Peja është si Nata-pa dëshmitarë! Humbi shansi që sonte - TopicsExpress



          

Peja është si Nata-pa dëshmitarë! Humbi shansi që sonte në Kallxo kandidatët për kryetar të Pejës të tregojnë emrat e bosave të haraçit dhe të krimit. Burrat e Pejës për kryetar, të frikësuar më shume se kurrë, të gjithë po flasin sikur të ishin të të njejtës parti-AAK-së. Asnjëri i vetëm, as nuk po provon të përmend haraçpaguesit dhe pasigurinë që e mban qe 13-të vite të pushtuar Pejën. Peja sonte është si nata, pa dëshmitarë. Cilido që të bëhet kryetar, e kush do të bëhet po dihet, kryetar real mbetet Ramush Haradinaj. Në Skenderaj u gjet një grua, Zonja Ajnishahe Halimi, që u bë hajmali që i shëroj qytetarët nga frika prej Sami Lushtakut, kur e para foli për korrupcionin e tij. Peja urgjent ka nevojë për një hajmali që e shëron nga frika. Paradoksale për mua, frika e kandidatit për kryetar nga Partia e Drejtësisë, i cili, sipas programit të tij politik, do të duhej ti frikësohej vetëm Zotit!
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 19:11:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015