PS i “dhuron” pushtet LSI-së, emrat në çdo Qark Partia - TopicsExpress



          

PS i “dhuron” pushtet LSI-së, emrat në çdo Qark Partia Socialiste i ka dhënë mbi 50% të pushtetit Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo duket qartë nëse shohim listën e drejtuesve qendrorë të drejtorive të përgjithshme apo agjencive kombëtare, por dhe në drejtoritë rajonale. Ndryshe nga bashkëqeverisja me Partinë Demokratike, socialistët janë treguar bujarë ndaj LSI-së, aleatit të saj strategjik, me të cilin, siç ka thënë dhe Kryeministri Rama, “bashkëpunimi do të jetë afatgjatë”. LSI ka katërfishuar deputetët në Kuvend dhe ka dyfishuar pjesëmarrjen në pushtet krahasuar me qeverisjen e mëparshme me Partinë Demokratike. Në drejtoritë qendrore dhe agjencitë ndarja thuajse është e barabartë mes dy forcave politike. Por kjo situatë shkon duke u thelluar në favor të LSI-së kur shohim listën e drejtuesve rajonalë në qarqe. Aty përqindja shkon deri edhe 60- 70% në favor të LSI-së. Qarku ku vihet re një përqendrim i madh i drejtuesve të LSI-së është në qarkun e Lezhës, ku pritet të ketë dhe emërime të tjera, nga 11 drejtori, vetëm një ka marrë PS, ndërsa 10 drejtorë i takojnë LSI-së. Në qarkun e Korçës, ku nga 12 drejtorë të emëruar deri tani, 8 i ka LSI dhe vetëm 4 partia socialiste. E njëjta situatë është dhe në qarqet e Fierit, Dibrës, por dhe Korçës. Vetëm qarqet e Elbasanit dhe Kukësit janë të ndara deri në këtë moment në mënyrë të barabartë mes PS dhe LSI-së. Por ajo që bie në sy është mungesa e emërimeve në disa drejtori të rëndësishme që mendohet se i përkasin Partisë Socialiste. Lëvizja Socialiste për Integrim u tregua shumë praktike menjëherë pas betimit të qeverisë. Ajo vendosi e para njerëzit e saj në postet drejtuese, ndërsa PS, për shkak dhe të një konkurrence më të madhe, por dhe procedurës së depozitimit të CV on line që u kërkua nga drejtuesit e saj, e zvarriti këtë proces. Burime pranë PS-së shprehen se një pjesë e vendeve vakante, të cilat i përkasin PS, po lihen të lira pasi pritet që ato t’i jepen një aleati paszgjedhor të PS, PDIU-së, e cila pritet të kalojë në maxhorancë. Bien në sy drejtori si ajo e Rrugëve, Doganave, OST, CEZ, ente banesash, ISKSH apo dhe ALUIZNI, që mbeten të lira në qarqe si Fieri, Durrësit, Elbasani, Vlora dhe mund t’i jenë premtuar PDIU-së për t’u bërë pjesë e koalicionit qeverisës.
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 13:49:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015