Pensioni i invaliditetit I.1 Pensioni i plotë i - TopicsExpress



          

Pensioni i invaliditetit I.1 Pensioni i plotë i invaliditetit Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti. 1. Baza ligjore: a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; b) Udhëzimi nr. 2, i ISSH-së, datë 05.10.2005 “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni“; c) Rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”; d) Rregullore e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, datë 30.05.2003 “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e KMCAP –it të invalidëve“. 2. Kriteret mjekësore për caktimin e aftësisë në punë të invalidëve: Në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, invaliditeti klasifikohet në tri grupe: a) Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it; b) Invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë; c) Invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari. 3. Kushtet e përfitimit: a) Merr pension invaliditeti të plotë personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është e barabartë me gjysmën e diferencës së moshës së personit të siguruar, në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. (Psh: nëse personi që është bërë invalid është 38 vjeç, për të përfituar pension të plotë invaliditeti i duhen 38-20/2=9 vite sigurim); b) Të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale; c) E drejta për të përfituar pension invaliditeti të plotë fillon pas mbarimittë periudhës 6 mujore të trajtimit me raport mjeksor për paaftësi të përkohshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajin e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe. 4. Dokumentacioni: Për të përfituar pension të plotë të invaliditetit përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në ALSSH të vendbanimit,sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invaliditetit. Përfituesi për pension të plotë të invaliditetit ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme: a) Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: - Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose çertifikatë lindjeje me fotografi; - Çertifikatë e gjendjes familjare; - Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra); - Dy copë fotografi. b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:- Libreza e punës; - Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; - Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM; - Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse shikohet e arsyeshme); - Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992; - Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj); - Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët; - Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna); - Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë;- Vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës; - Këto dokumenta, për efekt përfitimi pensioni invaliditeti, do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë. c) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara: - Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);- Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës; - Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive. d) Dokumentat që vërtetojnë gjendjen shëndetësore: - Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumenta të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP; - Fletë-drejtimi nga KML për ato gjëndje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore; - Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me egzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me egzaminimet përkatëse zyrtare; - Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe; - Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjëndjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit; - Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjëndjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi); - Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak; - Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë, shkaktuar nga një sëmundje e përgjithshme (për punëmarrësin). 5. Shqyrtimi i kërkesës dhe vlerësimi i KMCAP-it: a) Dokumentacioni i mësipërm i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentat per pasaktësi;b) KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentat, njofton dhe egzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip;c) Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse. 6. Masa e përfitimit: a) Masa mujore e pensionit të plotë të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar. b) Shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1 % për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve gjatë gjithë historisë së tij kontributive. c) Shuma e përgjithshme e këtij pensioni do të jetë jo më e madhe se dy herë pensioni bazë, ose 80 % e pagës mesatare neto të vitit të fundit, cila të jetë më e vogël. d) Pensioni bazë përcaktohet me VKM. 7. E ardhura shtesë për kujdesje sipas Nenit 38, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar: Kur përfituesi i një pensioni të plotë të invaliditetit bëhet i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme nga një person tjetër, sipas përcaktimit të KMCAP-it, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 % të bazës së vlerësueshme. 8. E ardhura shtesë për fëmijët në ngarkim: Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti të plotë, sipas nenit 35, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ose deri në moshën 25 vjeç kur vazhdon studimet e larta me shkëputje nga puna, do të marrë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5% të pensionit bazë, por jo më shumë së 30% e tij. I.2 Pensioni i reduktuar i invaliditetit Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti të reduktuar. 1. Baza ligjore: a) Neni 35; 36; 38; 39, i Kreut të III-të, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; b) Udhëzimi nr. 2, datë 05.10.2005, i ISSH-së “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni”; c) Rregullore nr. 1, datë 19.10.2009, i ISSH-së “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”; d) Rregullore e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, datë 30.05.2003 “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e KMCAP-it të invalidëve“. 2. Kushtet e përfitimit: a) Kur personi ka humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të një aksidenti në punë apo sëmundjes profesionale; b) Kur personi nuk ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është në varësi të raportit të periudhës të sigurimit faktike me periudhën e sigurimit që i duhet për pensionin reduktuar të invaliditetit; c) E drejta për të përfituar pension të reduktuar invaliditeti fillon pas mbarimit të periudhës 6-mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohëshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajn e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe. 3. Dokumentacioni: Për të përfituar pension të reduktuar invaliditeti, përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të reduktuar të invaliditetit. Përfituesi për pension të reduktuar invaliditeti ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme: a) Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: - Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose çertifikatë lindjeje me fotografi; - Çertifikatë e gjëndjes familjare; - Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra); - Dy copë fotografi. b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë: - Libreza e punës; - Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; - Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM; - Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme); - Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992; - Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj); - Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;- Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna); - Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë; - Vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës; - Këto dokumenta, për efekt përfitimi pensioni invaliditeti, do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë. c) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara: - Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994); - Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës; - Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive. d) Dokumentat që vërtetojnë gjendjen shëndetësore: - Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumenta të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP; - Fletë-drejtimi nga KML për ato gjëndje shëndetësore që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore; - Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me egzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me egzaminimet përkatëse zyrtare; - Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe; - Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjëndjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit; - Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjëndjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi); - Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak; - Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë, shkaktuar nga një sëmundje e përgjithshme (për punëmarrësin). 