Picture of the day E çfarë pastaj, nëse vera u largua dhe po - TopicsExpress



          

Picture of the day E çfarë pastaj, nëse vera u largua dhe po ecim ngadalë në stinën e vjeshtës? Ishujt Maldive me hotelet e saj janë këtu, për të na kthyer mbrapsht në kujtimet tona të verës ose për të na bërë të shikojmë përpara për të pritur të vijë vera e ardhshme! Bëhet fjalë për tu preuantuar me «The Ocean Flower», ose "lulja e oqeanit", e cila është një parajsë e vogël në mes të detit. Emri rrjedh nga forma e hotelit që të kujton një lule të madhe, ndërsa petalet e saj përbëjnë pjesë të hotelit ku ndodhen dhomat dhe suitat për vizitorët. Hoteli është ndërtuar në një ishull koralor në veri të Kryeqytetit Male dhe është një nga vendpushimet më të njohura në Maldive. Në qendër të "lules", demonstron një pishinë e madhe noti, ndërsa korridoret ujore me rrugicat lidhin shtëpitë me njëra tjetrën, dhe me qendrën e hotelit. Restorante, bare, fusha sportive dhe zhytjet në det, plotësojë kushtet e luksit që hoteli ka fituar vlerësim të menjëhershme.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 14:45:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015