Pjesa pare " Viola" Në një dhomë të mobiluar mirë, ku - TopicsExpress



          

Pjesa pare " Viola" Në një dhomë të mobiluar mirë, ku ndodhet një telefon, tip i vjetër, është ulur afër tavolinës një grua, që quhet Ana, e cila e përlotur fshin sytë dhe rënkon. Bashkë me atë është dhe i shoqi, Andrea, që lëviz lart e poshtë nëpër dhomë. Bie zilja e telefonit e të dy sulen për të marrë receptorin, të cilin e ngre Ana. -Është Elena, motra ime, -i thotë të shoqit. Nga ana tjetër e telefonit, Elena e pyet se si po shkon lindja e vajzës së tyre, Diana, e cila kishte shkuar me urgjencë në maternitet për një lindje të vështirë. Ana, duke qarë, i përgjigjet: -Është faji im që Diana po vuan në sallën e operacionit. Ngeli shtatzanë pa mbushur 16 vjeç me të dashurin e saj, një vit më i madh se ajo. Unë ngula këmbë që mos bënte abort, sepse më pëlqente dhëndri, Aldo. Ishte simpatik, i dashur dhe nga një familje e pasur. Prindërit e tij kanë një fabrikë mobiljesh. Para pak ditësh janë martuar dhe jetojnë të lumtur. Aldo e do vajzën tonë dhe ajo e do Aldon, por nuk donte ta mbante fëmijën, sepse thotë që Diana është shumë e re dhe nuk deshiron ta lidhë jetën me fëmijën e vogël. Unë ngula këmbë që ta lindëte fëmijën dhe tashti që është në sallën e operacionit më ka hyrë frika në palcë për fatin e Dianës time të vogël, -iu përgjigj Ana motrës së saj, Elenës, duke folur e duke qarë njëkohësisht. E motra e ngushëlloi, duke i thënë se doktorret ishin të mirë dhe do të bënin mrekullira. Ana uli telefonin, disi e lehtësuar. Pas pak hapet dera dhe hyn vëllai i vogël i Anës, Aleksandri, i ngrysur në fytyrë. E motra ngrihet në këmbë dhe e pyet: -Si shkoi operacioni? -Mirë …dhe keq, -i përgjigjet i ngrysur i vëllai. Ana ven të dyja duart tek zemra dhe pyet e shqetësuar: -Më thuaj të drejtën, si është vajza ime, Diana! -Lindi një vajzë të bukur, -ia ktheu i vëllai, Aleksandri. -Oh, ç’më gezove! Po Diana si është? I vëllai tundi kokën dhe me sytë e përlotur ia ktheu: -Keq, shumë keq… -Është gjallë apo jo? -e pyeti me një zë të fikur dhe u ul e pafuqishme në poltronë. -Për fat të keq….. Aleksandri nuk arriti ta perfundojë fjalën, sepse e motra ulëriu duke qarë e duke bërtitur: -Për fajin tim ndodhi e gjithë kjo fatkeqësi. Më pati thënë me dhjetra herë, që mos e mbante fëmijën, por unë ngula këmbë, sepse doja që vajza ime të kishte një familje e ta gëzonte jetën me burrin e saj, që e donte aq shumë, -fliste duke qarë Ana. I shoqi, Andrea, i afrohet i tronditur dhe pyet kunatin e tij: -Është gjallë apo jo? -Më vjen keq që më takon ta them unë, por, megjithë ndërhyrjet e mjekëve më të mirë, nuk mundën ta kthenin në jetë. Që para lindjes kishte pak shpresa për ta shpëtuar, por, për fat të mire, fëmija, një vajzë e bukur, është shëndoshë e mirë dhe pas pak ditësh do ta shohim të gjithë. Adelina
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 10:15:31 +0000

Trending Topics



E
Dorman 265-819 Transmission Pan Online Clearance Deals Price
Writing is very personal. There are bits and pieces of my life in
HUKAMNAMA - BANGLA SAHIB - Friday 27 September 2013 ਅੱਜ
Two good deeds in less than ten minutes. After being home from

Recently Viewed Topics




© 2015