Parashikimi i Dates 14 Korrik 2013 Dashi Jeta juaj ne çift do - TopicsExpress



          

Parashikimi i Dates 14 Korrik 2013 Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar gjate kësaj dite. Mosmarrëveshjet me partnerin do jene me te shumta sesa ju mund te mendonit. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë edhe sikur te takojnë një person te veçante. Ne planin financiar situata do jete e qete kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër. Nëse keni borxhe për te shlyer bëjeni sot. Demi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju keni dashur dhe do bini dakord për gjithçka me partnerin. Për beqaret do jete Merkuri planeti me i favorshëm. Disa do gjejnë një person te përshtatshëm ndërsa disa te tjerë do kalojnë momente argëtuese me miqtë. Ne planin financiar mund te kryeni transaksione te rëndësishme. Binjaket Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, dialogu do te rivendoset dhe do jeni me optimiste. Partneri do mundohet t’iu surprizoje here pas here. Beqaret do kenë takime me rëndësi, por do ngurrojnë t’ia shprehin pëlqimin dikujt. Ne planin financiar nuk do keni asnjë problem kështu qe te paktën ne këtë plan mund te bëni ndonjë çmenduri te vogël pa e tepruar. Gaforrja Nuk do jeni aspak ne humor për te marre vendime te rëndësishme sot dhe kjo mund te shkaktoje disa mosmarrëveshje me partnerin. Pranojeni se edhe ju keni gabimet tuaja, mos ia hidhni gjithmonë fajin partnerit. Beqaret nuk do e gjejnë as sot atë qe kane kërkuar. Ne planin financiar mund te bëni ndonjë investim te vogël, por absolutisht pa e tepruar. Luani Dite e kënaqshme dhe pa probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e toleroni për gjithçka partnerin tuaj vetëm e vetëm qe te mos keni debate me te. Beqaret nuk do jene as sot me fat dhe do ngelen përsëri vetëm. Mos e humbisni shpresën sepse do vije edhe dita juaj. Financat do jene te mira dhe mund te paguani faturat qe iu kane ngelur nga muaji. Virgjeresha Shprehjani partnerit tuaj çdo gjë qe mendoni sot nëse nuk doni qe me kalimin e kohës te keni mosmarrëveshje me te. Mos dëgjoni as ato qe do iu thonë disa miq, por veproni si mendoni. Beqaret me shume gjase do takojnë dashurinë e madhe. Perspektivat financiare janë goxha te mira. Hiqni disa para mënjanë qe te siguroni edhe te ardhmen. Peshorja Ambienti ne çift do jete shume i ngrohte gjate kësaj dite dhe gjate gjithë kohës do bashkëpunoni me partnerin. Do i zgjidhni me qetësi mosmarrëveshjet qe keni pasur ne çift. Beqaret nuk duhet te pranojnë çdo ftese qe do iu behet sot. Financat do jene me te mira sesa ju mendonit, kështu qe ne këtë plan do jeni te qete. Ndihmoni me këshilla edhe disa miq. Akrep Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here do debatoni ashpër e here do dashuroheni çmendurisht me atë qe keni ne krah. Për beqaret ka shume gjasa qe situata e zakonshme te ndryshoje fale një takimi impresionues. Ne planin financiar do keni goxha probleme. Merrni sa me shpejt masa qe te mos mbeteni pa asnjë para. Shigjetari Klima do jete e ngrohte dhe e përshtatshme për te marre disa vendime me rëndësi ne jetën tuaj ne çift. Bashkëpunimi me partnerin do arrije kulmin. Beqaret duhet te tregohen me te gatshëm për te pasur eksperienca te reja edhe pse për disa do jene thjesht kalimtare. Ne planin financiar duhet te hiqni dora nga disa shpenzime me rëndësi sepse situata është delikate. Bricjapi Nëse keni shume kohe bashke ka ardhur dita te planifikoni diçka me serioze. Mendoni me kujdes dhe bini dakord me njeri-tjetrin. Beqaret nuk do dëshirojnë aspak te angazhohen sepse iu pëlqen shume jeta qe bene te vetëm. Ne fakt miqtë nuk iu lënë për asnjë çast te mërziteni. financat do fillojnë pak nga pak te përmirësohen. Ne këtë plan do jeni me te qete Ujori Kushtojini me shume rëndësi lidhjes qe keni krijuar sot dhe mbajeni afër partnerin. Një person tjetër qe e ka pëlqyer atë prej kohesh do iu vështron nga larg dhe mezi pret qe ju te bëni ndonjë gabim me sjelljen tuaj. Beqaret do jene shume ne humor dhe te gatshëm për te filluar histori dashurie. Transaksionet ne planin financiar do jene mjaft te favorizuara. Peshqit Nëse jeni ne një lidhje nuk duhet te ndaleni për asnjë moment se shprehuri ndjenjat. Pritet qe atmosfera te ngrohet edhe me shume sesa ka qene. Ju beqare do bini koke e këmbë ne dashuri gjate kësaj dite dhe do Beni deklarata te forta ndaj personin qe do pëlqeni. Për sa iu përket financave duhet thënë se situata do jete goxha e stabilizuar dhe mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim me tepër.
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 22:13:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015