Pjesa: 12 U zgjova. Pashë orën 11 pa 5. Smë bëhej vonë - TopicsExpress



          

Pjesa: 12 U zgjova. Pashë orën 11 pa 5. Smë bëhej vonë ishte e shtunë, prandaj mund të flija sa të doja. Shikova datën 2 Marsi, e pas datës pashë edhe shum thirrje të humbura nga Albano, me shpejtësi formova numrin e tij . Stela: çkemi shpirt, qfarë ka ndodhur isha në gjum.. Albano: asgjë shpirt, por dëgjo, bëhu gati nga ora 2 pasdite do vi të marrë, vishu mirë bëhu speciale, kam befasi për ty.. Stela: oo Alban, më trego se ç’është tlutem.. Albano: dëgjon ti mirë, BEFASI thashë.. Stela: të lutem zemër, ta di se si duhet të vishem.. Albano: po pra vishu bukur Stela: i keq jeee ti.. Albano: kët të keqin po e do , mos harro në oren 2 fiks jam para shtëpisë tënde.. Me këto fjalë ma mbylli telefonin, e doja ishte aq i adhurueshem kur deshironte te me bente te ndjehesha mirë, e dinte se i adhuroja surprizat prandaj edhe bënte çdo gjë të më gëzonte. Shkova të shihja mos ishte kush në shtëpi, mami kishte dalë e babi po bëhej gati të dilte, si thash gjë, u ktheva në dhomën time. Hyra bëra një dush, dhe me tharëse thava flokët dhe vendosa që të rrija natyrale, ashtu siq dëshironte Albani. Mora ne telefon Violen dhe Dean, ju luta për ndihmë, ju tregova si qëndronte puna, nuk hezituan e erdhën . Për shkak se bënte ende ftohtë mora një palë xhinse ngjyrë jeshile, mbi vesha një xhamper të zi, të gjatë, në flokë lidha një kordele ngjyrë jeshile, smund ta mohoj dukesha bukur. Pasi u bëra gati filluam të flisnim me Dean dhe Violen, sa më kishte marrur malli për to, Viola po më tregonte për Ersin sa mirë kalonin bashk, ishin njoftuar edhe familjet e tyre, ndërsa edhe Dea kishtë zënë simpati të re. U gëzova për to. Mes llafesh dhe të qeshurave ora kishte arritur 2, dola para shtëpisë . Shpati ishte aty po më priste. Doli nga vetura. Albano: të thashë të rregullohesh bukur, por jo tja teprosh ama .. Qesha, sa bukur ishte të dëgjoje fjalë aq të këndshme nga një njeri i adhuruar siq ishte Albano. Gjatë gjithë rrugës, ndalte veturën dhe më puthte, më tregonte gjatë gjithë rrugës sa më donte. Ehh djali i ëndrrave të çdo vajze. Pas një qerek ore Albano më mbylli sytë me një shami. Se dija qfar kishte në mendje por e dija se diqka të bukur. Ai nuk ishte i aftë për gjëra të liga e të këqija. Pasi zbritëm nga vetura ecëm së bashku për dore dikund 20 hapa, dhe kur Albano më hoqi shaminë pashë një shtëpi 4 katëshe, tepër e bukur, e rregulluar me aq mjeshtri deri në detaje. Çështë kjo ? Çfarë po mendonte Albano ? Më morri në krah, po më sillte me sa fuqi kishte, po më puthte si i çmendur. Mendja ime ishte atje.. çfarë më priste brenda. Më mori për dore , trokiti, dhe pas ca sekondash dikush po hapte derën. S’mund të besoja qfarë po shihja, o Perëndi e adhuruar, Albano kishte bërë këtë për mua ?
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 20:15:00 +0000

Trending Topics



rgin-left:0px; min-height:30px;"> Special Price Rivco Products Magnum Electric Horn Set
ore nok g kito jange hale.... biar lah dio nok ngatur hidup
The Shinto Political League (League Sei same Shinto), conservative

Recently Viewed Topics




© 2015