Papunësia zvogëlohet duke rritur punësimin, e jo duke i larguar - TopicsExpress



          

Papunësia zvogëlohet duke rritur punësimin, e jo duke i larguar nga evidenca të papunët Shifrat e Agjencionit të Statistikave se norma e papunësisë ka rënë në 30% nuk kanë asnjë kuptim dhe lidhje me realitetin. Është për keqardhje që ky Agjencion është vënë në shërbim të politikave të Qeverisë Thaçi që nga vendimi për futje të këtij Agjencioni në kuadër të zyrës së kryeministrit. Ajo që është dashur të prezantohet nga ky agjencion është ndryshimi në nivelin e punësimit. Të dhënat e prezantuara qartësojnë se vetëm 25% e personave të moshës madhore janë të punësuar, 40% të meshkujve dhe 10% të femrave. Këto statistika janë më keq se në vitin 2009, kur për herë të fundit është realizuar anketa e tregut të punës. Të dhënat nga Administrata Tatimore dhe Trusti Pensional tregojnë se vendet e reja të punës të krijuara brenda vitit ka rënë nga rreth 16,000 vende pune sa janë krijuar në vitin 2010, në vetëm 6,000 në vitin 2012, që është një rënie e punësimeve të reja për 63%. Të gjitha statistikat e tjera e mbështesin këtë konstatim. Është përgjysmuar rritja e prodhimit të brendshëm nga 5% në vitin 2011 në vetëm 2.7% në vitin 2012. Eksportet në vitin 2012 kanë rënë për 15% krahasuar me vitin 2011, që është shenjë se prodhimi vendor ka rënë dhe më pak firma veprojnë në treg. Investimet e reja kanë rënë nga 8.8% sa kanë qenë në vitin 2010, në 4.4% në vitin 2012. Investimet e jashtme në vitin 2012 kanë rënë me 13% krahasuar më një vit më parë. Duke u bazuar në shifrat më lartë, nëse punësimi nuk është rritur, si ka mundësi që papunësia është zvogëluar? Kjo qeveria e papërgjegjshme po e zvogëlon papunësinë duke larguar nga evidenca të papunët, e jo duke rritur punësimin. Sipas Agjencionit, norma e aktivitetit ka rënë 48% sa ka qenë në vitin 2009 në 37% në vitin 2012. Kjo nënkupton se njerëzit po qëndrojnë në shtëpi pasi nuk ka asnjë mundësi punësimi. Si rezultat, Agjencioni ka vendosur të mos i konsideroi këta persona si të papunë dhe kështu të zvogëloi papunësinë. Janë rreth 176,000 persona të tillë. Vitin e kaluar qeveria e zvogëloi papunësinë përmes aprovimit të ligjit për të papunët duke mos njohur statusin e papunësisë të 42,000 personave të moshës 16-18 vjeç. Neni 15 i këtij ligji e rrit moshën nga 15 vjeç në 18 vjeç që një person të mund të kualifikohet dhe të regjistrohet si i papunë. Kjo është në kundërshtim me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ku një person regjistrohet si i papunë nga mosha 16 vjeçare.
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 09:30:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015