 deri 1 gram proteinë për kilogram të peshës trupore, ndërsa sportistëve për shkak të aktiviteteve fizike ju nevojitet një sasi më e madhe e proteinës diku prej 1.5 deri 1.8 gram për kilogram.Pra një person që peshon 80 kg. i duhen prej 64 deri 80 gram proteinë gjatë ditës.Sportisti që peshon 80 kg. i duhen prej 120 deri 144 gram proteinë gjatë ditës.Duhet cekur se nëse konsumojmë më shumë se 2 gram proteinë për kilogram të peshës trupore atëherë proteina e tepërt nuk do të ndihmon në rritjen e muskujve por do të përdoret si energji apo do të kthehet-ruhet si yndyrë në trupin e njeriut.Sa i përket rezervave të proteinës në trupin e njeriut, është vërtetuar se mbrenda një racioni ushqimor organizmi mund ti absorboj-thith diku prej 25 deri 35 gram proteinë, qka do të thotë se nëse përdorim më shumë se 40 gram proteinë brenda një racioni, proteina e tepërt do të kthehet-ruhet si yndyrë ose do të nxjerret jashtë përmes zorrës së trashë-jashtëqitjes. Kjo tregon më së miri pse konsumimi i ushqimit gjegjësisht proteinës duhet të merret brenda 4 apo 6 racioneve ditore, pra cdo 2,5 - 3 orë. Ushqimi që përmban përqindje të lartë të proteinës: Ushqimi Sasia Proteina (gram) Të bardhët e vesë 1 4 gr Të kuqët e vesë 1 1.5 Mishi i bardhë i pulës 100 gr. 25 Mishi i kuq - bifteku 100 gr. 30 Mishi i terur (përshuta) 100 gr. 20 Mishi i peshkut – tuna 85 gr. 25 Sardina 85 gr. 20 Qumështi 250 ml. 8 Djathi 100 gr. 20 Jogurti 250 ml. 9 Drithërat (bizelja, fasulja) 100 gr. 6 Lajthija 100 gr. 15 Arra 100 gr. 15 Kikirikat 100 gr. 25 Fara luledielli 100 gr. 20 Sa i përket ushqimit si sallama e pulës, suxhuku, virshllet, mishi i derrit etj. preferohet konsumimi më i vogel i tyre, sepse përveq përqindjes së lartë të proteinës këto përmbajnë edhe përqindje të lartë të yndyrës, e cila nuk është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut. Mungesa e proteinës rezulton në lodhje të përgjithshme të njeriut, në dobësimin e muskujve dhe indeve, në ndjeshmëri ndaj infeksioneve, dhe gjithashtu shfaqë dëshirën për konsumimin më të madh të sheqernave gjatë ditës, siç është çokollata dhe ëmbëlsirat tjera të cilat mund të shkaktojnë trashjen - rritjen e peshës trupore. Më parë, në bazë të disa studimeve është menduar se konsumimi i lartë i ushqimit me proteina mund ti shkaktojë stres veshkëve dhe mëlqisë sepse këto organe duhet të punojnë më tepër në mënyrë që të nxjerrin materiet toksike të mbetura nëpërmjet urinës, dhe gjithashtu mund të shkaktojë humbjen e kalciumit të eshtrave nëpërmjet urinës. Kurse tani studimet e fundit tregojnë se përdorimi i lartë i ushqimit me proteina nuk mund të shkaktojë kurfarë stresi veshkëve dhe mëlqisë, sepse proteina është substancë termogjenike e cila mund të lirohet nga trupi edhe nëpërmjet nxehtësisë,dhe sa i përket eshtrave të njeriut në bazë të studimeve të reja nevojitet konsumim më i lartë i ushqimit me proteina sidomos në moshën e pleqërisë, sepse dihmon në fortësin dhe dendësin e eshtrave.Gjithashtu disa studime tjera tregojnë se përdorimi i lartë i ushqimit me proteina mund të jetë i dobishëm për rregullimin e tensionit të gjakut dhe kundër goditjeve vdekjeprurëse në tru. Sa i përket asaj se proteina e tepërt mund të ruhet apo të kthehet në yndyrë, studimet e fundit tregojnë se ky proces është më i vështirë dhe më pak i efektshëm në krahasim me konvertimin e karbohidrateve në yndyrë. Pra meqenëse proteina është substancë termogjenike nuk përjashtohet mundësia se mund të ruhet si yndyrë por ajo më përpara mund të nxjerret përmes temperaturës së trupit ose jashtëqitjes sesa të kthehet – ruhet si yndyrë. Të gjitha këto tregojnë se proteina është e vetmja substancë e ushqimit e cila edhe nëse konsumohet në një sasi më të madhe nuk mund të shkakton probleme shëndetësore, pra lejohet në njëfarë mënyre më shumë konsumimi i lartë i ushqimit me proteina sesa konsumimi i lartë i ushqimit me karbohidrate apo yndyra
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 16:50:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015