Pak vemendje të dashur miq: (Një monolog I rrallë I Roberto - TopicsExpress



          

Pak vemendje të dashur miq: (Një monolog I rrallë I Roberto Benigni ) Dy armiq ka kushtetuta: Armiku i parë: Indiferanca ndaj politikës, mos interesimi ndaj saj. Ju do të thoni: Në këto kohë të vështira Begnini na thote duhet të respketojme Politikën? -Jo une nuk ju them ta respektoni Poltiken. Ju them TA DONI ATE. Është niveli më i lartë i reflektimit njerëzorë, për të ndërtuar Jetën, për ta organizuar atë në paqe, për të pasur harmoni në punë. Të mos kesh interes për Politikën, do të thotë të mos kesh interes për Jetën. Si, nuk të intereson Politika? Atëherë nuk të intereson Jeta jote dhe as e femijës tëndë, nese do të shkoje në shkollë, a do të edukohet mirë, nëse është i sëmure a do të kurohet siq duhet? Nese do martohet a do gjejë punë valle? Si mund te jete punë e të tjerëve Jeta jote dhe e fëmijes tënd ? Kjo është Politika, të organizojme Jetën tonë dhe ta ndërtojme atë. Te përqmosh Politikën është si të përqmosh Vetën. Nuk duhen ngaterruar insitucionet, me ata që i drejtojnë ato. Nëse ka një Baba që keqtrajton fëmijen nga mengjesi në darke, kjo nuk do të thotë që të qenit Baba është gje e keqe.Të jesh Baba është e mrekullueshme. AI Baba është i keq dhe nuk përfaqson gjithë baballarët. Kështu janë edhe politkanët, ka të tillë që janë të këqinj, të urryer e budallenj, por nuk janë të gjithë njesoj. Kur themi janë të gjithë njesoj ju bëjme nder atyre qe jane të pandershëm. Armiku i dytë: i të jetuarit qetësisht dhe në një shoqëri me rregulla, është mungesa e dëshirës për të Votuar. Vota, është i vetmi instrument që kemi për të shprehur vullnetin tonë. Për të arritur tek vota janë dashur me qindra mijra për të mos thene miliona jetë të sakrifkuara. Kanë sakrifikuar për të na dhëne mundesine për t’u shprehur, për të shprehur atë që dëshirojme. Edhe midis dy të keqijave ka një të keqe më të vogel. Secili nga Ne ka më shumë fuqi se çmendon. Secili nga Ne në menyrë të padukshme jep kontributin e tij për të forcuar të mirën ose të keqen në ketë botë, për të drejten apo të gabuarën. Kontributi i gjithësecilit është i vogel por real. Gjeja më e tmerrshme është të mos Votosh. Ju do të thoni çdokush bënë atë që dëshiron. Por ka një nen qe na e kerkon Voten. Të Votojme ke të duam, si të duam, por jo të ngelemi jashte duke mos Votuar. Mos u tërhiq edhe nese gabon, se ky gabim i yti me jep mua mundesine për të sulmuar gabimin tënd. Nese terhiqesh është e tmerrshme. Nese ngelemi jashte, zgjedhja i ngelet turmes dhe ndodh si me Ponc Pilatin (gjykatesin e Jezu krishtit). Ai i kerkoi turmes të zgjidhte mes Jezu Krishtit dhe Barabait. Turma zgjodhi këte të fundit. Prandaj duhet Votuar. Duhet Votuar sa herë na kërkohet kjo, për të ndryshuar dhe përmirsuar cilësinë e Jetesës tonë. Të plotësojme pyestësoret që ndaj drejtohen vazhdimisht për cilësine e sherbimeve në sektore të ndryshëm, të jemi opozitare me gjithcka të padrejte që cenon jetët Tona, populli është gjithmone opozitar, të Votojme kudo na kerkohet të japim mendimin, pelqimin apo mospelqimin Tonë. Vota është niveli më i larte i civilizimit dhe qytetërimit. ROCK THE VOTE.
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 11:49:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015