4. Shqyrtimi i kërkesës dhe vlerësimi i KMCAP-it: a) Dokumentacioni i mësipërm i dorëzohet mjekut të ekspertizës,i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentat per pasaktësi; b) KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentat, njofton dhe egzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip; c) Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse. 5. Masa e përfitimit: a) Masa mujore e pensionit të reduktuar të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar; b) Shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve gjatë gjithë historisë së tij kontributive; c) Shuma e përgjithshme e këtij pensioni do të jetë jo më e madhe se dy herë pensioni bazë, ose 80% e pagës mesatare neto të vitit të fundit, cila të jetë më e vogël; d) Pensioni bazë përcaktohet me VKM;e) Masa mujore e pensionit të reduktuar të invaliditetit është e barabartë me masën e pensionit të reduktuar të invaliditetit të llogaritur sipas pikës “a“ shumëzuar me raportin e viteve të periudhave të sigurimit, që janë periudhat e sigurimit që i duhen për pension të reduktuar të invaliditetit. 6. E ardhura shtesë për kujdesje sipas nenit 38, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Kur përfituesi i një pensioni të reduktuar të invaliditetit bëhet i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme nga një person tjetër, sipas përcaktimit të KMCAP-it, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 % të bazës së vlerësueshme. 7. E ardhura shtesë për fëmijët në ngarkim: Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti të reduktuar, sipas nenit 35, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ose deri në moshën 25 vjeç kur vazhdon studimet e larta me shkëputje nga puna, do të marrë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5% të pensionit bazë, por jo më shumë së 30% e tij. I.3 Pensioni i pjesshëm i invaliditetit Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension të pjesshëm invaliditeti. 1. Baza ligjore: a) Neni 35; 36; 38; 39, i Kreut të III-të, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; b) Udhëzimi nr. 2, datë 05.10.2005, i ISSH-së “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni”; c) Rregullore nr. 1, datë 19.10.2009, i ISSH-së “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”; d) Rregullorja e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, datë 30.05.2003 “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e KMCAP-it të invalidëve“. 2. Kushtet e përfitimit: a) Të ketë siguruar periudhën minimale të sigurimit sipas nenit 35, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; b) Merr pension invaliditeti të pjesshëm personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është e barabartë me gjysmën e diferencës së moshës së personit të siguruar, në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. (Psh: nëse personi që është bërë invalid është 38 vjeç, për të përfituar pension të pjesshëm invaliditeti i duhen 38-20/2=9 vite sigurim); c) Të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale; d) E drejta për të përfituar pension të pjesshëm invaliditeti fillon pas mbarimit të periudhës 6-mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohëshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajn e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe. 3. Dokumentacioni: Për të përfituar pension të pjesshëm invaliditeti përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pjesshëm invaliditetit. Përfituesi për pension të pjesshëm invaliditeti ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme: a) Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: - Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose çertifikatë lindjeje me fotografi; - Çertifikatë e gjendjes familjare; - Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra); - Dy copë fotografi. b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë: - Libreza e punës; - Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; - Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM; - Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme); - Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992; - Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj); - Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët; - Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna); - Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë;- Vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës; - Këto dokumenta, për efekt përfitimi pensioni invaliditeti, do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë. c) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara: - Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994); - Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës; - Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive. d) Dokumentet që vërtetojnë gjendjen shëndetësore: - Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumenta të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP; - Fletë-drejtimi nga KML për ato gjendje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore; - Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me egzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me egzaminimet përkatëse zyrtare; - Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe; - Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjëndjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit; - Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjëndjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi); - Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak; - Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë, shkaktuar nga një sëmundje e përgjithshme (për punëmarrësin). 4. Shqyrtimi i kërkesës dhe vlerësimi i KMCAP-it: a) Dokumentacioni i mësipërm i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentat per pasaktësi; b) KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentat, njofton dhe egzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip; c) Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse. 5. Masa e përfitimit: a) Masa mujore e pensionit të pjesshëm të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar; b) Shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1 % për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve gjatë gjithë historisë së tij kontributive; c) Shuma e përgjithshme e këtij pensioni do të jetë jo më e madhe se dy herë pensioni bazë, ose 80 % e pagës mesatare neto të vitit të fundit, cila të jetë më e vogël; d) Pensioni bazë përcaktohet me VKM; Masa mujore e pensionit të pjesshëm të invaliditetit është e barabartë me masën e pensionit të pjesshëm të invaliditetit të llogaritur sipas pikës “a“, shumëzuar me raportin e viteve të periudhave të sigurimit, që janë periudhat e sigurimit që i duhen për pension të pjesshëm të invaliditetit.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 20:54:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015