Parfumosja e zemrave Shkruan: Hamdi NUHIJU O ti njeri që - TopicsExpress



          

Parfumosja e zemrave Shkruan: Hamdi NUHIJU O ti njeri që shpirti të është vulosur në kthetrat e kësaj jete dhe të është lidhur për gërbaçin e nënçmimeve dhe degjenerimeve. Eja dhe ndjej afrinë e erës që shpërndahet në lindje e perëndim. Sikur t`i zbulohej natyra e gabimit, njeriu prap do të ishte gabimtar, sikur prap të heshte karshi melaikeve të Allahut mesiguri se do të krijonte një mentalitet të brisht. Njeriu është i prirur të jetoj midis frikës dhe shpresës. Ai është mikrokozmosi në rruzullin tokësor për të cilin shërbejnë qiejt, toka, hëna, dielli. Ndërsa ai vet është rob i Krijuesit të të gjitha këtyre mirësive. Nëse dimë të bëjmë këtë lidhshmëri, mesiguri se do të jetonim të lumtur dhe të lulëzuar me nektarin e dijeve hyjnore. Dije këto të cilat fitohen nga praktika e zemrave tona drejtë nënshtrimit kah Allahu xh.sh. Harfet shterren për të përshkruar një ndjenjë të njeriut në ekstazë karshi besimit në Allahun xh.sh. Këto janë shpirtra dhe zemra të nënshtruara të cilat presin urdhërin e Zotit:” Ejani në xhennet..” E njeriu interesohet që rrobat e tij ti parfumos e asesi edhe zemrat të cilat kanë nevojë për këtë erë burimi i të cilës erë fshehet thellë në porositë e Allahut xh.sh. Zemrën e parfumos me nënshtrim ndaj urdhnave të Zotit dhe jo nënshtrim ndaj dëshirave të epshit. E stolis me edukat dhe e begaton me iman. Mevlana Rrumi ka thënë:” Zotëri! Dije se edukata është shpirti në trupin e njeriut. Edukata është drita e zemrës së ndjekësit të rrugës së Allahut. Po deshe t`ia shtypësh kokën shejtanit, hapi sytë e shih: ajo që e dëshpëron shejtanin, është edukata. Po të mos ketë edukatë te njeriu, ai s`është njeri me të vërtetë.Dallimi mes njeriut dhe kafshës është edukata.”(Tesavufi ose mistika islame, Osman Nuri Topbash, Stamboll,2006, f.32) I njejti poet diku tjetër u shpresh kështu:”Mendja ime e pyeti zemrën time:” C`është besimi?” dhe duke iu përkulur në vesh mendjes, i tha:” Besimi është edukatë!”( burim i njejtë,f32) Nje poet tjetër u shpreh:” Edukata një kurorë nga dritë e Zotit na qenka; Vëre atë kurorë e shpëto nga çdo bela!”(burim i njejtë,f.32) Njeriu parfumos zemrën e tij me edukatë dhe kështu forcon shtyllat e jetës së tij me qëllim që të mos ketë mundësi askush ta lëkundë herë në rrugën e djallit të vogël e herë në rrugën e djajve të mëdhenjë. Njeriu i hutuar pas kënaqësive të kësaj bote ndonjëherë di edhe të harrojë mbi veset të cilat e ngrisin në lartësitë e qiejve të Allahut dhe kështu udhëtojnë me të veprat deri në pafundësi. Logjika e cila ujitet nga burimi i Kevtherit dhe rikthehet në rrjedhat e zem- zem-it kërkon që të fascinoj ndjenjat e tij në çastet e tavafit të shpirtit të tij rreth urdhërimit në të mirë e ndalimit nga e keqja. Mevlana Rrumi të tregoi o ‘Zotëri’ se edukata është shpirti në trupin e njeriut. Ajo që e mban gjallë trupin e njeriut na qenka edukata. Ajo e cila e stolisë me të gjitha cilësitë e devotshmërisë dhe haresë në këtë botë qenka ky parfumi i zemrave dhe shpirtrave të njerëzve. Vallë, si mund të jetoj njeriu pa shpirt? Si mund që kolektivi të jetë i fascinuar pas mbytjes së shpirtit dhe në këtë formë të arsyetoj veprimet e tij se po pastron rrugën drejt realizimit të urdhrave të Zotit. A nuk ngjajmë sot si pa shpirt kur sulmojmë njëri-tjetrin, akuzojmë, dhe sjellemi pa edukatë? A nuk ngjajnë si pa shpirt ato gra të cilat vazhdimisht ankohen në burrat e tyre dhe nuk gjejnë kohë që të mishërojnë veprat e tyre në harmoni me Krijuesin e gjithësisë? Kjo