Pamela Anderson flet në Ellen Show - Ylli i shumë filmave Pamela - TopicsExpress



          

Pamela Anderson flet në Ellen Show - Ylli i shumë filmave Pamela Anderson njihet si një femër e cila ka arritur gjithnjë të magjeps telespektatorët me sharmin dhe format e saj trupore. Pak më parë kemi dëgjuar të flitet për të pasi u lakua për romancën e re që mendohej se kishte nisur me ish bashkëshortin Rick. Megjithatë pasi u fotografuan në bregdetin Australian duke ndarë disa moment romantike së bashku aktorja dha një intervistë ku shpjegoi se çfarë ishte duke ndodhur në të vërtetë me ta. Pamela pohoi : “Është e vërtetë që disa herë jam fotografuar me Rick por kjo nuk do të thotë se jemi në një romance. Marrëdhënia jonë është e vecantë dhe mund ta konsideroj sin je lidhje miqësore me përfitime”. Dhe së fundmi ajo është shfaqur në Ellen`s Show, një ndër më të ndjekurit sidomos në Shtete e Bashkuara ku moderatorja Ellen dallohet për pyetjet e saj të mirëmenduara. Këtë herë ato zhvilluan një bisedë e cila është konsideruar më shumë si gazmore. Herën paraardhëse kur Pamela ishte e ftuar bëri me dije se do të merrte pjesë në maratonën që do të zhvillohej në New Yourk dhe Ellen i parapriu duke thënë : “Unë jam e bindur se t`i nuk do të mbërrish deri në fund të garës”. Por Pamela e kundërshtoi me bindje të plotë duke thënë : “Jo, do të nisëm dhe do të arrij deri në vijën e finishit”. Pas përfundimit të maratonës dhe pas ballafaqimit të tyre në studio ku ato që nuk munguan ishin të qeshurat Ellen i dhuroi një bluzë të bardhë ikonës së bukurisë mbi të cilën shkruhej : “Ellen gjithnjë ka të drejtë”. Dhe pasi ja dha i sugjeroi : “Mos harro që unë kam gjithnjë të drejtë në parashikimet e mia. Vishe këtë bluzë herën tjetër që do të marrësh pjesë në një maratonë”.
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 13:45:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015