Paradoksalisht, drejtuesit e kësaj partie me sa duket po kryejnë - TopicsExpress



          

Paradoksalisht, drejtuesit e kësaj partie me sa duket po kryejnë detyrat e prokurorëve të #UNMIK-ut: po bëjnë klasifikimin e aktivistëve në: të pëlqyeshëm dhe të papëlqyshëm, korrekt dhe jo-korrekt, lojal dhe jo-lojal. Sa herë që aktivistët kryengriten kundrejt devijimeve konsiderohen prej drejtueseve të tyre si të papjekur ‘politikisht’ e që kanë nevojë për indoktrinime të mëtutjeshme. Krerët e #VV-së vazhdojnë me një diskurs të tillë, duke krijuar aso situata mizore saqë aktivistëve më të përkushtuar ua impojnë situatën që të tërhiqen, siq ka ndodhur edhe me disa deputet (pastaj atë e akuzonin për burracakëri ose papjekuri politike!); kurse ‘rebelëve’ të tjerë u fabrikonin pas shpine (duke i shfrytezuar madje edhe aktivistët në emër të interesit të lëvizjes) akuza prej më të pistave për t’ua fyer integritetin dhe krenarinë çdo të riu (që guxon të bëjë ‘harame’ të tilla).
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 11:34:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015