Per te gjithe te interesuarit... Po paraqesim formatin e eseve - TopicsExpress



          

Per te gjithe te interesuarit... Po paraqesim formatin e eseve dhe temave te diplomave... :) Te gjitha eset ose temat punohen me kto parametra.... Shkrimi i tekstit të punimit eshte font 12, në Times New Roman dhe me hapësirë të dyfishtë (double) mes rreshtave. Vetëm citimet e drejtëpërdrejta brenda tekstit, që janë më të gjata se dy rreshta, jane me hapësirë njëshe (single) mes rreshtave, të futura në brendësi (me indent-im), 1 cm nga të dyja anët dhe me font 10. Struktura e Punimit të Diplomës Çdo punim te temes se diplomes permban elementët e mëposhtëm: 1. Faqet Pararendëse: ... a. Faqja e titullit Titulli i tezës eshte poshtë marxhinës së sipërme të faqes. Titulli vijon me emrin e autorit, me një largësi 2 hapësira . Dhe më poshtë vendoset shënimi: ”Dorëzuar Universitetit (X) më poshtë vendoset titulli/grada dhe emri i pedagogut/ëve udhëheqës. Pas 3 hapësirash vendoset numri i fjalëve të punimit [numri i fjalëve llogaritet duke përfshirë vetëm tekstin e punimit, pra kapitujt nga [Hyrja tek Konkluzioni]. Me poshtë numrit të fjalëve shënohet vendi, muaji dhe viti i dorëzimit. b. Abstrakti Është në një faqe të veçantë dhe përfshin tre deri në katër paragrafë mbi temën, problematikën, pyetjen kërkimore, argumentin kryesor si dhe bazën teorike e metodologjike të punimit. Abstrakti eshte nga 300 deri në 500 fjalë. c. Lënda/Përmbajtja e temës . Në ndryshim nga librat, temat e diplomës nuk kanë indeks, prandaj dhe lënda është e domosdoshme si për ata që vlerësojnë temën e diplomës, ashtu dhe për çdo lexues të mëvonshëm të punimit. Lënda permban në mënyrë të detajuar titujt e kapitujve, nëntitujt dhe titujt e seksioneve të çdo kapitulli si dhe numrat e faqeve ku këta fillojnë. Titujt, nëntitujt dhe titujt e seksioneve jane të diferencuara nga njëri-tjetri me anë të indentimit të ndryshëm. d. Lista e ilustrimeve (aty ku ka) e. Lista e tabelave apo diagrameve (aty ku ka) f. Lista e shkurtimeve dhe fjalorit (aty ky ka)
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 07:53:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015