Partia e hajdutëve dhe cubave (PDK) merr përgjigje nga deputeti - TopicsExpress



          

Partia e hajdutëve dhe cubave (PDK) merr përgjigje nga deputeti Muhamet Mustafa! Është mirë që në Kuvendin e Kosovës ka deputetë si profesor Muhamet Mustafa. Komisioni hetimor parlamentar i kryesuar prej tij ka shqyrtuar ankesat e konsumatorëve në lidhje me faturat e fryra nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Komisioni ka arritur në këtë përfundim të palëkundshëm: "Janë bërë shumë shkelje dhe gabime në faturim të energjisë". Deputeti Mustafa ka kritikuar edhe ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, se ka bërë ndërhyrje jashtë kompetencave të tij gjatë situatës së krijuar nga faturat e janarit. Ministri ndërkohë i Financave Besim Beqaj është përgjigjur me arrogancë duke thënë se "gjithçka ka qenë në rregull", ndërsa me-nder-me-thanë-deputeti Ramiz Lladrovci para disa ditësh organizatorët e protestave kundër plaçkitjes nga ana e KEK-ut i quajti argatë të Serbisë, duke u marrë madje edhe me gjenetikën e tyre si të ishte ushtar i Hitlerit. Kjo është fytyra e vërtetë e partisë së hajdutëve (PDK). Të votosh për këtë parti është njëjtë si të votosh për Partinë Radikale Serbe (SRS)! Edhe ata biznes kryesor në politikë e kanë pasur vjedhjen, mashtrimin dhe shpifjet më të neveritshme kundër kritikëve të besueshëm! Shpresa në Kosovë ngjallet vetëm kur të ndëshkohet ky pushtet keqbërësish! E.R.
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 18:59:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015