jetë na qenka një urë e vrazhdë e ndërtuar prej elementeve të rënda që gjakosin shpirtrat e jo trupat. Njeriu pa shpirt, vërtet është i vdekur edhe pse frymëmarrja e tij në vazhdimësi jetën dëshmon. Ndalemi për një moment dhe dëgjojmë thirrjen për pastrimin e shpirtrave tonë në mënyrë të përbashkët. Edhe pse veshët dëgjojnë, zemrat tona janë të vdekura e aspak nuk brengosen për këtë thirrje e cila kërkon nga ne përmirësim të vazhdueshëm. Ne aspak nuk brengosemi për thirrjet e Krijuesit dhe jemi në gjendje që të prishim lidhjet në emër të Krijuesit për hir të traditave zvetanake të qytetit ose fshatit të caktuar. Sikur kemi harruar se jemi krijesa të Zotit dhe jo vet “Zotëra”. Sikur kemi harruar se kemi obligime ndaj njëri-tjetrit por edhe ndaj Krijuesit të botëve. Arsyetimet të cilat lindin për shkak të inateve vetjake të njerëzve në këtë botë, janë thjesht kamuflim i realitetit të zemrave tona. Ne në këtë mënyrë dëshmojmë se zemrat nuk i parfumosim me erëra të edukatës të cilat erëra na rikthejnë jetën në jetë. Në momentet më të vështira të jetës nuk gjejmë zgjidhje për fëmijët tanë, por i akuzojmë e i lëmë në mëshirë të fatit, për arsye se jemi njerëz me vese dhe nuk durojmë që të na paraqiten probleme. Ndërsa kemi marrur timonin e ummetit dhe kërkojmë që të urdhërojmë në të mira e të ndalojmë nga të këqijat. Nga njerëz besimtar jemi shndërruar në njerëz pa ndjenja, pa kohë për fëmijët tanë duke vrapuar pas pasurisë, pa kohë për t`i zgjidhur problemet, të padurueshëm gjatë zgjidhjes së problemeve e shpesh herë edhe sulmues në dëm të vet qenies sonë. Absurditete të këtilla gjen me bollëk në mesin tonë edhe pse me mjeshtri mundohemi që ti fshehim ato. E gjithë kjo lind si rezultat i mungesës së edukatës, pra me fjalë të tjera njerëzit e këtillë janë trup pa shpirt. Edukata na qenka drita e zemrës së ndjekësit të rrugës së Allahut. Në emër të hakut njerëzit dijnë të mallkojnë, të përqeshin, të nënçmojnë dhe në fund edhe të kërkojnë që ta mbyllësh gojën për arsye se je njeri pa arsye. Si mund që një njëri të urdhërojë në të mira dhe të ndalojë nga të këqijat kur zemra e tij nuk shndërrit me nurin e Allahut xh.sh. dhe nënçmon çdo njeri rrugës? Mësuesi im, Jakup efendi Asipi,(Allahu më takoft me të në xhennet), kur na mësonte rreth edukatës së thirrjes në të vërtetën na thonte gjithmonë:” Asnjëherë mos i shiko të tjerët si gabimtar ose si të paditur. Gjithmonë shikoje veten si gabimtar karshi të tjerëve që bëjnë gabime dhe mundohu t`i vështrosh me syrin e mëshirës e jo të urrejtjes, llogarite veten si më të paditurin në mesin e atyre që kërkojnë dituri.” Sepse po i vështruam ato që bëjnë gabime si gabimtar dhe veten e llogaritëm si të pagabueshëm atëherë nuk do të kishim asnjë mundësi komunikimi me to. Qysh në fillim metodologjia jonë e veprimit do të ishte e dështuar. Dhe poqese e llogaritim veten si të ditur në mesin e atyre që kërkojnë dituri, do të stangonim, do të nënçmonim dhe nuk do të kishim mundësi që të më lehtë të përvetësojmë dituri të reja dhe që të përfitojmë prej atyre që kërkojnë dituri. E gjithë kjo mundësohet përmes edukatës e cila është dritë e zemrave tona dhe orientuese në çdo aktivitet fizik e psiqik. Në fund, ejani o vëllezër dhe motra që të bëhemi një në dëshpërimin e shejtanit të mallkuar. T`i parfumosim zemrat tona me edukatë, e kështu të meritojmë jetën e rehatshme në këtë botë dhe shpërblimet e pakufishme në xhennet. Burimi:alb-drejtesiarsRS
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 16:21:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015