Peshorja dhe Gaforrja Ky është një tjetër bashkim i Ujit - TopicsExpress



          

Peshorja dhe Gaforrja Ky është një tjetër bashkim i Ujit dhe Ajrit që ka nevojë për pak punë për të arritur çfarëdolloj harmonie! Ideja e këtyre të dyve së bashku është fantastike, të dy do të krijonin një shtëpi shumë të bukur së bashku dhe do i pëlqejë puna së bashku. Problemi është se gaforres i pëlqen të rrijë në shtëpi më shumë seç do Peshorja, Peshores i pëlqen të shoqërohet dhe të shkojë nëpër festa duke bërë shumë qejf, por Gaforrja, ndonëse do tia kalojë mirë, preferon të rehatohet vetëm për një kohë të gjatë me gjërat e vogla që e rrethojnë. Gaforrja merr shumë hapësirë emocionale dhe priret drejt vuajtjes nga ndryshimi i humorit. Kjo e mërzit Peshoren e cila dahje pa dashje e bën Gaforren të ndihet e vetmuar dhe të trishtuar. çeshtja është se ky është një kombinim karaktersitikat e të cilit nuk janë të prera me thikë, për aryse se janë edhe Gaforret që kanë shumë qejf të dalin jashtë prandaj mund të përputhen shumë mirë me të, Absolutisht që të do të ketë shumë romancë mes këtyre të dyve dhe do përfitojnë nga njëri-tjetri. Peshorja do mahnitet nga ndjeshmëria e partnerit të vet Gaforres, nga shëtitjet e gjata dhe udhëtimet në vendet historike për të cilat do ndajnë interesat e përbashkëta. Peshores i pëlqen të bëjë festa, Gaforres gjithashtu, por thjesht jo çdo natë! Në qoftë se të dy e kuptojnë njëri-tjerin, kjo do sjellë një lidhje më të gjatë se mesatarja dhe çdo aspekt në karakteristikat e tyre janë favorizuese për një kombinim të mirë. Absolutisht mendoj se ia vlen mundimi. Pra, fat të mirë dhe shijojeni!
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 17:30:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015