Pamja e saj ujë dhe sapun, ka mbetur e freskët në 20 vitet e - TopicsExpress



          

Pamja e saj ujë dhe sapun, ka mbetur e freskët në 20 vitet e fundit, duke bërë që Jennifer Aniston të jetë një nga femrat më të admiruara për origjinalitetin dhe bukurinë e saj. E identifikuar si ikonë e bukurisë natyrale ajo ka mohuar gjithmonë ndërhyrjet estetike, duke synuar të mbetet origjinale. Ndërsa lidhur me sekretet e bukurisë së saj, ajo këshillon një rimel voluminoz të errët, duke thënë se garanton një vështrim më të thellë, ndërsa për tonet e syve preferon bezhën dhe kafen për ditën, ndërsa për natën të kaltrën ose të kuqen e pjekur. “Më pëlqen të kem ngjyrë, ndaj për një efekt natyral përdor ngjyrën e bronztë dhe një fondatinë të tillë për lëkurën time. Megjithatë mund t’iu them se isha e lodhur nga puna për të mbuluar njollat e mia, ndaj bëja maskë para se të flija dhe bëja një gjumë të mirë, në të kundërt humbja freskinë”, shprehet Jennifer, e cila përveç gjumit të plotë këshillon që të pihet shumë ujë. Sipas saj, mungesa e gjumit është armiku numër një i bukurisë.
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 06:14:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015