Pjesa e me poshtme eshte marre nga shkrimi me titull"Bashkimi - TopicsExpress



          

Pjesa e me poshtme eshte marre nga shkrimi me titull"Bashkimi Kombëtar: Me dije për ata që nuk duan të kuptojnë", me autor Alban DACI dhe eshte botuar i plote me date 10 janar 2013 tek Gazeta Sot. Ceshtje e Bashkimit Kombetare, mbetet gjithmone nje ceshtje aktuale e kontributi i secilit ne kete qasje eshte i rendesishem. Përse është i rëndësishëm bashkimi i Republikës së Shqipërisë dhe i Republikës së Kosovës? Ekzistenca e sotme, e dy shteteve shqiptare në Ballkan është pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme të shqiptarëve për të mbrojtur identitetin e tyre dhe për të realizuar ëndrrën shekullore të bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm. Ideja origjinale e farkëtarëve të identitetit tonë kombëtar, e rilindësve Shqiptarë dhe e gjithë udhëheqësve të popullit tonë, ka qenë ideja e krijimit të një shteti kombëtar të vetëm në përputhje të plotë me natyrën e modelit të shtetit të Ëestphalia-s dhe post-Ëestphalia-s, si dhe modelet e ndjekura nga të gjithë popujt e tjerë të botës. Megjithatë, kjo aspiratë legjitime dhe shekullore nuk ishte e mundur të realizohej në formën ideale, por u realizua në mënyrë të pjesshme me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 tetor 1912, por që u pasua me copëzimin e viseve Shqiptare në kurriz të shteteve fqinje. Nga ana tjetër, krijimi i shtetit të ri të Kosovës dhe hapja e një ere të re historike për kauzën kombëtare të Shqiptare, sot kanë krijuar premisat e nevojshme për të çuar më tej punën për përmbushjen e aspiratës legjitime të shqiptarëve për bashkim kombëtar. Në këtë kuadër, bashkimi i këtyre dy shteteve, bazohet edhe në studime të mirëfillta shkencore të cilat nënvizojnë faktin që një shtet për të ekzistuar dhe për të përmbushur me sukses misionin e tij, duhet të këtë disa kushte minimale që janë shprehje e mjaftueshmërisë së burimeve njerëzore, natyrore dhe infrastrukturore etj. Në këtë, kuadër, ajo çfarë sot përfaqëson Shqipëria apo Kosova më vetë, nga pikëpamja, sociale, ekonomike dhe madje edhe politike, si dhe progresi individual i deritanishëm krahasuar me progresin e shteteve të kombeve të mëdha të botës, tregojnë qartazi që asnjëri nga këto shteti nuk ka arritur masën e nevojshme kritike për të përmbushur më së miri misionin e tyre dhe për të garantuar zhvillim dhe rritje të qëndrueshme. Kjo do të thotë që një bashkim i tillë, do të bënte të mundur një kombinim perfekt të burimeve, njerëzore, natyrore dhe infrastrukturore dhe do të rriste premisat për zhvillim dhe rritje të qëndrueshme. Praktika botërore e bashkimit kombëtar si rasti i Bashkimit të dy Gjermanive, krijimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkimi i Italisë etj, ka treguar që bashkimi i kombit sjell progres të qëndrueshëm dhe për më tepër garanton paqe dhe harmoni me popujt e tjerë dhe ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen e ekuilibrave ndërkombëtar ose paqes në tërësi. Kjo do të thotë, që bashkimi i këtyre dy vendeve është një faktor i sigurt zhvillimi dhe faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqe në Ballkan dhe më gjerë. Shembulli më i mirë i efekteve pozitive të bashkimit, është vetë modeli i suksesshëm i Bashkimit Evropian, i cili e ka shndërruar Evropian nga një eksportuese të dy luftërave botërore, në eksportuese të paqes dhe zhvillimit të gjithanshëm. Po ashtu, idetë e baballarëve të Bashkimit Evropian, si Robert Schuman, Konrad Adenauer, Alcide De Gasperi jo vetëm që shërbejnë si model justifikues për kërkesën për bashkim kombëtar, por ofrojnë edhe një model të mirë për formën e shtetit të përbërë që do të krijohet si rezultat i bashkimit të këtyre dy shteteve ekzistuese. Kjo do të thotë që teoria e Schuman e integrimit në formën e spirales që ofron bashkim fillestar në gjërat më themelore dhe më vonë në bashkimin e gjërave që kërkojnë kohë, në gjykimin e kërkuesve iniciues është edhe qasja më e mirë ndaj kësaj çështje.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 18:47:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015