Pakistan, qindra të burgosur arratisen nga qelitë! Rreth 250 - TopicsExpress



          

Pakistan, qindra të burgosur arratisen nga qelitë! Rreth 250 të burgosur, duke përfshirë edhe 30 militantë, u arratisën nga burgu në veriperëndim të Pakistanit, pasi atë e sulmuan talebanët, njoftojnë autoritetet lokale. Siç tregoi përfaqësuesi i qeverisë pakistaneze në një intervistë për kanalin televiziv “ARY News”, rreth 60 persona të armatosur sulmuan burgun, ndërkohë që pjesa tjetër e sulmuesve e qëlluan atë nga jashtë me mortaja dhe granatahedhëse. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, gjatë sulmit u vranë 12 vetë, duke përfshirë këtu edhe 4 policë. Burgu, ndaj të cilit u ndërmorr sulmi, ndodhet në provincën Khyber Pakhtunkhwa, që ndodhet në afërsi të kufirit me Afganistanin. CL 77news.al
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 13:38:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015