Pasi ka mbyllur sezonin televiziv të emisionit të pasdites në - TopicsExpress



          

Pasi ka mbyllur sezonin televiziv të emisionit të pasdites në “TV Klan”, moderatorja Rudina Magjistari është nisur menjëherë për të shijuar pushimet e para në çift me të dashurin Xhavit Bajrami. Ajo ka postuar në faqen e saj në Facebook disa foto profili në breg të detit, duke u kujdesur që të mos duken linjat, por as partneri i saj, kampioni botëror në kik-boks. Albumin e fotove Rudina e ka shoqëruar me fjalët: “Uroj të jeni duke kaluar mirë me pushimet. Unë kalova dy javë të mrekullueshme pranë detit, por gjithmonë më duket sikur pushimet asnjëherë nuk janë mjaftueshëm”, shkruan Panorama plus. Këtë shkëputje për relaks, Rudina dhe Xhaviti e bëjnë pas dy vjetësh lidhje në distancë. Tashmë ata kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, ndërkohë që paralelisht kanë punuar për ngritjen e biznesit të përbashkët në Tiranë. Në bisedat e tyre mes miqsh, ata kanë pohuar se kanë planifikuar martesë dhe sjelljen në jetën të fëmijës së tyre të parë së shpejti. Rudina para më shumë se dy javësh u fotografua në plazhin e Jalit, ndërsa po xhironte puntatën e fundit të emisionit, në një “shkuma party”, një mënyrë argëtimi kjo shumë e përhapur në plazhet e jugut të Shqipërisë për orët e mesditës.
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 16:54:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015