Pesë ditë pas vdekjes së 20-vjeçares Hamide Biçaku, - TopicsExpress



          

Pesë ditë pas vdekjes së 20-vjeçares Hamide Biçaku, prindërit e saj kanë denoncuar në Prokurorinë e Rrethit Kavajë dhëndrin e tyre, ndërsa kërkojnë hetim mbi rrethanat dhe arsyet e vdekjes së saj. Hamide Biçaku, nënë e një vajze 2-vjeçare, nga fshati Gizavesh i Librazhdit, ishte martuar prej 3 vitesh në Kryeluz të Kavajës me G. L. Më 30 gusht, 20- vjeçarja është dërguar në spitalin "Nënë Tereza", në Tiranë, pasi kishte konsumuar fostoksinë. Me gji-thë përpjekjet e mjekëve, e reja ndërroi jetë mbrëmjen e 31 gushtit. Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", Artan Biçaku, vëllai i Hamides, akuzon bashkëshortin e saj dhe vjehrrinjtë për vdekjen e motrës. Akuzat, ai i bazon në përkeqësimin e marrëdhënieve mes çiftit, pas tradhtisë që G. L. kishte bërë me të fejuarën e tij. Artan Biçaku, rrëfen se motra e tij Hamidja ishte ndarë për disa muaj me bashkëshortin, G., por pasi ai i ishte lutur, ishte rikthyer në shtëpinë e tij në Kavajë. Por pas kthimit, Hamidja, sipas vëllait është keqtrajtuar nga burri dhe njerëzit e tij. Nisur nga këto, vëllai i 20-vjeçares kërkon hetim nga prokuroria, në të kundërt ka paralajmëruar vetëgjyqësi Artan, kur ndërroi jetë motra juaj dhe pse? Motra ime Hamidja ndërroi jetë në 31 gusht, në spitalin "Nënë Tereza", rreth orës 22 e 30. Ishte shtruar në spital që në datën 30, por neve nuk na lajmëruan. Ditën e vdekjes, na mori në telefon, rreth orës 5 pasdite, një mjek i Urgjencës së Tiranës dhe na tha që motra është në grahmat e fundit. Nga ora 8 e 30 e darkës mbërritëm në Tiranë. Nuk zgjati më shumë se 2 orë dhe ajo vdiq. E morëm ne, familja e prindërve, dhe në fshat iu bë varrimi. A i takuat në spital bashkëshortin e saj dhe të afërmit e tij? Sa vajtëm ne, ata na u larguan. I thashë vjehrrit të saj që, "do Zoti se ka gjë motra ime, edhe ju do dilni në arkivol, si ajo". I thashë që, "pse nuk na lajmëruat që një ditë më parë?" Më pas, po atë natë e morëm ne trupin dhe e çuam në Librazhd, ku bëmë varrimin të nesërmen. Si nisën konfliktet midis familjes suaj dhe burrit të Hamides? Sebepi ishte e fejuara ime. E fejuara ime kishte një lidhje prej një viti, me burrin e time motre, G.. Kur i kapa vetë mat në një hotel, e ndava të fejuarën. Motra e mori vesh nga njerëz të tjerë. Po më pas, çfarë ndodhi? Motra u nda për disa javë nga bashkëshorti. Erdhi në Librazhd ndërsa vajzën e mbajti familja e burrit. Por erdhi i shoqi G. dhe iu lut që të kthehej, se e kërkonte edhe vajza e vogël. U kthye sërish tek familja e burrit. Nga ajo çfarë kam marrë vesh, ajo është keqtrajtuar atje, e kanë lënë të flerë edhe në kasollen e bagëtive. Por megjithëse flisnim shpesh në telefon, ajo nuk u ankua asnjëherë. Po tani, çfarë kërkoni ju? Ne sot (dje) kemi bërë një denoncim në Prokurorinë e Kavajës. Duam të zbardhet e vërteta, si u helmua motra jonë. Çfarë e detyroi të ndërmerrte këtë gjë? Çfarë presioni pati nga njerëzit e burrit? U vetëhelmua apo e helmuan, ku e gjeti ajo fostoksinën? Unë këtë kërkoj nga drejtësia, të zbardhë të vërtetën, sepse, gjithçka nis që kur motra u dërgua në spital dhe ne nuk u lajmëruam. Nëse nuk e zbardh prokuroria, mua si vëlla më mbetet të bëj vetëgjyqësi. A ju erdhën për varrim njerëzit e motrës? Çuan haber, por nuk i pranuam. Nuk kishim si të pranonim vrasësit e motrës në derë. Ata nuk morën përsipër as të lajmëronin ndërsa motra po vdiste.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 08:57:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015