Partia e Fortë tërhiqet nga zgjedhjet nëse nuk rikthehen - TopicsExpress



          

Partia e Fortë tërhiqet nga zgjedhjet nëse nuk rikthehen simbolet e shtetit të Kosovës —05 shtator Prishtinë, Partia e Fortë ka vendosur që të kushtëzojë pjesmarrjen në zgjedhjet e 3 nëntorit me ndryshim brenda 48 orëve të ardhshme të vendimit për dizajn të fletëvotimeve. Reagimi vjen pas largimit të stemës së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e 3 nëntorit si rezultat i kushtëzimit nga ana e kryeministrit serb Daçiq në negociatat e Brukselit. Për këtë shkak Kryesia e Nënkryetarëve të Partisë së Fortë ka vendosur të tërhiqet nga gara për zgjedhjet komunale të 3 nëntorit përveç nëse simbolet e shtetit të Kosovës rikthehen në fletëvotime. Sipas kryetarit të këtij subjekti, tërheqja do të ishte akti më normal në një situatë të tillë kur shtetësia ende në formim goditet përmes kushtëzimeve të tilla të paprecedent.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 10:39:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015