Pijet energjike të ngarkuara me kafeinë mund të ndryshojnë - TopicsExpress



          

Pijet energjike të ngarkuara me kafeinë mund të ndryshojnë mënyrën se si rrahin zemrat tona, paralajmërojnë kërkuesit. Një skuadër shkencëtarësh nga Universiteti i Bonit në Gjermani skanoi zemrat e 17 njerëzve një orë pasi patën pirë një pije energjike. Studimi tregoi se kontraktimet ishin më të fuqishme pas pijes. Skuadra tha në një seminar se fëmijët dhe njerëzit me disa kushte mjekësore të lidhura me zemrën duhet t’i shmangin këto pije. Dr. Jonas Dorner tha: “Deri tani, ne nuk e kemi ditur ekzaktësisht se çfarë efekti kanë këto pije mbi funksionimin e zemrës. Sasia e kafeinës aty është tri herë më e lartë se sa në pije të tjera si kafeja apo “Coca Cola”. Ka shumë efekte anësore të lidhura me konsumimin e tepërt të kafeinës, përfshirë edhe rrahje zemre të shpejtë, rritje në presionin e gjakut dhe në disa raste të rënda, bllokim dhe vdekje të papritur”. Kërkuesit u dhanë pjesëmarrësve në studim pije energjike me kafeinë dhe taurinë. Ata vunë re se dhoma e zemrës që pompon gjak në trup po kontraktohej më shpejt, një orë pasi ishte marrë pija energjike. Ndikimi mbi njerëzit me sëmundje zemre nuk është i njohur. Gjithsesi kërkuesit këshilluan që fëmijët dhe njerëzit me aritmi duhet t’i shmangin këto pije. Në disa vende, sakaq, industria thotë se pijet energjike nuk janë të përshtatshme për fëmijë. gazeta-shqip/lajme/2013/12/03/kafeina-e-tepert-kontrakton-zemren/
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 21:05:17 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015