Partitë e vogla janë viktimat e vjedhjes së votavë Petraq - TopicsExpress



          

Partitë e vogla janë viktimat e vjedhjes së votavë Petraq Barjami Botuar te gazeta Telegraf, e enjte 25 korrik 2013 Me kryetarin e një partie të vogël, të Aleancës së majtë, diskutonim çështjen e rinumërimit të votave nga KQZ-ja, si edhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor, për ankesat e palëve politike. - Përse ju, si parti, nuk keni bërë asnjë ankimim, për pretendimet që shfaqni, se u është vjedhur vota?- pyes kryetarin e partisë, e cila fitoi një numër të konsiderueshëm votash në Aleancën e Majtë. - Për kë të ankohemi?- u përgjigj me mosbesim kryetari i partisë. - Për ata që ju janë vjedhë votat? - Të ankohem që partia e madhe e koalicionit tonë na vodhi ne të tjerëve votat? Çfarë vlere do të ketë ankimimi ynë tani? - Përse nuk distancoheni politikisht ndaj akuzave të kundërshtarit politik, kur thotë se fitorja juaj është bërë me vjedhje dhe paratë e drogës dhe krimit? - Neve na vodhi votat tona partia e madhe e koalicionit tonë. Ç’të flas unë, për kundërshtarin politik? Nuk shkon, nuk dua të sillem hipokrit. - u përgjigj kryetari i partisë, anëtar i koalicionit të Majtë. Kjo ishte biseda, e shprehur lirshëm, nga ato biseda që i bëjmë midis miqve, jo për bujën publike. Por që mbartin të vërtetën. E vërteta që u zbulua nga rinumërimi. Pavarësisht, nëse Kolegji Zgjedhor e çertifikon të ligjshme apo të paligjshme. Elektorati duhet të mësojë, të vërtetën, pavarësisht lojrave politike që luajnë institucionet, sikurse Kolegji Zgjedhor dhe KQZ-ja, të cilat, sikurse sillen, po zhveshen edhe më shumë nga (pa )anësimi dhe mirëbesimi i vendimeve që japin. Ajo që u evidentua nga numërimi, ishte se të tre partitë e mëdha, PD, PS dhe LSI u kanë marrë votat, jo aq kundërshtarëve të tyre, por më shumë, u kanë marrë votat aletavë të tyre të vegjël. Kjo, pasi këto tre parti kanë komisionerë dhe numëruesë të tyre, ndërsa partitë e vogla janë të përjashtuara nga Kodi Zgjedhor, që të kenë në numërimin e votave përfaqësuesit e tyre. Kolegji Zgjedhor, si organ gjyqësor, nuk u shqetësua aspak, që numëruesit u kanë vjedhë votat partive të vogla, edhe pse kjo vjedhje u dokumentua me rinumërimin. Edhe pse Kodi Zgjedhor, formalisht, e ka që vjedhja e votës dënohet penalisht. Kolegji Zgjedhor, shqetësohet, vetëm nëse partitë e mëdha, PD, PS, LSI vjedhin votat ndaj njëri-tjetrit...Kështu e zbaton ligjin Kolegji Zgjedhor. Ndërsa KQZ-ja, merr në shqyrtim, në mënyrë selektive, vetëm ankesat e partive të cilët ata përfaqësojnë, të PD-së dhe PR-së, dhe duke rrëzuar çdeo ankesë të partive të tjera të vogla, të cilat me të drejtën e tyre, bazuar në Kodin Zgjedhor, kanë bërë ankesat për vjedhjen e votave nga partitë e mëdha. Është KQZ-ja, që, duke u sjellë më njëanshmëri partiake, shkel me vetëdije parimin që para ligjit, të gjitha partitë janë të barabartë. Ndaj, edhe kryetari i partisë të koalicionit të Majtë, në bisedë më pohon që nuk mund të reagojë dot ndaj vjedhjes së votave, që i ka bërë partia e madhe e koalicionit të vet. Sepse, kryetari i partisë së vogël, është i ndërgjegjshëm, që çdo ankesë e të vegjëlve, qoftë në KQZ, qoftë edhe në Kolegjin Zgjedhor, do të nëpërkëmbet nga çdo institucion i administratës zgjedhore, të cilat shërbejnë si instrumente partiake. Është vetë Kodi Zgjedhor, që ligjëson mekanizmin e vjedhjes së votave të partive të vogla nga partitë e mëdha, derisa ligjëson votimin e votave vetëm nga militantë partiakë të partive të mëdha dhe, njëkohësisht, përjashton nga numërimi i votave,përfaqësimin e partive të vogla. Kështu që Kodi Zgjedhor, me ligj, lejon që partitë e vogla të marrin nga partitë e mëdha, mëshirën, tepricën e thërrimeve, të votavë. Dhe ky Kod Zgjedhor, është kompromisi që partitë e mëdha bënë me njëra-tjetrën, në dëm të partive të vogla, pa u bërë merak, se kështu deformohet vullneti i elektoratit për t;u përfaqësuar në Kuvend. Ujdia paraprake, e komisionerëve të votave, përfaqësues vetëm të partive të mëdha, është që të lejojnë njëri-tjetrit të vjedhin sa të mundin nga partitë e vogla që i kanë në aleancë, por të ruajnë votën nga vjedhja e njëri-tjetrit. Teatri i rinumërimit të votave bëhet që të evidentohen vjedhjet e votave që të mëdhenjtë i kanë bërë njëri-tjetrit, pa u bërë aspak merak, për votat që vetë ata u kanë vjedhë partive të vogla që i kanë aleatë. Ja një shembull. Rezultatet pas rinumërimit të ZAZ 1 në Shkodër. Partitë që kanë vjedhur votat PS 328 vota më tepër PD 29 vota më tepër LSI 110 vota më tepër PR 80 vota më tepër Partitë që u janë vjedhur votat PDS 114 vota minus Kristian Demokratët 138 vota minus FRD 18 vota minus AK 22 vota minus PBDNJ 27 vota minus PSM 32 vota minus PSD 12 vota minus PLL 67 vota minus Çdo të ndodhte, nëse KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor, do të zbatojnë Kodin Zgjedhor dhe do të lejojnë që vota e elektoratit të shkojë në ato parti që ai ka votuar? E sigurtë, është, se nuk do të jetë ky rezultat i publikuar i zgjedhjeve. Përtej marketingut politik, se zgjedhjet u zhvilluan ...normalisht të qeta.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 17:55:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015