Paniku karakterizohet si një episod alarmi frike, paniku fillon - TopicsExpress



          

Paniku karakterizohet si një episod alarmi frike, paniku fillon menjëherë dhe mund të zgjasë rreth gjysmë ore.Kur njeriu është në këtë fazë mund të shfaqë dridhje te trupit te pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrës shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund të ketë ndjesi shtrëngese në fyt apo në kraharor. Kjo sëmundje ndryshon pak nga format e tjera të krizave të anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht atakët e panikut kanë fillim të menjëhershëm, të paprovokuar nga ndonjë stimul i jashtëm dhe e kthejnë individin krejt të pamundur nga ana fizike.Gjithashtu, simptomat mendore emocionale i influencojnë pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar një rutinë ciklike. Zakonisht ata që kanë përjetuar një sulm paniku në jetën e tyre ka shumë mundësi ta përjetojnë përsëri. Kur simptomat dhe episodet janë kronike atëherë diagnoza kthehet në sëmundje paniku,dhe duhet trajtuar nga specialist.
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 11:00:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015