Perez ngrin Juventusin: Higuain? 30 milionë nuk - TopicsExpress



          

Perez ngrin Juventusin: Higuain? 30 milionë nuk mjaftojnë Përveç dhuratës së martesës për Antonio Konten, trajneri bardhezi mori një dush të ftohtë për blerjen e Gonzalo Higuain nga Real Madridi.Presidenti Florentino Perez ka shkundur ajrin e marrëveshjes së pretenduar shumë afër me Juventusin: “Nëse ata mendojnë ta blejnë lojtarin duhet të ofrojnë më shumë se 30 milionë. Kjo shifër nuk është e mjaftueshme tani për tani, megjithatë, askush nuk më ka pyetur në lidhje me këtë cështje, as lojtari dhe as bardhezinjtë e Torinos. Reali do të donte të futej në negociata me Napolin për ta përdorur sulmuesin argjentinas si pjesë të tratativës për të marrë Kavanin”. Deklarata e pesidentit të Realit ndryshon tërë situatën. Bepe Marota dhe Andrea Anjeli, pas miqësores së veteranëve të këtyre dy klubeve ishin të bindur se mund ta mbyllnin marrëveshjen për Higuain me rreth 25 milionë euro, por nuk është aspak kështu.
Posted on: Tue, 11 Jun 2013 19:42:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015