Pas mbarimit të fakultetit familja dhe i diplomuari mendojnë - TopicsExpress



          

Pas mbarimit të fakultetit familja dhe i diplomuari mendojnë tashmë për punë. Shkojnë në një institucion për t’u lajmëruar se e ka kryer fakultetin, por për çudi, tash prej këtu fillojnë problemet kryesore me përgjigje negative për punësim. Ajo çka më së shumti i brengos prindërit dhe të diplomuarin është se çdo natë në edicionin e lajmeve ministra të ndryshëm thonë se kemi nevojë shumë për kuadro me fakultet! Vendos që të mos dorëzohet së kërkuari punë dhe shkon tek një institucion tjetër dhe, aty pritet shumë mirë. I tregon se për çka ka ardhur, por pyetja fillestare në atë institucion është se cilës parti i takon? Ai nga kjo pyetje tronditet dhe nuk gjen dot përgjigje, ata i thonë të bëjë një CV dhe që gjoja do t`a thërrasin (është një mënyrë për ta larguar nga të kërkuarit punë). Ashtu i mallëngjyer, e sheh një shok të tij, shok i shkollës së mesme dhe u ndalen të bisedojnë në lokalin e tij, në ndërkohë i diplomuari i tregon për rastin dhe, kinse në shenjë të solidarizimit me posa të dëshpëruarin, shoku i thotë nëse nuk gjen dot punë eja tek unë mund të punosh si shitës dhe të marrish rrogë me vlerë prej 120 euro. Këto fjalë janë për të një goditje e radhës dhe tejet e rëndë ! Ashtu heshtazi largohet dhe shkon për në shtëpi. I vetmuar në dhomë, fillojë të mendojë mbi atë se çka po i ndodhë, dhe ia parashtron një varg pyetje vetës ku qëndron problemi që nuk mund të kyçet në punë? Ndonëse potenciali i tij Iljasa SALIHU 120 intelektual është i paralizuar, ndoshta ka imituar e nuk ka studiuar, ndoshta ka kopjuar e nuk ka logjikuar, a po ndoshta notat e tij nuk përputhen me realitetin, e një varg pyetje dhe dyshime rreth problemeve të sapo shfaqura. Ajo e cila më shumë e shqetësonte ishte se pse nuk po mundet dot t’i përgjigjet pyetjeve që i vinin vërdallë kokës, përkundër që shumë pyetjeve gjatë studimeve i ishte përgjigjur! Shqetësimet sa vinin e rriteshin, asgjë nuk ndryshonte përpos brengave që tashmë lindën edhe demoralizimin, nuk i kishte mbetur skutë pa kërkuar për punë, nuk i kishte mbetur njeri që nuk ia kishte qarë hallin, e në anën tjetër universitetet private sa vinin e shumoheshin dhe në hapjet solemne, rektorët thoshin se kanë nevojë për kuadro, Kryeministri del me premtime për vende të reja pune, a në praktik nuk bëhet asgjë, përpos disa punësime sporadike, edhe atë me lidhje shumë të forta partiake. Sidoqoftë, kur të luaj universiteti dhe shteti me kokat intelektuale, atëherë dëmi do të jetë në vetë universitetet dhe shtetin. Fat, ky i shumë studentëve të cilët kanë diplomuar nëpër drejtime të ndryshme. Është fakt real apo jo ?! Por rasti në fjalë është veç se një inkurajim për të ardhmen. Sepse, timoni i ndryshimeve vitale në shtet është në duart e studentëve. Pra, studentët janë ata të cilët bëjnë ndryshime radikale, ata të cilët e ngritin zërin për të vërtetën, ata të cilët politikbërësit i lënë pa fjalë. Studentët janë e tashmja e popullit. Mjaft më, me gënjeshtrat e politikanëve gjoja se, "studentët na qenkan e ardhmja e popullit". Ky pohim i tyre nuk është gjë tjetër veç se një gënjeshtër, që ata në mënyrë perfide ta shfrytëzojnë të tashmen, duke i mashtruar studentët dhe të diplomuarit se "ju nuk duhet të brengoseni për të tashmen (ne jemi ata të cilët brengosemi), sepse ju jeni e “ardhmja e popullit”
Posted on: Sat, 29 Jun 2013 00:41:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015