/// Pas situatës së krijuar me familjet e komunitetit rom, ka - TopicsExpress



          

/// Pas situatës së krijuar me familjet e komunitetit rom, ka reaguar kompania "Park Construction Albania", e cila do të kryej ndërtimet në zonën e shumë-përfolur. Kompania ka qartësuar se familjet kanë pranuar zhvendosjen e tyre, dhe koston e kësaj zhvendosje e ka marrë vetë Park Construction. Për strehimin e tyre kompania do të organizojë një tryezë të përbashkët ku do të diskutohen të gjitha mundësitë. Në të ftohen të marrin pjesë edhe përfaqësues të OSBE-së. Ndërsa për dakordsimin me komunitetin, për gjithçka kanë firmosur vetë familjet duke garantuar identitetin e tyre me numrin e I.D-së.
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 16:22:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015