Pak si koment, më shumë kjajtje dertesh, hapje për debat!!! I - TopicsExpress



          

Pak si koment, më shumë kjajtje dertesh, hapje për debat!!! I dashur vëlla Hafiz, po të shkruaj në formen gjysmëzyrtare, jo që nuk jemi aq të drejtpërdrejt me njëri tjetrin, përkundrazi (të pata dhe të kam Prijetar të aktivitetit tim kombëtar, aq sa munda të jem atdhetar), por sepse vetë tematika e përzgjedhur dhe vetë Kryefjala e Kallëzuesi këtu janë: Personaliteti i Kolosit President Dr. Ibrahim Rugova (Ibra, sivëllau yt) dhe bashkëpunimi, marrëdhënia, nisma dhe kurorëzimi i një Epoke të Nderit nga ana jote me Presidentin Rogova si njëri nga bashkpunëtorët më të besueshëm! Shkurt e trup, pa fije rrotullash, Ty të pat atëhere kur shumë nga klikat e sotme, (jo të gjithë por shumë nga ish "bashkpuntorët") u versulen korridoreve shpëtimtare të Tetovës e Tiranës dhe konfirmuan gllabërimin e Kalasë, Ti iu bëre barrikadë me atë reagimin e palëkundur: Deri sa të vjen (lirohet) Ibra nga pengzënia, s´kanë çka flasim macat as kucat!!! Dhe, historikisht u vërtetua dhe doli e drejtë largëpamësia jote! E di që dikuj kjo sot i shkakton dhimbje koke, por unë nuk merzitem fare për këtë "brengë"! I ke thënë shumë çka duhej thënë, nga modestia-thjeshtësia jote ( të lutem, modestinë lëre anash, koha të hapen letrat e të flitet shtruar ), fare pak ke folur për veten tënde, por ato dihen mirë nga ana e rugovianëve besnik të Ibrahim Rugovës! Po të thëm sinqerisht, më emocionove shumë deri në njomje bebëzash të syve. Po ani de, hallall! Megjithatë, diçka kishe lënë qëllimisht pa i thënë Presidentit, Ibres tënd të dashur. - Nuk i kishe treguar se ashtu si ju lanë (me shantazhim) pa mjete financiare nga paratë e destinuara për veprimtari lobuese-sensibilizuese, njëjtë të lanë edhe në borxh nga borxhe-shpenzime të luftës, paratë e dedikuara shkuan gjetkë, borxhet nuk u paguan! - Nuk i paske thënë se bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, më të besueshëm, po shantazhohen, fyhen, injorohen, nënçmohen, përjashtohen, po lihen anash me qëllim, pikërisht nga disa që as ishin atëhere e as janë sot rugovianë! Paj, ti je poltikan i dëshmuar, i urtë, i mendjes së kthjelltë dhe diplomat i shkelqyer dhe ke bërë mirë që nuk i ke treguar, kjo do ta bënte të merzitej e dëshprohej, Presidenti ynë, Ai Ibra yt sivëlla! Sidoqoftë, një gjë që ti nuk ia ke thënë po e thëm unë këtu: Po të ishte LDK-ja nën drejtimin tënd bashk me rugovianët e dëshmuar, e që falë Zotit kemi bukur do, sot kënga jonë do të ishte shumë më gazmore, e jo kaq elegjiake, sepse kemi elanin e madh shpirtëror që kërkon kanalizimin e dret! Fundja, vetëm sot u pa energjia kolosale popullore-kombëtare në dëshmim të dashurisë dhe nderimit të Presidentit, të vet RUGOVIZMIT si Filozofi Origjinale Unikale, e Urtë dhe largëpamëse! Populli nuk gabon, ashtu si nuk gabon as Zoti! Zoti dhe Kombi e bekuan Presidentin Rugova që AI sot të na bekon neve nga Parajsa-Pavdekësia! Nderim dhe respekt e dashuri vëllazërore, Mentori
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 20:01:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015