Pjese tjetër e shkëputur nga romani në botim XII Andrës i - TopicsExpress



          

Pjese tjetër e shkëputur nga romani në botim XII Andrës i trokiti në derë postieri herët në mëngjes. ia nënshkruajti pranimin e postës dhe e hapi me gëzim të madh, ngase kishte kaluar kohë që nuk e kishte takuar as dëgjuar zërin. Kur e hapi kuvertën dhe nxori atë letër të vogël, shkrur me aq fjalë të buta, me aq dhimbje shpirti, me aq peshë braktisjeje, iu ftoh trupi. U pushtua nga emocione vdekjeje. Nuk pati fuqi të kalojë asnjë shkallë më shumë, ra në gjunjë, në shenjë dorëzimi para fatit të jetës. E fytyrës së saj filluan t’i rrjedhin lumenj loti. “ Pse nuk parandjeva braktisjen, kam qenë kaq e bindur në një gjë që nuk bëhet dot”. Mblodhi vetën dhe këmbaduarsh shkoi në dhomën e vet. Filloi t’i rjepë fotografitë e vizatuara në mur. Copa trupi të Andit binin për tokë, si breshër që i bie me fuqi tokës së çarë nga etje korriku. Kur arriti të sytë, ndaloi... mblodhi buzët dhe i puthi ata sy të zjarrtë që i digjeshin si krane të thata. Plasi vajit dhe shkuli flokët e tokës i ra shkelma. Qoftë mallkuar fati i kësaj bote. O zot, më jep edhe pak durim deri sa të zgjedh një vdekje të mirë...! Zilja e telefonit e luajti vendi. Nxori telefonin nga xhepi dhe kur e pa që motra e Ardit është në linjë, hedhi poshtë mendimet që i futi brenda vetës për Ardin, duke menduar se letra mund të jetë e shkruar nga ndonjë njeri që kishte qëllim të nderyhyjë në jetën e tyre. “ Mos më thuaj se është e vërtetë kjo që më shkruan në këtë letër” nisi bisedën duke harruar përshëndetjen si e do zakoni. Nëse Ardi ka ikur nga jeta ime, nuk më duhet gjë asnjë kujtim fjale, asnjë ngushëllim, asnjë buzëqeshje, duke e lënë tanimë pa fije teksti Blertën. Kjo situatë i dukej sikur qielli të mos ketë kapakun. “ Shpresa vdes e fundit “ bëri përpjekjen e fundit që ta çlirojë Andën nga mllefi. “ U shemb jeta ime. Dashuria ime ra në shigjetë pa kahje. Gjithherë kemi menduar se harqet që rrinë fshehur hedhin shigjeta qorre dhe vrasin vetëm dashuri të tilla. E kur dashuria të niset brigjeve duke heshtur, dhe unë i këndoj këngë pritjes, malli më shndërrohet në merzi që ma mund forcën e durimit. Ai gjithmonë më ka thënë se nuk e do ndarjen, sepse i ka drojën vdekjes! E unë tash nuk dua një vdekje të engjëllit tim, por as ndarjen s’e duroj. Hë, fati, qoftë fati, ky fati i mallkuar të cilit i kemi buzëeshur, duke shkëmbyer fjalë, letra, puthje e prekje, netë pa gjumë, oh zot! Anda, mos me çmend me këso fjalë. Ai do të kthehet shpejt. Do të bëje mirë sikur të takoheshim dhe ta pranoje letrën e tij ngurroi Blerta. -Jo nuk dua të takohem me asnjeri. Atë letër mund të ma dërgosh në formë elektronike ose me postë. Të premtoj se do të takohemi pasi të pushojnë pak këto valë çmendie që kanë hyrë brenda meje. Të lutëm shumë, kuptojeni gjendjen time, më mungon orientimi në natyrë. Unë gjindem tash në mes shtigjeve të ashpra dhe nuk shoh përtej kapakëve të syve të mi. “ Mirë, letrën do ta dërgoj, ashtu si do të kem mundësi, ndërsa të pres të shtunën në stacionin e trenit, në ato lokalet e qeta, majtas kah hyrja e udhëtarëve“ sikur përfundojë bisedën Blerta. Pajtohem ia kthej Anda e mbërthyer në vaj dhe në kollë. Me të mbyllur telefonin, e përfshiu termet dridhjesh trupin e saj. Ra përmbys në shtratin e saj, mbi fotografitë më të bukura që i kishte me Ardin në ato sheshe të gjelbëruara në kryeqytete të huaja. Kaq qenka fati ynë. Gjithçka qenka e mundur. Dashuritë e mëdha po bikan për tokë dhe fati me pamëshirë po i shkelka. Oh zot! Kob! Gjithandej kujtimeve të saj, i kishte hyrë sindromi i vetvarjes, shenjë kjo e lodhjes shpirtërore. Unë nuk dua tjetër. Nuk shlyej gjë nga zemra ime, sepse ti je fillimi im, do të jesh dhe fundi. Bota është e tillë dhe gjë nuk do bëhet. Pëshpëriste më vete.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 15:28:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015