Petkovic kërkon pikë në Torino Vladimir Petkovic nuk pranon - TopicsExpress



          

Petkovic kërkon pikë në Torino Vladimir Petkovic nuk pranon më alibi nga skuadra e Lazios, duke kërkuar nga djemtë e tij një fytyrë të ndryshme nga ajo e ndeshjes për Superkupën e Italisë. Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara sfidës së “Juventus Stadium” tekniku boshnjak kërkon të mos dalë duarbosh nga kjo sfidë. “Luajmë kundër 11 kampionëve. Juventusi është skuadra më e mirë e dy viteve të fundit në Itali, por edhe në jemi një skuadër më shumë vlera. Gjithsesi, kjo ndeshje nuk mund të krahasohet me atë të Superkupës. Në përballjen e Olimpicos u bllokuam për 20 minuta dhe kjo na kushtoi shumë. Nuk kërkojmë hakmarrjen por kemi dëshirë të madhe për të dhënë maksimumin”. Në fushën e kampionëve të italisë, tekniku me origjinë kroate dëshiron të shikojë skuadrën që u përball me Udinesen në javën e parë. “Në Torino shkojmë për të arritur një rezultat pozitiv dhe duhet të luajmë gjatë gjithë 90 minutave si në pjesën e parë kundër Udineses. Dua që skuadra ime të përfitojë nga pikat e dobëta të Juventusit”. Skuadrës bardhekaltër mund t’i bashkohet një tjetër sulmues me peshë. Bëhet fjalë për turkun e Galatasaray, BUrak Yilmaz, emri i të cilit është lakuar shpesh herë ditët e fundit, por Petkovic preferon të përgjigjet me diplomaci. “Kur të vijë dikush do të flas dhe do të mendoj si ta vendos në fushën e lojës. Aktualisht jam i përqëndruar te organika që kam në dispozicion pasi lojtarët më kanë dhënë shumë dhe këtë do ta tregojnë edhe në transfertën kundër Juventusit”.
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 18:58:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015